Web Woman Want; krahasimet midis burrave dhe grave
Konsumatorët Dixhital: krahasimi midis grave dhe burrave
“Burrat vijnë nga Marsi, gratë nga Venusi” ka thene psikologu amerikan John Gray per të nënvizuar dallimet midis gjinive. Dhe ky ndryshim përsëritet edhe në sferën dixhitale. FinancesOnline.com (këtu linku: Help deks software) ka krijuar një infographic mbledhjen e një sërë të dhënave që krahasojnë burrat dhe gratë në internet. Në qendër të hetimit përdorimi i rrjeteve sociale dhe i smartphone. Ja se çfarë del në pah:
Gratë përdorin mediat sociale më shumë sesa burrat për: të mbajnë kontakt me miqtë dhe të afërmit (65% në krahasim me 53% të meshkujve), ndajnë fotografi, për argëtim dhe për të kërkuar informacione.
Gratë janë përdoruesit më të mëdhenj të Facebook për këto arsye: ato pelqejne te shikojne fotografite dhe videot (54% e grave kundrejt 39% të meshkujve), te shperndajne dhe te mbajne kontaktet me njerëzit e tjerë (50% e të intervistuarve)dhe per t’u argetuar nepermjet pajmeve te postimeve qesharake.
Siç është shfaqur tashmë nga studimet e tjera te publikuara nga Web Women Want, gratë duan të ndjekin në rrjetet sociale markat e tyre të preferuara. Kjo shifër është konfirmuar edhe për 2014-ën, ku 71% e audiencës femërore janë likers e faqes së markës (2014 “Mobile Behavior Report” nga ExactTarget).
Por per çfarë flasin dhe per cfare janë të interesuar burrat dhe gratë në internet? Mund të themi se çështjet janë kryesisht të njëjtat me ate te “jetës reale”. Për burrat fushat e interesit jane të lidhura me sportet dhe makinat ndërsa midis grave janë mbizotëruese interesat dhe faqet e internetit që kanë si temë fëmijët, familjen dhe kafshët shtëpiake. Pikërisht për këtë arsye ata janë subjekt i llojeve të ndryshme të reklamave:
Dallime të tjera janë vërejtur me perdorimin Mobile. Gratë përdorin smartphone ose tabletat për të shperndarë në mediat sociale, fotografite apo te luajnë online, ndërsa burrat per nje përdorim me praktik, duke përdorur smartphone si një navigues ose për të lexuar lajme, por edhe për të bërë video. Sidoqoftë, smartphone për të dyja palet është një mjet për të dërguar mesazhe, për të biseduar, për të dërguar email, për të naviguar ne internet dhe për të qene prezent në rrjetet sociale.
Lexo edhe: Marketingu per Shen Valentinin