Tendenca e rrjeteve sociale ne 2018
Sistemet chatbot
Behet fjale per software te cilet pergjigjen ne menyre automatike pyetjeve te vizitoreve te nje faqe inteneti apo te veprimeve rutine (si kerkesa e nje like apo kerkesa e shperndarjes se nje publikimi) pa qene nevoja e nje personi fizik. Keto sisteme jane te afte te drejtojne bashkebisedime me personat, duke iu pergjigjur FAQ (Frequentry Asked Question). Jane aktive 24 ore ne 24 kjo gje ne lidhje me bisneset ofron nje sherbim dhe nje afrimitet me konsumatorin. Ndersa per konsumatorin I cili nuk eshte I kenaqshem dhe nuk i mjafton ky sherbim mund te perdori forma te tjera kontakti sic eshte email. Por chatbot eshte nje sherbim i cili jep nje pergjigje te menjehershme pyetjeve apo kerkesave.
Boom-i i publikimeve me permbajtje te shkurtra
Per perdoruesit me te rregullt te rrjeteve sociale tendenca e 2018 do te jene publikimet qe shfaqen vetem per 24 ore. Keto quhen “histori” apo permbajtje te shkurtra, madje dhe markat kryesore kane filluar t’I perdorin keto “histori” si strategji komunikimi. Duke qene se qendrojne aktive vetem per 24 ore dhe me pas zhduken kjo gje shtyn perdoruesit e rrjeteve sociale ta shohin, te kuriozohen. Kjo tendence lejon qe marka te jete vazhdimisht e pranishme ne mendjen e konsumatorit, njesoj sikur te jete nje mik te cilit I shikoni statusin ne whatsapp.
Influencer Marketing
Influencer marketing (ne nje tjeter publikim kam shpjeguar cilet jane influencer marketing) eshte nje tendence qe funskionon prej kohesh. Kompanite apo bisneset I besojne publicitetin apo publikimet e markes se tyre nje personi I cili ne rrjetet sociale ka nje numer te caktuar ndjekesish. Normalisht bizneset zgjedhin pikerisht ato influencer te cilet kane follower (ndjekesit) me te pershtatshem per produktin e tyre.
Video
Viti 2018 videot do te perfaqesojne llojin e publikimeve me terheqes dhe me te vleresuar nga perdoruesit e internetit, do te paraqiten ne forme videoklipi por edhe ne forme publiciteti, te krijuara mire dhe me art, po ashtu edhe ne forme streaming ,idhje direkte. Bizneset te cilat nuk jane pajisur vitin e kaluar me kete sistem komunikimi, ne 2018 nuk munden ta evitojne, nese do duan te vleresohen nga audience e tyre.