Të dua ty, por ndërkohë çatoj me një tjetër: tek të rinjtë ky është një fenomen “back burner”
Një studim zbulon se si 72% i millennial zhvillojnë marrëdhënie virtuale me njerëzit e tjerë. Pra, të rinjtë gjithmonë kanë një “plan B”
Nëse ata janë të fejuar apo single, millennials-it e dashuruar kanë gjithmonë një plan B. Ose më mirë, kanë gjithmonë një partner “prapa skenave”. Në marrëdhëniet gjithnjë e më shumë dixhitale dhe të ndërtuara nëpërmjet rrjeteve sociale, sipas një studimi të publikuar në revistën Comunication Reserch Reports, fëmijët e sotëm kanë tendencë të qëndrojnë në kontakt me “back burner” e tyre. Me këtë term studimi amerikan i kryer nga Profesor Jasyon L.Dibble i Kolegjit Hope (Michigan) tregon ata njerëz – miq, të njohurit ose ish-partnerët – me të cilët vazhdojmë të mbajmë forma të ndryshme komunikimi, të rralla, në këtë mënyrë i mbajnë si rezerva dhe si plan dytësore mbas lidhjes zyrtare që kemi. Njerëzit klasikë të cilët herë pas here përmes WhatsApp, Facebook dhe mediave të tjera sociale dërgojnë një mesazh të thjeshtë si për shëmbull (“si jeni?”) duke kërkuar një shkëmbim informacioni “romantik apo seksual”, e bëjnë këtë vetëm e vetëm për të mbajtur të ngrohtë marrëdhënien virtuale.
Sipas studimit, të kesh një back burner kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me nivelin e angazhimit me një person tjetër apo pakënaqësisë në marrëdhënien e raportit që kanë me partnerin. Në një test i kryer në 650 studentë të universitetit amerikan për komunikimin e tyre dixhital doli se 72.9% e tyre kishin një “mik apo një mikeshë të fshehtë” me të cilin komunikonin nërmjet mediave sociale. Midis nxënësve me një marrëdhënie fikse, përqindja e atyre që komunikonin me back burner ishte 55.6%. Mesatarisht një single, sipas studimit, komunikon me këtë formë mos angazhimi me një marrëdhënie me “6 njerëz”, ndërsa ata që tashmë kanë një partner “me pesë”.
Sipas studimit, njerzit single kanë tendencë të kultivojnë marrëdhëniet e tyre me “miqtë prapa skenave” më shpesh se ata që tashmë kanë një partner. Në përgjithësi, burrat kanë tendencë për të përdorur më shumë se femrat, strategjitë që kanë për qëllim të sigurojnë me kalimin e kohës këtë lloj marrëdhënie virtuale, ndërsa të dyja palët si single dhe të lidhur në një raport zakonisht preferojnë shprehjet me tone pozitive ( “të ngrohtë dhe të mëshirshëm”) dhe të hapjes ( “tregimi i segreteve “).
“Duket se repertori i marrëdhënieve njerëzore shkon përtej takimeve, angazhimeve dhe martesave. “back burner “duket sikur tregojnë një aspekt të lidhjeve njerëzore që kanë qëllimin të ndihmojnë njerëzit për të gjetur dikë të veçantë dhe me të cilin të zhvillojnë marrëdhënie që i sjellin kënaqësi, “shpjegon Dibble. Studiuesit theksojnë se në këto raporte “përdoren të njëjtat lloje të strategjive që përdorim edhe në marrëdhëniet tona fikse, të tilla si dërgimi i mesazheve pozitive apo trasmetimi i sigurisë,” Strategjitë e përdorura nga të dy palët”, si ata që janë single si nga ata që janë të fejuar.”
Lexo edhe: Huawei dhe ZTE, intelligence USA ka frikë!
Autorët gjithashtu pretendojnë se dinë shumë pak në lidhje me “shkëmbimin e komunikimeve” të këtij lloji. Përpara se të krijonë një formë alarmi për “ata që janë të fejuar apo janë në një marrëdhënie” psikologët kanë për qëllim të thellojnë më tej kërkimet: “Qëllimi ynë nuk është që të alarmojmë, por të ndihmojmë njerëzit që të mësojnë se si të zhvillojnë llojet e marrëdhënieve në të cilat ata mund të jenë të lumtur dhe të kënaqur “.
Gjithmonë sipas Dibble dhe kolegëve, hetimi, në momentin që është bërë tek studentët e universitetit, po ashtu duhet të zhvillohet edhe në grupmoshat e tjera duke qënë se “disa tregues sugjerojnë se i njëjti raport ndodhë edhe midis të rriturve, dhe të martuarve.”