WhatsApp marketing: Si lind një fushatë marketingu në WhatsApp?
Si të ndërtojmë një fushatë marketingu në WhatsApp?
Shembuj të atyre që në vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshme.
Në epokën digjitale dhe në internet, gjejmë një treg kompleks dhe konkurrencë të lartë; krijimi i një marrëdhënie besimi është çelësi i marketingut të sotëm. Dhe pikërisht këtu, vjen në lojë marketingu i Whatsapp-it.
Gjithnjë e më shumë kompani, në ditët e sotme, po e konsiderojnë mundësinë e përdorimit të Whatsapp si një pjesë themelore të strategjisë së tyre të komunikimit relacionale dhe të drejtpërdrejtë të marketingut.
Dinamikat mbrapa një fushate të këtij lloji janë në fakt mjaft të vecanta, por depërtimi i mjetit në mesin e përdoruesve ka bërë që aplikacioni të shndërrohët në një terren mjaft edukativ për kompanitë të cilat e kanë perdorur për interes fushate marketingu.
Sipas një sondazhi të kryer nga statistikat në prill të 2018 kanë dalë rezultatet se rreth një milliard e gjysëm përdorues janë aktivë në Whatsapp dhe vitet e fundit ka patur një rritje prej tetë herë më shumë që nga viti 2013. Këto numra kompanitë nuk mund ti anashkalojnë. Janë munduar të gjejnë forma të reja të të bërit marketing duke e shfrytëzuar këtë platformë komunikimi me klientët dhe këto fushata kanë rezultuar të sukseshme.
Në WhatsApp mund të komunikosh me klientët përmes tre formash komunikimi:
Chat one-to-one: tek e cila mund t’i dergosh mesazh të personalizuar duke patur një komunikim sa më privat me klientin.
Group chat: tek i cili mund të komunikosh me disa persona njekohësisht dhe këta persona që bëjnë pjesë në grup mund të komunikojnë edhe me njëri-tjetrin. Broadcast: tek i cili mund t’iu dergosh disa personave njekohesisht te njejtin mesazh por qe mesazhi shkon privatisht secilit prej tyre dhe ata nuk kanë mundësi komunikimi me njëri-tjetrin.
Dy format e para të komunikimit përdoren me shume nga kompanitë, ndërsa Broadcast përdoret për t’i mbajtur klientët të përditësuar me njoftime të ndryshme.
Lexo edhe: WhatsApp “ndalon” fëmijët nën 16 vjeç?
WhatsApp marketing: fushatat e sukseshme në vitet e fundit
Kompania e markës së famshme të majonezës Hellman synon të tregojë cilësinë e produktëvë të saj dhe ka zgjedhur ta bëjë këtë përmes WhatsApp. Nëpërmjet një faqeje ne internet ka filluar një fushatë one-to-one tek e cila konsumatorët mund të flisnin personalisht me një guzhinier i cili iu vinte në ndihmë për të gatuar me produktet qe klientët kishin në shtëpi. Kjo ishte një bisedë e bërë në kohë reale në WhatsApp e përbërë nga imazhe, video dhe audio ku u regjistruan rreth 13 mijë përdorues. Pas një nisje fillestare në Brazil iniciativa u përsërit edhe në Argjentinë, Kili, Uruguaj dhe Paraguaj.
Absolute Vodka e ka përdorur WhatsApp-in për të promovuar një party ekskluzive për lançimin e një serie të re të Absolute Vodka në Argjentinë, ndërkohë që përdoruesit kishin vetëm 2 bileta të disponueshme dhe për të fituar duhej të joshnin gënjeshtarin e pakorruptueshëm Sven.
Një rast tjetër interesant është ai i markës te cokollatës Klik e cila tani është pjesë e grupit Unilever, e cila me qëllim të përfshirjes të sa më shumë adoleshentëve të ishte e mundur publikoi një numër në Facebook për të siguruar që tifozët ta shtonin atë tek grupet në WhatsApp.
Pasi u bënë pjesë e grupit kompania iu kërkoi përdoruesve të dërgonin foto qesharake apo shprehje të fytyrës pasi mbaronin cokollatën. Në këtë fushatë morën pjesë rreth 2000 përdorues u shpreh Klik dhe 91% e tyre i ndoqen misionet qe iu ishin caktuar deri në fund.
Fushata e marketingut e WhatsApp-it ka filluar të përdoret edhe nga bizneset në Shqipëri për të arritur audiencën e synuar,kryesisht në formën one-to-one Fushata e marketingut WhatsApp lind në rrjetet sociale, zhvillohet në aplikacionin e mesazheve dhe perfundojnë me botimin e përmbajtjes në mediat sociale. Përmes skedës se re ne menunë kryesore e quajtur “STATUS” kompanitë kanë mundësinë të shpërndajnë informacione apo përditësime të cilat mund të shikohen nga klientët.
Komunikimi ne WhatsApp është një tregues se pas një marke ka njerëz qe kujdesen për konsumatorin apo klientin. Forcon lidhjen me ta dhe rrit besimin tek klientët. Kjo arrihet me se miri me formën e mesazheve one-to-one.
WhatsApp, një aplikacion më shumë për fushatat e marketingut.
Lexo edhe: Jeni social? Ja se si të fitosh para duke qëndruar në Facebook, Instagram dhe Twitter