“The future starts here”, ekspozita në Londër prezanton objektet e së ardhmes
Në USB, do të “ruhet” truri dhe t-shirt do të jenë diellor. Teknologjitë më të avancuara aktualisht po studiohen në laboratoret e të gjithë botës.
E ardhmja është tashmë e pranishme dhe është e mundur ta mendosh përmes shumë objekteve të cilat janë më shumë se njëqind; shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë; tashmë të ekspozuara në Muzeun Victoria dhe Albert në Londër. The future starts here, e ardhmja fillon këtu, është titulli i ekspozitës që shqyrton teknologjitë e përparuara që momentalisht janë duke u studiuar në laboratorët e mbarë botës: zgjidhje që sot mund të duken vizionare, nesër mund të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Kjo shpesh ngre çështje etike apo politike, për të cilat kuratorët e ekspozitës nuk janë tërhequr.
Bluzja diellore dhe mikro-satelit
Seksioni i parë shqyrton ndërveprimin midis qenieve njerëzore dhe teknologjisë. Për shembull, përmes “super-rrobave”, të cilat kombinojnë inovacionet më të fundit në fushën e robotikës dhe bio-mekanikës për të krijuar “muskujt e jashtëm” për t’u veshur ose me “bluzet diellore“, të cilat thithin energjinë e diellit dhe ju lejojnë të rimbushni pajisje të tilla si telefona celularë ose kamera. Pjesa e dytë është e përkushtuar për hapësirat publike, si model të qytetit të parë me emisione zero, në Abu Dhabi, ose “House of One” në Berlin, i cili kombinon kishën, xhaminë dhe sinagogën. Ka vend edhe për makinat pa shofer të Volkswagen-it, i cili sponsorizon modelin, ndërsa kompania japoneze Astro Live Experiences do të lançojë në dhjetor 2019 një satelit që do të qarkullojë rreth globit dhe do të lëshojë 15 ose 20 pjesë të vogla metali rreth 1.27 cm të gjera që do të ndizen në qiell për disa sekonda në vendin e zgjedhur nga blerësi duke imituar efektin e yjeve që bien.
«E ardhmja është …»
Koha për të reflektuar mbi të ardhmen e demokracisë, si rezultat i ndikimit të inovacionit, por ndoshta pjesa më interesante është përkushtuar mbi jetën pas vdekjes dhe joshja e arritjes së pavdekësisë me anë të teknologjisë. Ekziston ideja e transferimit të qarqeve të trurit në një USB, ose për të krijuar një “avatar” që të përmbajë të gjithë jetën tuaj digjitale dhe me të cilën të afërmit mund të ndërveprojnë në të ardhmen, deri në disqet për të ruajtur njohuritë njerëzore, të aftë për të mbijetuar miliarda vite: domethënë potencialisht përtej zhdukjes së specieve tona.
Lexo edhe:Kina: gati për inaugurim ura më e gjatë në botë