Trend food, tendencat e 2018
E ardhmja po vjen më shpejt se kurrë. Shpejtësia e inovacionioneve teknologjike dhe e kulturës digjitale po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën në të cilën punojmë dhe jetojmë.
Konsumatorët janë gjithnjë e më shumë kërkues dhe markat çdo ditë janë në kërkim të inovacionit, përvojës dhe formave të reja të komunikimit për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre.
Ndër sektorët në ndryshim të vazhdueshëm dhe gjithnjë në kërkim të inovacionit, gjejmë ushqimin. Një ndryshim i shtyrë mbi të gjitha nga rritja e vazhdueshme e popullsisë botërore dhe evolucioni i trendeve të ushqimit dhe konsumit.
Nga njëra anë, ekziston një kërkim i vazhdueshëm dhe konstant për produktet organike super-food në gjëndje të garantojnë të gjithë lëndët ushqyese që na nevojiten, lëndët e para në zero kilometra dhe zgjidhjet që kombinojnë mirëqenien, cilësinë dhe shpejtësinë e përgatitjes. Nga ana tjetër ne duhet të bëjmë llogaritjet me një botë ku burimet e ushqimit po fillojnë të jenë të pakta dhe tokat në të cilën kultivohet po zvogëlohen dukshëm.
Sipas një kërkimi të kryer nga JWT në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 50% e Millenials preferojnë të konsumojnë produkte organike që kanë një ndikim të ulët mjedisor. Studimi pohon gjithashtu se 59% e popullsisë në moshë midis 25 dhe 34 vjeç përdorin një smartphone ose tabletë për të kërkuar receta ose frymëzime.
Cilat janë trendet në botën e ushqimit që mund të afirmohen apo të shpërthejnë në këtë 2018 dhe që ka shumë të ngjarë të fillojë të pushtojë edhe mediat sociale? Le të zbulojmë disa.
Lexo edhe: Nje mardhenie ne 3 lind ne internet
Fermat vertikale (Vertical Farms)
Deri tani konsumatorët kanë humbur vërtet besimin e tyre në sistemin e ushqimit industrial dhe po kërkojnë gjithnjë e më shumë atë që quhet Real Food, i cili është ushqim i shëndetshëm, organik dhe ndoshta me kilometër zero. Rënia e tokës së punueshme po shndërron qytetet në vende për të prodhuar ushqime të shëndetshme që reduktojnë konsumin e tokës, ujit dhe pesticideve, duke u garantuar konsumatorëve të blejnë produkte zero kilometra. E gjithë kjo është e mundur falë përhapjes së fermave vertikale.
Në Instagram, mijëra përmbajtje fillojnë të shfaqen me hashtag #verticalfarming, si sallatë fantastike të ofruar nga Good Bank në Berlin: një fermë vertikale që prodhon perime dhe sallata pikërisht përballë syve të klientëve.
Good Bank i transformon të gjitha zonat urbane të papërdorura në ferma prodhuese. Bujqësia e brendshme (indoor) lejon konsumatorët të ofrojnë produkte të freskëta gjatë gjithë vitit, madje edhe për banorët e zonave urbane me popullsi të dendur. Përveç reduktimit të ndjeshëm të emetimeve të karbonit, bujqësia e brendshme gjithashtu përdor më pak ujë sesa bujqësia tradicionale dhe nuk kërkon përdorimin e pesticideve. Konsumatorët etikë po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për shëndetin, duke filluar të vënë në dyshim origjinën e ushqimit dhe efektin që ka mbi mjedisin.
Vegan (is the new black)
Asnjëherë sesa në këtë moment ushqimi vegan po kalon një periudhë të një popullariteti mjaft të madh në çdo kanal komunikimi, duke përfshirë mediat sociale. Pjatat Vegane shfaqen si në menutë e restoranteve me yje, ashtu edhe në ato të zinxhirëve të mëdhenj si McDonald’s dhe Pizza Hut. Por midis tendencave që përhapën më shumë në mediat sociale, janë ushqimet vegane të ambalazhuara. Një nga fast food-et që po përhapet shumë është Tyme në New York, e cila ka për qëllim të kapërcej boshllëkun midis kërkesës për ushqim të shëndetshëm dhe të shijshme dhe ritmit të jetës plot tension në një metropol si New York, duke propozuar ushqime të ekulibruar dhe ushqyese, përmes recetave të frymëzuara nga kuzhina ndërkombëtare dhe 100% vegan.
Ata i fusin ato në kavanoza praktike që mund të ripërdoren ose të riciklohen direkt në restorante. Ata gjithashtu kanë nisur një hashtag #jairlife ku ata ftojnë konsumatorët të ndajnë fotot e krijimeve e realizuara me kavanozat e ripërdorura.
AI Food
Inteligjenca artificiale do të ndryshojë rrënjësisht botën e ushqimit. Shumë shpejt do të jemi në gjendje të dimë se nga vijnë produktet që kemi vënë në pjatat tona ose të mësojmë recetën thjesht nëpërmjet një foto. Të kuptosh përbërërsit, dozat e duhura dhe koha e gatimit e një pjatë pa e ditur recetën, është një privilegj që vetëm disa chef ekspertë kuzhinierë janë në gjendje ta kenë. Megjithatë, Nick Heynes, një student MIT, ka krijuar atë që njihet si Shazam i ushqimit: Pic2Recipe përdor inteligjencën artificiale për të njohur ushqimet dhe parashikimin e recetave të tyre, thjesht duke analizuar një foto. Softueri nuk analizon thjesht foton duke zbuluar recetën, por krijon një listë të përbërësve që beson se janë të pranishme në foto. Këto të dhëna pastaj kryqëzohen ne database dhe 10 receta të besueshme përzgjidhen në bazë të fotografisë së marrë.
Gjithashtu Pinterest vitin e kaluar njoftoi Lens një azhornim për të përmirësuar gjithashtu user experience të Foodies, ku përdoruesit mund të bëjnë fotografi të ushqimit dhe aplikacioni është në gjendje të kuptojë se çfarë është dhe të sugjerojë recetën për të rikrijuar pjatën. Për më tepër, përdoruesi mund të kufizojë kërkimin sipas kohës së disponueshme, dietës ose përbërësve të nevojshëm.
Në një botë të fiksuar me fotografinë e ushqimit (food photography) dhe numërimin e kalori, lidhja mes ushqimit dhe mediat sociale po bëhet më e fortë. Markat e ushqimeve dhe pije duhet të përdorin inteligjencën artificiale për të ofruar një vlerë reale konsumatorëve të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe mirëqenies personale.
Ju jeni cfare hani We are what you eat
Ne jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për faktin se ajo që hamë ndikon në mënyrën se si ndihemi. Dhe këtu është tendenca e mood food. Disa studime shkencore pohojnë se ekziston një lidhje e fortë midis ushqimit dhe mirëqenies mendore. Një studim i fundit ka gjetur se një dietë e pasur me perime, peshk, vaj ulliri dhe arra redukton simptomat e depresionit në 32% të mostrës së analizuar. Markat tregtare duhet të jenë të vëmendshëm ndaj kësaj prirjeje duke u përpjekur ta zbatojnë atë, kur është e mundur. Ashtu siç bëri në 2017 Pizza Hut, e cila nisi fushatën e saj kundër #BlueMonday, ditën më të trishtuar të vitit, duke ofruar një pica me përbërës, të cilët kombinuar me njëri-tjetrin rrisnin kimikatet kryesore që ndikojnë mbi lumturinë: serotonin , dopamine, endorfine dhe oksitocinë.
Pizza Hut filloi fushatën e saj sociale duke u propozuar klientëve të saj të konsumojnë pica duke parë një video të krijuar hoc për iniciativën, ku nderroheshin imazhe të ndryshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, të tilla si kotele, zemra, perëndim, ylber, re dhe të qeshura fëminore.
Dizajni i Ushqimit; 3D Food Design 3D
Në mediat sociale ne të gjithë e dimë se elementi vizual është mjeti kryesor i komunikimit. Sot kuzhinierët në të gjithë botën, jo vetëm ata që kanë marrë cmime dhe të famshmit, janë gjithnjë e më shumë të angazhuar për krijimin e pjatave që nuk janë vetëm të mira, por edhe të bukura për t’u parë, duke u bërë dizajnerë të vërtetë. Imagjinoni potencialin për të kombinuar dizajn vizual, modele 3D dhe algoritme për të realizuar një pjatë. Është ajo që ka arritur të kombinojë kuzhinierin pastry chef dhe arkitektin Dinara Kasko, e cila përmes përdorimit të softuerit që gjeneron algoritme për programimin vizual ka krijuar 81 ëmbëlsira, secila prej tyre me forma dhe përmasa unike.
Edhe pse algoritmet kanë revolucionarizuar tashmë fusha të tilla si arti dhe dizajni, ende nuk kanë shprehur mirë potencialin e tyre të madh në botën e ushqimit. Pra, le të presim për faktin se në epokën e ushqimit të shpëndarë në Instagram, edhe 2018 do të dominohet nga estetika e piatave. Nuk do të përgatitet asnjë pjatë pa pasur sigurinë se mund ta fotografojmë.
(11) Comments
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
Maintenant, la technologie de positionnement est largement utilisée. De nombreuses voitures et téléphones portables ont des fonctions de positionnement, et il existe également de nombreuses applications de positionnement. Lorsque votre téléphone est perdu, vous pouvez utiliser ces outils pour lancer rapidement des demandes de localisation. Comprendre comment localiser l’emplacement du téléphone, comment localiser le téléphone après sa perte?
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 25174 additional Information to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: dokadigital.com/trend-food-tendencat-e-2018/ […]