Telefoni i ardhshëm i Samsung-ut do të jetë i palosshëm?
Sipas thashethemeve të mbledhura nga Wall Street Journal, Samsung po punon për një revolucion në fushën e smartphone-ve, me futjen e telefonit të parë “të palosshëm” të viteve të fundit. Ky smartphone duhet të ketë një ekran prej 18 cm të palosshëm në vetvete, kur të jetë i mbyllur ai do t’i ngjajë më shumë një portofoli sesa një device të gjenratës së fundit. Shtëpia koreane, sipas lajmit, do të dëshironte të paraqiste smartphone-in në fillim të vitit të ardhshëm dhe fillimisht do t’iu shpërndahet tifozëve të videogame.
Në lidhje me këtë lajm The Verge ka shpjeguar se nuk është hera e parë që Samsung provon realizimin e idesë së një telefoni të palosshëm: në tetor të vitit të kaluar kompania kishte paraqitur një patentë për një smartphone të palosshëm prototip që duket shumë i ngjashëm për çfarë Wsj flet.
Sipas thashethemeve, pajisja e re do të ketë dy ekrane (një më i madh, i palosshëm dhe një tjetër, në sipërfaqen e sipërme të smartphone kur është i mbyllur) dhe kjo do të jetë një sfidë e madhe për Samsung, i cili jo shumë larg pati disa probleme me bateritë e Galaxy Note 7. Koreja shumëkombëshe nuk është e para që eksperimenton ekranet: vitin e kaluar Zte kinez ka shitur Axon M, një model që ka vendosur dy ekranet standarde duke dyfishuar hapësirën në dispozicion të përdoruesit.
LEXO EDHE: Dy pyetjet që Steve Jobs i’u bënte punëtorëve të tij për të kuptuar se cfarë nuk shkonte në kompaninë e tij.