Unë jam një biznes i vogël – pse kam nevojë për një brand?
Nëse jeni një firmë e vogël ose një tregtar i vetëm ju me siguri nuk e keni menduar ndonjëherë se e keni të nevojshme krijimin e një brand-i. “Firmat e mëdha harxhojnë para për brand-ing, ndërsa kompanitë e vogla përqëndrohen në punë”- kjo është një përgjigje tipike kur bizneseve të vogla iu kërkohet të ndërtojnë një brand për biznesin e tyre.
Por ky perceptim është i gabuar, siç shpjegon Rachel Miller. Edhe nëse është në listën e detyrave tuaja ju përsëri e anashkaloni duke e menduar si jo shumë të rëndësishme.
Pse firmat e vogla kanë nevojë për një brand?
Nëse ju keni një profesion të tillë si avokat, hidraulik, kontabilist apo keni një restorant të vogël ose bar-kafe është e vështirë për t’iu bindur faktit që edhe kompanitë e vogla kanë nevojë për ndërtimin e brand-it. Nëse do të zëvëndësonim fjalën “brand” me fjalën “reputacion” atëherë edhe ju do ta kuptoni më mirë.
Brand-imi është pikërisht përshtypja që biznesi juaj lë tek klientët. Nëse doni të keni sukses, kjo përshtypje duhet të ketë dy pika: duhet të përcjellë atë për të cilën biznesi juaj është i vecantë dhe duhet të përcjellë pozitivitet.
Natyrisht, shumë biznese të vogla bëjnë një përshtypje të mirë shumicën e kohës pa dhënë ndonjëherë një mendim për markën e tyre. Por mendoni se sa i suksesshëm do të ishte biznesi juaj nëse jepni një përshtypje të mirë gjatë gjithë kohës.
Si fillim ju duhet të vendosni se cfarë përfaqëson marka juaj, cilat janë pikat e forta, cfarë keni synim dhe ku e poziciononi ju veten. Pastaj ju duhet të siguroheni që të gjitha aspektet e biznesit tuaj janë në përputhje me këtë. Ka të bëjë me aplikimin e vlerave tuaja në gjithçka që bëni, në mënyrë të qartë dhe në vazhdimësi.
Shpesh na ndodh të shikojmë në rrjetet sociale biznese të vogla të cilat postojnë bidseda të bëra me klientët e tyre ku ata i falenderojnë për produktet apo shërbimet që kanë marrë, apo probleme të cilat iu kanë dhënë zgjidhje përmes këtyre produkteve apo shërbimeve. Të gjitha këto janë hapa të krijimit të një brand-i .
Krijimi i përshtypjes së duhur
“Shumë pronarë të bizneseve të vogla që takoj, mendojnë se markat janë diçka që vetëm kompanitë e mëdha kanë nevojë ose mund të përballojnë”, thotë Bryony Thomas i Watertight Marketing. “Por emri i kompanisë suaj, mënyra se si i përgjigjeni telefonit, ajo çka thonë klientët tuaj iu kanë bërë pyetje për ju – këto gjëra së bashku krijojnë një përshtypje të kompanisë suaj dhe konceptin se si është të bësh biznes me ju – ky është brand-i juaj.
Kështu që, ose mund të lejoni që çdo përshtypje të ndodhë në mënyrë të rastësishme nga klientët tuaj, ose të mund të merrni kontrollin dhe të menaxhoni atë në avantazhin tuaj. ” Dee Blick, autorja e Powerful Marketing on a Shoestring Budget for Small Businesses, ka punuar me shumë biznese të vogla në brendësinë e tyre. “Ndërtimi i brand-it nuk merr shumë para.
Duhet pasion, kohë dhe ide”, thotë ajo. Nëse ju e neglizhoni markën tuaj, ndikon negativisht në biznesin tuaj, paralajmëron ajo. “Bizneset nuk e posedojnë markën e tyre, ata janë kujdestarë të saj. Perceptimet mund të ndryshojnë shpejt. Markat janë vazhdimisht në zhvillim dhe kanë nevojë për shumë kujdes.”
Nëse keni një biznes atëherë ju keni një brand. Se ku doni të arrini varet nga ju.
Lexo edhe: https://dokadigital.com/2018/11/27/guerilla-marketing-for-christmas/