Tregu i rreme kushton 1.7 miliard ne vit!
Me vrap drejt cmimeve sa me te ulta, po ku realisht na shpie ku vrap?
Te blesh online eshte komode, por mbi te gjitha mund te kerkojme ndonje produkt qe kushton pak, dhe kerkojme te sigurt se do ta gjejme. Shpeshhere gjejme nje produkt te falsifikuar made in china, shitur ne plataformat alibaba, gjigandi i e_commerce me 60,000 punonjes dhe qe ne burse qe vlen 450 miliard dollare. Cdo dite, vetem ne Kine, shperndajne 30 milione pako dhe procesojne 832 milione kerkesa. Ne kete plataforme blihet cdo gje; nga veshje ne agro-ushqim, deri te pjeset kembimi, tek artikujt shtepiake, ilace dhe elektronike.
Kina eshte bota ne internet, sepse dergon produktet me DHL, nje per nje, kudo ne bote. Dogana rralle kontrollon pakot individuale me nje pale kepuce apo ilace, nje blender apo nje pale kufje; ne shume vende nuk ka ligje qe imponojne kontrollin ose sekuestrimin e nje pako ne te cilen eshte shkruar “per perdorim personal”. Kjo do te thote se ne qofte se kete fenomen nuk e ndalon dot ne Kine nuk mund ta ndalosh dot me ne asnje vend tjeter. Dhe si te dalim jasht kesaj?
Si ta mbrojme kompanine tone nga falsifikimi?
Sot funksionon kshu; ne plataformat ku cdo dite hyjne mijra shites te rinj, askush nuk eshte i detyruar te tregoje licensen per te shitur nje produkt te caktuar. Pra si t’a mbroj per shembull nje marke te njohur vete pronari, nese kupton qe dikush po shet kepucet e markes se tij te njohur me nje cmim shume me inferior, te ulet? Mund te ankohet me Alibaba, dhe nese eshte i afte te tregoje se cili eshte ky shites, ndoshta ajo oferte mund te hiqet nga plataforma, per t’u rishfaqur perseri mbas dy javesh. Ose ndryshe mund ti drejtohet autoriteteve Kineze (Administrata per Industrine Kineze), qe zakonisht te pergjigjet: “kerko nje investigator privat dhe kerko fabriken ku prodhohen kepucet e falsifikuara; me pas ne do te bejme nderhyrjen tone”
Ne praktike, nese kjo marke nuk eshte regjistruar ne Kine, eshte e pamundur te heqesh reklamen nga plataformat, nderkohe qe me shume mundesi e njejta marke ta kete regjistruar dikush tjeter, duke qene se kinezet njohin ne kohe reale cdo brand qe ekziston ne tregun internacional. Vetem pronaret e dyqaneve online mbi plataformen Alibaba i kerkohet regjistrimi ne Kine, me nje burokraci qe zgjat dy vjet.
Perse piratet shpetojne kaq mire?
Ligji nuk eshte i qarte, dhe as per avokatet, dhe ne fund te fundit pronareve te markava nuk i leverdis te bejne padi per 3 motive:
- Kompesimet jane te uleta
- Alibaba ka burime te medha dhe avokat te fuqishem, te cilet kane nje ndikim te madh ne gjykaten lokale.
- Zakonisht kompanite vete duan te bejne biznes nepermjet grupit Alibaba, nese e denoncon kjo behet me e veshtire.
Qershorin e kaluar, ne Detroit, ne prani te qindra sipermarresve, kreu i Alibaba, Jack Ma, ka pranuar “falsifikimi eshte tumori yne”. Here pas here njofron mbylljen e disa mijrave dyqane online, heq nga puna qindra punetore, dhe i kerkon markave te njohura “zbarkohuni ketu, une dua marka te pastra dhe reale” ne gusht nenshkroi nje marreveshje me gjigandi luksoz Kering, i krijuar nga biznsmeni frances Francoiz-Henry Pinault. Nga ana e tij grupi, pronari i markave luksoze te tilla si Gucci, Saint Laurent dhe Bottega Veneta, terhoqi akuzat kunder Alibaba qe ishin paraqitur ne gjykaten e New York.
Nje veprim i mire, por qe nuk sposton problemin as edhe nje milimeter, sepse kush eshte ai qe duhet te nderhyje eshte shteti kinez, qe nga njera ane deklaron me ze te larte se do te mbroje bizneset e huaja, por me ze te ulet thote; “mos i mbrojme shume brand (markat), perndryshe na rrezon te gjithe industrine e fallcitetit dhe Alibaba na heq 12 milion vende pune”
Sa vlen merkati fallso?
Vlera e falsifikimit arriti ne 7.1 trilion dollare ne vitin 2016 dhe nje rritje prej 70% do te rritet ne 5 vitet e ardhshme. Pagesa me bitcoin behet gjithmone me normale, edhe pse Alibaba sot nuk i pranon….ende jo. Thuhet “ndiq parate, se do te vij hajduti” po me bitcoin cfare ndjek?
Lexo: Digital Marketing Tool: mjetet thelbesore per biznesin tuaj
Pasojat shoqerore
Konsumatori duke kerkuar cmimin me te ulet per cdo produkt, ne te vertete ushqen prodhimin e rreme; nga ilacet tek pjeset e makinave, deri tek elektronika. 99% te pjeseve te kembimit dhe adaptuesve per iPhone nuk jane te sigurta.
Pergjegjesie shtetit kinez
Nese kontrollet nuk fillojne nga Kina, nuk ka asnje shprese per ndalimin e fallsifikimit global dhe pergjegjesia me e madhe qendron tek qeveria kineze, e cila duhet te vendose rregula te qarta dhe efektive per mbrojtjen e te gjithe llojeve dhe sigurise se konsumatorit dhe gjithashtu te tatohen fitimet e shitjeve ne internet. Kush ka forcen per te ndryshuar marshen jane edhe pronaret e markava te medha boterore dhe shoqatat tregetare, qe ne vend qe te mendojne cdo kush per vete duhet te investojne ne nje studim dhe kerkim serioz mbi impaktin ekonomik social, dhe me pas te bejne aktivitet lobbying ne shtetet e tyre duke i shtyre te bejne presion ne shtetin kinez.
Ne te gjithe boten perendimore qendrat tregetare mbyllen, dyqanet ,mbyllen dhe qeverite synojne zhvillimin e tregetise elektronike, ku sigurisht nuk ka vetem shitje te rreme, kapercen cdo ndermjetesim, per te lehtesuar thjeshtesimin. Dhe me ane te thjeshtezimit….kemi thjeshtezuar! Askush nuk paguan taksat doganore. Ato mbeten ne duar te kompanive locale, te cilat investojne ne produkte dhe krijojne vende pune, por pastaj mbeten vetem dhe te pambrojtur perballe pirateve.
Sektoret ku ka investuar me shume
Ne milliarda dollare
Te gjthe deget e ekosistemit Alibaba jan bashkangjitur ne trungun e kompanise meme, Alibaba Goup Holding Limited, e cila eshte e vendosur ne Cayman Island. Dhe sa paguan taksa? ZERO, sepse ne Cayman nuk ka asnje lloj taksimi per kompanite.