Tre pyetje të thjeshta për të matur inteligjencën tuaj
Testoni veten
Vetëm tre pyetje për të vlerësuar sa të zgjuar jemi? Zakonisht testet e IQ-së janë të gjata dhe komplekse. Ndërsa ky test ka përparësinë e të qenit i shkurtër dhe mund ta merrni edhe lehtë – por mos e nënvlerësoni! Këtu janë tri pyetjet dhe, më poshtë, historia e tyre. Në të njëjtën faqe, në fund, do të gjeni edhe përgjigjet dhe shpjegimet e tyre (përse keni gabuar (nëse keni gabuar), pyetjet nuk janë të reja, mjafton të bëni vetëm një kërkim të vogël në internet për t’i gjetur, por sugjerimi ynë është të provoni për ti zgjidhur vetë. Konsideroni si një kalimin të kohës tuaj ndërsa jeni në plazh.
1.SHKOPI I BASEBALL-IT DHE TOPI:
Një shkop baseball-i dhe një top kushtojnë 1.10 euro së bashku. Shkopi kushton një euro më shumë se topi. Sa kushton topi?
2.MAKINERIA AUTOMATIKE:
Nëse 5 makineri shpenzojnë 5 minuta për të krijuar 5 copë , sa kohë u duhet 100 makinerive për të krijuar 100 copë?
3.PELLGU DHE ZAMBAKËT E UJIT:
Në një pellg ka zambakë uji që çdo ditë e dyfishojnë zgjatjen e tyre në sipërfaqen e ujit. Nëse atyre u duhet 48 ditë për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e liqenit, sa kohë u duhet për të mbuluar gjysmën e saj?
IMPULSIVE APO REFLEKTIM? Këtë test e ka zbluluar në fillim të viteve 2000, psikologu Shane Frederick, një profesor në shkollën e menaxhimit në Yale University. Siç e keni kuptuar, nuk është një provë e IQ-së, por një test i reflektimit kognitiv, siç edhe quhet: siguron një indeks të aftësisë për të injoruar përgjigjen e parë (atë që na vjen të themi menjëherë pa u menduar gjatë), në vend që të kryejë një arsyetim më të përpunuar dhe të menduar pak më gjatë. Disa e konsiderojnë atë një masë indirekte të inteligjencës, por jo të gjithë pajtohen me këtë.
Atë çka kanë të përbashkët tre problemet e shkurtra është se përgjigjja e menjëhershme, ajo që shumë persona e japin si impuls, zakonisht është e gabuar. Ata që janë në gjendje të frenojnë vetveten për të ndaluar dhe reflektuar, zakonisht japin përgjigjen e duhur.
Gjithashtu duhet të thuhet se ata që kanë më shumë konfidencë me matematikën dhe logjikën, dhe me aftësinë për të formalizuar një arsyetim, definitivisht kanë më shumë përparësi për të dhënë përgjigje të saktë. Gjithsesi, nëse lexoni përgjigjet më poshtë, do të zbuloni se keni gabuar … por mos u shqetësoni: testi u nënshtrua tek disa mijëra njerëz ku midis tyre kishte shumë studentë të universiteteve më të cituara amerikane, përfshirë Yale dhe Harvard , dhe vetëm 17% e tyre iu përgjigjën të gjitha tri pyetjeve në mënyrë korrekte.
PËRGJIGJET
(1) Një shkop baseball-i dhe një top kushton 1.10 euro së bashku. Shkopi kushton një euro më shumë se topi. Sa kushton topi?
Topi kushton 5 cent. Shumë prej tyre përgjigjen impulsivisht “10 cent”, por nëse do të ishte kështu, shkopi i baseball-it do të kushtonte 1 euro dhe 10 cent, por ky është çmimi total. Në vend të kësaj, 5 centët e shkopit të baseball-it dhe euros dhe 5 centët e shkopit të baseball-it bëjnë saktësisht 1 euro e dhjetë. Sipas studimit, ata që bëjnë arsyetimin e duhur priren të jenë më pak impulsive dhe më të durueshëm se ata që japin përgjigje të gabuar.
(2) Nëse 5 makinerive u duhet 5 minuta për të bërë 5 copë x, sa kohë duhet 100 makinerive për të bërë 100 copë x?
5 minuta! Përgjigjja në këtë rast ndonjëherë është “100”. E shprehur në kushte të ndryshme (por ekuivalente), arsyetimi është më pak mashtrues: nëse çdo 5 minuta 1 makineri prodhon 1 copë, çdo 5 minuta 100 makineri prodhojnë 100 copë.
(3) Në një pellg ka zambakë uji që çdo ditë e dyfishojnë zgjatjen e tyre në sipërfaqen e ujit. Nëse atyre iu duhet 48 ditë për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e liqenit, sa kohë iu duhet për të mbuluar gjysmën e saj?
47 ditë. Nëse për 48 ditë mbulohet tërë sipërfaqja e pellgut dhe zambakët e ujit dyfishohen çdo ditë, një ditë më parë duhet të ketë qënë mbuluar gjysma e liqenit. Përgjigjja impulsive që shumë persona japin megjithatë është “24”.
LEXO EDHE:Për të rimarrë millennial Heineken vë bast për një ‘birrë’ me bazë marihuanën në vend të alkoolit