Viola është ngjyra e vitit, si dhe kush e zgjedh atë
Le të shohim se çfarë fshihet pas këtij takimi vjetor që prej vitit 2000 ndikon në trendet e tregut grafik, dizajn, fashion dhe modë
Ngjyra e purpurt
Ngjyra e vitit 2018 është e purpurt. Më saktësisht, Ultra Violet (kodi: 18-3838). Ata janë zgjedhur nga ekspertë të Institutit Pantone Color, kryesuar nga Leatrice Eiseman. Viola lind nga përzierja e kaltër dhe e kuqe. E para mishëron urtësinë, e dyta është dashuria. Deri më tani ka përfaqësuar gjithmonë simbolikisht misterin, magjinë dhe metamorfozën. Përgjigjja ndaj vitit 2018 është një ngjyrë “komplekse dhe kontemplative” me kalimin e kohës ka qenë një simbol i kundër-kulturës, i thyerjes së rregullave dhe talenteve artistike. Ultra Violet ka për qëllim të ndriçojë rrugët dhe t’i udhëheqë njerëzit në një botë më të mirë. Kjo është mënyra se si përcaktohet nga brand-i që për vite ka diktuar tendencat në drejtim të ngjyrave. Le të bëhemi gati për të parë Ultra Violet në të gjitha nuancat e saj, ashtu si dhe të gjitha ngjyrat që Pantone zgjedh çdo vit, duke frymëzuar kompanitë, designer dhe tregun. Këtë vit do ta gjejmë në modë, në mobilje, madje edhe në sektorin e automobilave.
Si zgjidhet ngjyra e vitit
Çdo vit në dhjetor ekspertët e Institutit Pantone Color, pasi eksplorojnë panaire ndërkombëtare dhe kryeqendra stilesh anembanë botës, shpallin zgjedhjen e tyre. Ngjyra Pantone e vitit zgjidhet nga ekspertët e Institutit Pantone Color, të kryesuar nga Leatrice Eiseman, drejtor ekzekutiv i Institutit Color Pantone, e cili gjithashtu këshillon edhe kompanitë se si të përdorin më së miri ngjyrat për imazhin e tyre dhe strategjitë e tyre të shitjes
Origjina e Pantone
Origjina e Pantone daton në vitet pesëdhjetë, kur Pantone Inc. krijoi një sistem unik të klasifikimit të ngjyrave në mënyrë që ato të mund të përkthehen në sistemin CMYK thjesht me një kod, duke e bërë pa dyshim të thjeshtë përgjigjes së tyre në printim. Këto kode u futën pastaj në katalogje të posaçme, të quajtura “blloqe” të cilave u referohemi për zgjedhjen e tyre. Ky sistem klasifikimi ka përmirësuar ndjeshëm si punën e printuesve ashtu edhe ato të designer të cilët që atëherë i referohen këtyre kodeve dhe përfaqësojnë në mënyrë unike dhe të sakt ngjyrat e ripunuara. Kodet e Pantone përbëhen nga dy tregues, i pari identifikon familjen, ndërsa i dyti specifikon tonin e saktë. Për ngjyrat kryesore është e mundur të zëvendësohet kodi me emrin e saj (për shembull Mimoza për Pantone 14-0848).
Djalli vishet Prada
Në një skenë nga filmi në vitin 2006 “Djalli vishet Prada“, në të cilën Miranda Priestly, redaktore e një reviste mode, interpretuar nga Meryl Streep, i shpjegon asistentes së saj të re, interpretuar nga Anne Hathaway, e veshur me një triko me një tonalitet të veçantë blu e njohur si cerulean. “Cerulean – shpjegon Priestly – është shfaqur për herë të parë disa vite më parë në një koleksion të Oscar de la Renta dhe u miratua shpejt nga shumë designer të tjerë përpara se” të filtronte nëpër magazina të mëdha dhe pastaj të binte në duar e Casual Corner, ku pa dyshim e ka marrë nga ndonjë kazan”, – shpjegon ajo.” Ajo ngjyrë blu përfaqëson miliona dollarë dhe punë të panumërta, dhe është pak “qesharake se si ju mendoni se keni bërë një zgjedhje që ju përjashton nga industria e modës, kur, në fakt , ke veshur një triko që iështë seleksionuar për ty nga njerëzit e kësaj dhome”. Në fakt, është seleksionuar nga Pantone. Gjashtë vjet para daljes së filmit” The Devil Wears Prada “.
Ngjyra e parë
Në fillim ishte Cerulean Blue 15-4020, ngjyra e qiellit dhe detit, e shpallur në vitin 2000 “Ngjyra e Mijëvjeçarit” nga ekspertët Pantone falë efektit të tij qetësues, i cili u dallua ndjeshëm me jetën e frenetike të çdo dite, ideale për të gjithë ata të cilët kërkonin një mjedis paqësor dhe shpirtëror. Një vit më pas, në vitin 2001 qetësia e blu-së u harrua: Pantone festoi Fuchsia Rose 17-2031, një ngjyrë vendimtare dhe magjepsëse, e aftë për të tërhequr universin femëror. Në vitin 2002 zuri vendin True Red 19-1664, një ngjyrë e kuqe intensive dhe e thellë, me një apel të fortë patriotik, e zgjedhur gjithashtu si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Që atëherë, pothuajse njëzet vjet, kur dizajni digjital dhe mediat sociale kanë zgjeruar radhët e ngjyrave që nguliten fort, Pantone është bërë jo vetëm një kompani, por një ndjesi, marka e saj e ka pushtuar botën.
Çipi Pantone
Pantone dhe kompania e tij mëmë, X-Rite – prodhuesi i sistemeve të menaxhimit të ngjyrave dhe softueri që bleu Pantone në 2007 – tani kanë 17 zyra dhe stabiliment prodhuese anembanë botës dhe ofrojnë produkte të përdorura nga 10 milionë dizajnerë dhe prodhues çdo ditë. Biblioteka e ngjyrave Pantone, e cila vazhdon të rritet, përmban rreth 10,000 tonalitete unike. Zgjerimi i kompanisë është ndihmuar nga globalizimi dhe delokalizimi i prodhimit. Me projektuesit në Evropë, për shembull, operatorët e marketingut në Shtetet e Bashkuara dhe fabrikat në Kinë, një kompani mund të komunikojë me lehtësi zgjedhjet e ngjyrave lart e poshtë zinxhirit të furnizimit, me kusht që të gjithë personat e përfshirë t’i referohen të njëjtit çip Pantone. Këto chip janë bërë gjuha franca e botës vizuale.
Lexo edhe Zara hap dyqanin pa dhoma veshje dhe lek; shikoni, prekni dhe blini online