Telegrami, ultimatumi vjen nga Rusia: “Jepni kodet kriptografike përndryshe do ta mbyllim”
Kush është themeluesi…
Administrata federale ruse për kontrollin e mediave, Roskomnadzor, paralajmëroi zyrtarisht shërbimin e mesazheve të Telegramit se nëse nuk përmbush brenda 15 ditësh kërkesën e shërbimeve të sigurimit (FSB) për të dhënë kodet për të dekriptuar mesazhet e të gjithë përdoruesve, rrezikon të bllokohet në territorin kombëtar. Paralajmërimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila hodhi poshtë ankesën e Telegramit, aplikacioni i krijuar nga Pavel Durov, gjithmonë një kampion i mbrojtjes së privatësisë së përdoruesit, kundër kërkesës së FSB-së, e konsideruar nga gjyqtarët e padëmshme për të drejtën e njohjes të konfidencialiteti të të dhënave.
Ankesa
Shërbimi i mesazheve ka njoftuar se do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës Supreme, duke përkufizuar se nuk do t’u japë kurrë autoriteteve ruse komunikimet e klientëve të saj. Vitin e kaluar, Roskomnadzor detyroi Telegramin të regjistrohej si një “shpërndarës informacioni” nën ligjin e ri “anti-terrorizëm“. Më vonë, FSB urdhëroi aplikacionin të dekodonte të gjitha mesazhet. Shoqëria Durov refuzoi; u gjobit 880,000 rubla (14,000 dollarë) dhe më pas i bëri apel Gjykatës së Lartë kundër urdhërit të FSB-së, duke apleuar për gabimet procedurale.
Ligji kundër terrorizmit
Në vitin 2016, Rusia krijoi një ligj për të luftuar terrorizmin, i cili kërkon që të gjitha shërbimet e mesazheve t’u japin autoriteteve mjetet për të dekriptuar korrespondencën midis përdoruesve. Telegrami nuk është pajtuar me rregulloret, sepse është kundër privatësisë së anëtarëve të saj. Por FSB-ja u përgjigj se të kesh çelësat e qasjes nuk e cenon privatësinë në asnjë mënyrë, sepse për çdo informacion të marrë duhet gjithsesi një leje nga gjykata. Një argument i pakuptimtë sipas avokatit të Telegrës, Ramil Akhmetgaliev: “Ashtu sikur të thuash se kam fjalëkalimin e emailit tënd, por nuk e kontrolloj emailin tënd. Unë kam vetëm aftësinë për ta kontrolluar atë. ” Ndërkohë, kompania Durov përgatitet për kuotimin në bursë -tashmë ka mbledhur 850 milion dollarë- dhe po mbledh investitorë për të krijuar një ekosistem të bazuar në blockchain,i ngjashëm si Ethereum, i quajtur Telegram Open Network, ku ju mund të shkëmbehen mallra fizike dhe digjitale .
Lexo edhe: 3 hapa drejt suksesit të Digital PR