Tualeti high tech, pajisjet smart për të pasur një banjo si mbreti
Nga tualeti me komandën zanore në pasqyrën smart, pesë pajisje të teknologjisë së lartë për të pasur një banjo si mbreti
Cilësimet e parazgjedhura janë shprehur në fronin tuaj qeramik dhe tingujt e dushit
Banjo një mbretëri e zgjuar
Kapaku i-wc që ngrihet sapo ju kaloni afër saj, dushe që hapen me tingujt e zërit tuaj dhe pasqyrat që ndoshta nuk do të ju thonë se ju jeni më të bukurit e mbretërisë, por të paktën do t’ju lexojnë lajmet. Aksesorë dhe kujdesje që ju lejojnë të ndiheni si një mbret, të paktën në banjo. Si një përrallë në të cilën mund të flitet me objektet, siç bënte Bella në kështjellën e Bishës.
Tualeti aktiv nëpërmjet zërit
Wc e zgjuar Numi e realizuar nga Kohler mund të aktivizohet me anë të kontrollit të zërit, por edhe nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar apo një telekomande touch. Gjatë natës, sensorët e saj të lëvizjes perceptojnë që ju po afroheni, dhe në çast, kapaku i tualetit ngrihet lartë dhe fillon të ngrohet. Përveç kësaj, kur largoheni, wc mendon vetë për të operuar shkarkimin e ujit dhe për të ulur kapakun e wc. Ajo ka dritat të personalizuara, njëra ngroh pjesën poshtë të këmbëve dhe disa funksionalitete të përparuara të bides që lëshon ajër të ngrohtë. Përveç kësaj, çdo anëtar i familjes mund të paracaktojë preferencat e veta.
Pasqyra që ju lexon lajmet
Verdera Mirror e krijuar nga Kohler është pasqyra e parë në treg që plotëson Amazon Alexa. Dmth, ju lejon të blini,të bëni shopping, të shpërndajë muzikën sikur të ishte një artopolant ose të merrni përditësime në lidhje me trafikun derisa jeni duke larë dhëmbët, rruar, trukuar etj. Përveç kësaj, pasqyra, e cila aktivizohet nga kontrolli zanor, ju lejon të përshtatni intensitetin e dritës deri në 1000 lux. Ndërsa kur ikni natën në tualet, ekziston një sistem ndriçimi i butë që nuk ju vret sytë që aktivizohet nëpërmjet lëvizjes. Pasqyra e zgjuar gjithashtu punon si një qendër kontrolli për objekte të tjera smart që mund të jenë të pranishme në banjë ose në shtëpi.
Koka e dushit që bën muzikë
H2oVibe është një kokë dushi që ka të integruar një altoparlant. Speaker-i lidhet me Bluetooth dhe Wi Fi dhe ju lejon të filloni seanca të këndshme të këndimit në dush. Për më tepër, nëse jeni i lidhur me një smartphone, ju lejon t’i përgjigjeni telefonatave drejtpërdrejt ndërsa jeni duke bërë dush..
Pasqyra me prekje e lidhur me internet
Mund të prekni pasqyrën njësoj sikur të ishte ekrani i një smartphone. Duke lënë shenja gishtash aq shumë sa nuk mund të imagjinohet.Cybertecture Mirror është emri i pasqyrës smart. Përvec se mund të luani dhe ta përdorni vërtet sikr të ishtë telefoni juaj touch ju mund edhe të kriheni në të njëjtën kohë.
Dush i zgjuar me Alexa dhe Siri
Asistenti dixhital mund t’ju ndihmojë edhe në dush. Moen njoftoi se dushi i saj U po shton mbështetjen për të dy asistentët Alexa nga Amazon dhe Siri përmes Apple Home Kit. Në praktikë, vetëm thuani: “Siri, hapni dushin”, dhe ai do të arrijë në autonomi temperaturën dhe intensitetin e dëshiruar.