WhatsApp më në fund nxjerr thirrjet video në grup
U desh pak kohë që kompania të shtonte këtë funksionalitet, duke pasur parasysh se aplikacioni ka mbështetur thirrjet individuale për video tashmë që prej dy vjetësh.
WhatsApp sapo ka përditësuar shërbimin e tij të mesazheve, i cili tani mbështet edhe thirrjet video në grup, duke na lejuar më në fund që të bisedojmë me tre persona të tjerë në të njëjtën kohë nga aplikacioni i tij iOS dhe Android.
Si të aktivizoni thirrjet video në grup në WhatsApp
Për të përdorur funksionin e ri, së pari duhet të filloni një telefonatë zanore ose një thirrje video me një nga kontaktet në grup me të cilin duam të flasim, pastaj prekni butonin “Shto pjesëmarrës” lart në të djathtë të ekranit.
Thirrjet video në grup në WhatsApp janë nënshtruar encryption end-to-end, ashtu si mesazhet standarde chat.
Limiti është vetëm katër personave për çdo thirrje-video
U desh pak kohë që kompania të shtonte këtë funksionalitet, duke pasur parasysh se aplikacioni ka mbështetur thirrjet individuale për video prej gati dy vjetësh.
Facebook, njoftoi gjatë konferencës F8 në maj se ai ishte duke zhvilluar funksionin si për WhatsApp ashtu edhe për Instagram, ku feature mbërriti në qershor, me një limit prej katër personasg për thirrje-video.
Kufizimi i thirrje për vetëm katër njerëzve, të paktën tani për tani, do të thotë sigurisht për përdoruesit të mos përdorin shërbimin me grupe të mëdha të miqve, duke vendosur një kufi krahasuar për shembull me FaceTime për iOS ku tani ju lejon të bëni thirrje video deri në 32 njerëz në të njëjtën kohë.
Sidoqoftë, thirrjet-video në grupe në WhatsApp janë lançuar që dje 31 korrik, prandaj rekomandohet që të fillohet me përditësimin e aplikacionit në versionin më të fundit për të provuar funksionin.
LEXO EDHE: I pari iPhone Dual-SIM mund të mbërrijë në vjeshtë