YouTube ndryshon: kanalet video bëhen me pagesë
Nga Channel Membership në shërbimin Merchandise në Premiere: këto janë shërbimet e reja të lancuara nga You Tube (që deklaron 1.9 miliard përdorues të regjistruar në platformë, çdo muaj), gjatë VidCon 2018, konferenca vjetore e cila u kushtohet krijuesve të videos në internet ( e planifikuar deri më 23 qershor në Anaheim, Kaliforni). Inovacionet e paraqitura nga platforma Google i dedikohen krijuesëve të cilët fitojnë para. Tani do të futet mundësia që kanalet me 100 mijë abonentë të bëjnë abonime me një kosto prej 4.99 dollarë në muaj, gjë që u mundëson përdoruesve të përdorin badge, emoji dhe përmbajtje të tjera ekskluzive në shërbimin e chat-eve, si dhe dhënien e një prioriteti në lidhjet live, video ose materiale të tjera që lidhen me kanalin. Funksioni quhet Channel Membership, program i cili do të zhvillohet në javët e ardhshme. Ky program paraqet një ndryshim të vërtetë për platformën. Ky njoftim është lancuar një ditë pas shpalljes së IGTV, ose Instagram TV, shërbimi i ri i i video long form nga Instagram. Por Channel Membership nuk është lajmi i vetëm. Këtu janë të rejat e tjera te lancuara nga YouTube
YouTube lejon krijuesit të lidhen me komunitetin e tyre dhe u jep atyre mundësinë për të fituar para duke bërë atë që ata duan. Falë reklamuesve, krijuesit në mbarë botën kanë qenë në gjendje të krijojnë biznese, duke krijuar një ekonomi tërësisht të re globale që ka parë një rritje të pabesueshme. Numri i krijuesve që fitojnë shifra të përbërë nga pesë numra në vit është rritur me 35% dhe numri i krijuesve që fitojnë shifra me gjashtë nurma është rritur 40%. Ne kemi punuar në mjete të reja që jo vetëm të ndihmojmë krijuesit të bashkëveprojnë më mirë me tifozët e tyre, por gjithashtu t’u lejojmë atyre të bëjnë para(Neal Mohan, Shefi i Produkteve YouTube)
Mbi 10 mijë folower
Për të forcuar më tej marrëdhënien e përdoruesve me youtuber, platforma Google ka nisur gjithashtu programin e dedikuar të Merchandising: T-shirts dhe cover të personalizuara për Youtuber mbi 10 mijë ndjekës, një lloj partneriteti që hap mundësinë të gjithëve për të krijuar gadget të dobishme për të ruajtur markën e tyre. Kjo veçori, e cila quhet Merchandise, do të zhvillohet në bashkëpunim me Teespring dhe do të japë mundësinë për të blerë direkt nga YouTube bluza, kapele dhe të gjitha aksesorët e tjerë (deri në 20 aksesorë të ndryshëm) të ofruara nga krijuesit në kanalin e tyre.
Premierë
Premiera, është një mjet i dobishëm për të rritur potencialitetin e kanalit tuaj me një numër opsionesh shtesë, më e rëndësishmja e të cilave është aftësia për të para-shpallur dhe për të krijuar video të drejtpërdrejta (madje edhe me disa video të para-regjistruara) në lidhje me një ngjarje të caktuar . Një premierë e vërtetë, që t’u japë të gjithë përdoruesve mundësinë për të parë dhe komentuar në kohë reale.