“This is Belonging 2018” rekrutimi i ushtareve nepermjet marketing dixhital
Tani çdo fushatë marketingu dixhital që behet mire ka per obiektiv të arrijë konvertimet dhe gjithashtu të arrijë një qëllim strategjik, te cilat mund të jenë shitja direkt nga website e_commerce, ose të rrisë xhiron ose të mbajë fort klientët e saj. Në këtë rast, misioni themelor i fushatës “This is Beloging 2018” është të rekrutojë ushtarë të rinj për ushtrinë e Mbretërisë së Madhërisë së saj Elisabeta. Në fakt, kjo fushatë, e krijuar nga Karmarama, tregon një seri filmash të shkurtër që merren me çështjet e besimit dhe orientimit seksual. Videot kanë për qëllim të tërheqin rekrutë të rinj me background të ndryshme dhe grupe të ndryshme etnike, me qëllim që t’i marrin ato.
Kjo fushatë ka ngjallur reagime të ndryshme dhe polemika për shkak se konsiderohet si shumë e “soft”, por ushtria britanike thotë se kritikat “do të ndihmojë për të kapërcyer perceptimet” e ushtrisë dhe për të marre dhe inkurajuar më shumë njerëz nga grupe të ndryshme etnike.
Gordon Lee, drejtor i marketingut për rekrutimin e ushtrisë britanike Capita, thotë në një intervistë: “Fakti që kjo fushatë ka provokuar reagime të ndryshme, na tregon se po sfidon perceptimet ne lidhje me ushtrinë në një mënyrë qe s’eshte pare kurre me pare. Unë mendoj se kjo i ndihmon njerëzit të flasin për këtë. Ne jemi duke u përpjekur për të tërhequr të rinj në ushtri, ata kanë një perceptim të ndryshëm të diversitetit kulturor se vendet e tjera të komunitetit tonë dhe te atyre qe kane shërbyen më parë”.
Fushata përbëhet nga një seri videoesh që u përgjigjen pyetjeve të tilla si: “A mund të jem në ushtri edhe pse jam homoseksual?” dhe theksojne çështjet si per shembull “Unë qendroj besnik besimit tim”, duke portretizuar një ushtar musliman që lutet.
Megjithatë, kritikat u bene sidomos nga ushtarët më të mirë të ushtrise për të qenë shumë “soft”, me kolonel Richard Kemp qe i ka thënë BBC-së se ai nuk mendoj se njerëzit që j’u bashkuane ushtrisë “do të preokupoheshin nëse do u degjohej zeri apo jo “.
“Ishim tashmë të përgatitur për kritikën e fushatës sepse ne po përpiqemi të ndryshojmë perceptimet (në ushtri),” thotë koloneli Simon Stockley, ndihmës drejtor i rekrutimit të ushtrisë.
Mes gjithe kritikave qe morem, ka hetime të thella që tregojnë se fushata do të rrisë numrin e rekrutëve. Gordon Lee shpjegon: “Ne kryejmë monitorimin afatgjatë të fushatës që ndjek gjurmet e interesave, te awareness dhe deri per te arritur se cilat kanale janë më efektive për auditorin tonë“.
Kjo eshte e mbështetur nga studimet afatgjata mbi segmentimin, të cilat janë në gjendje të identifikojnë ato që perceptohen si pengesat kryesore dhe që nuk lejojnë të bashkohen me ushtrinë. Ndërsa strategjia e përgjithshme e targeting ka mbetur e vazhdueshme, ushtria tani po përpiqet të ndryshojë mesazhin që dëshiron t’i komunikojë publikut.
“Ajo që kemi tani është një komunikim më i drejtpërdrejtë me njerëzit qe sjell mesazhin e veçantë se si bashkimi me ushtrinë është shumë më i realizueshëm. Ka të bëjë me adresimin e shqetësimeve të tyre në një mënyrë njerëzore “, thotë Lee.
Një ndryshim i qartë është se si fushata e marketingut dixhital synon të transformojë rekrutimin e ushtrisë nga pengesat nëpërmjet kanaleve më tradicionale si televizioni që do të varen gjithnjë e më shumë nga kanalet dixhitale. Gordon Lee thotë: “Kanalet digjitale po bëhen një pjesë e rëndësishme e programit të rekrutimit të ushtrisë dhe po punojmë me influencuesit si Unilad të cilët po arrijnë rezultate të shkëlqyera për ne, por qe nuk ishin fare në radarin tonë deri para pak vitesh“.
Mungesa e rekrutëve në ushtri është një çështje e ndjeshme. Sipas shifrave të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes deri në prill 2017, 12,950 rekrutë të rinj u bashkuan me forcat e armatosura, por në të njëjtën periudhë 14,970 anëtarë të ushtrisë u tërhoqën. Kjo rënie është pjesërisht për shkak të numrit më të vogël të të rinjve të regjistruar në Kaukazian, prandaj fushata e re po përpiqet të inkurajojë diversitetin etnik.
Nick Carter, shefi i shtabit, i tha BBC Radio 4: “Rekrutimi ynë tradicional do të ishte i bardhë, mashkull, kaukazian në mes të 16 dhe 25 vjeç por nuk ka aq shumë perreth sic gjeje dikur. Është krejtësisht e përshtatshme që ne të përpiqemi të arrijmë një audiencë më të gjerë për të fituar talentin që na nevojitet për të mbështetur efektivitetin tonë luftarak “.
Të gjithë ushtarët në fushatë janë aktualisht në shërbim dhe nuk jane aktorë, gjë që ishte thelbësore për fushatën për të qenë autentike. “Asnjëri prej tyre nuk ka studiuar recitim dhe të gjithë i terhoqen nga kazerma në një pasdite të enjten me shi. Nuk mund t’i kishim kërkuar njerëzve që të besonim se ishim autentik nëse po përdorim aktorë dhe sinqerisht ushtarët bënë një punë më të mirë se çdo aktor që mund të kishim zgjedhur “, tha koloneli Stockley.
Është shumë herët për të parë nëse fushata është e suksesshme, por agjencia e rekrutimit do të matë ndryshimet në baza tremujore dhe do të shqyrtojë pyetjet e ndryshme për t’u regjistruar.
Drejtori i marketingut i agjencisë së rekrutimit, G. Lee, thotë: “Fushata dhe mënyra se si po shkon është pikërisht ashtu siç dëshironim. Ka aftësinë për të kapërcyer paragjykimet e njerëzve për të mbetur i impresionuar në mendje, për të cilën ne synojmë.