uTorrent në rrezik: si desktop ashtu edhe versioni i web
Google Project zero ka zbuluar një të metë serioze në të dy aplikacionet e njohura të uTorrent. Versioni i ri, tani për tani në beta, duhet të ketë zgjidhur tashmë problemin
Të dy aplikacionet uTorrent, desktop dhe web, kishin një mangësi serioze të sigurisë. Zbulimin e bëri si gjithmonë Project Zero, ekipi i Google është angazhuar për të gjetur zgjidhjen (dhe pse shpesh gjejnë zgjidhje) e problemit në lidhje me sigurinë.
Kush i përdor këto aplikacione tenton një rrezik jo pak të rëndësishëm: një sulmues, nëpërmjet një faqe interneti me qëllim të keq, nuk mund të lexonte vetëm listën e shkarkimeve dhe historinë, por edhe të instalonte një kod në ndezjen automatike të Windows-it. Gjë e cila do të lejojë kontrollin pothuajse total të makinës. Fakti akoma më serioz është se exploit do të jetë i lehtë për t’u kryer, prandaj rekomandohet një azhornim edhe pse nuk është ende përfundimtar.
Dave Rees, inxhinier i VP BitTorren, tha se ai kishte zgjidhur vulnerabilitetin në versionet beta të aplikacionit. Azhornimi është i këshillueshëm të bëhet edhe nëse vë në rrezik stabilitetin e përgjithshëm të aplikacionit. Versioni desktop i uTorrent 3.5.3.44352 është i disponueshëm Ketu, ndërsa versioni i ndërtuar në internet 0.12.0.502 është në dispozicion ketu.