Të rejat e Instagram, Facebook, WhatsApp dhe YouTube në funksion këtë javë
Karakteristika e reja në Stories të Facebook dhe Instagram, YouTube lancon shërbimin streaming muzikal dhe WhatsApp teston videotelefonatat në grup.
Fundjava nuk është vetëm sinonim i relaksimit, por edhe i #WeekonSocial, rubrika jonë që përmbledh të gjitha lajmet e javës së kaluar.
Ndërmjet Instagram dhe Facebook që implementojnë karakteristika të reja në Stories, YouTube që përpiqet të arrijë sfidën me Spotify dhe WhatsApp që evoluon, le të shohim në detaje se çfarë ka ndodhur në rrjetet sociale në ditët e fundit.
Përmbajtja në feed të Instagram mund të shpërndahet direkt në Stories
Sa herë keni parë një post shumë interesant në Instagram, keni bërë një screenshot dhe keni shpërndarë atë si Stories në profilin tuaj? Instagram ka prezantuar një funksion të ri që ju lejon të shpërndani përmbajtjet e dukshme në feed direkt brenda Stories, nëpërmjet një afishe.
Ky funksion i ri është projektuar kryesisht për të mirën e profileve Biznes, pasi përdoruesit do të jenë në gjendje të shpërndajnë produktet e tyre të preferuara me pasuesit e tyre, duke rritur ndërgjegjësimin e markës.
Instagram ju lejon të “heshtni” llogaritë që janë tepër të bezdisshme
Siç ndodh tashmë në Facebook, edhe në Instagram gjithashtu së shpejti do të jetë e mundur të fshihni nga feed-i juaj përmbajtjet e shpërndara nga profilet e shokëve, pa pasur nevojë që të ndaloni tìi ndiqni ata. Përdoruesit do të jenë ende në gjendje të shohin fotot dhe videot e postuara në profilin e “heshtur” dhe të marrin njoftime rreth komenteve apo Tag.
Ky funksion ju lejon të përmirësoni më tej personalizimin e feed-it tuaj, duke zgjedhur të shihni vetëm përmbajtjet që ju intereson më shumë. Megjithatë, do të jetë e mundur të “riaktivizoni” në çdo kohë profilin e heshtur.
Lexo edhe: Digital PR-Rëndësia e njerëzve në komunikimin digjital.
Facebook teston reklamën në Stories
Nga Stories e Instagram-it kalojmë në ato të babait Facebook. Pas rreth 14 muajve vuajtje, Stories në platformë më në fund kanë filluar të shijojnë njëfarë suksesi, duke arritur mesatarisht 150 milionë përdorues në ditë.
Kjo është arsyeja pse Marku i dashur vendosi se ka ardhur koha që të monitohet instrumenti dhe të prezantohen reklamat (edhe këtu!). Për momentin, ky azhurnim po testohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Brazil, ku përdoruesit do të hasin një mini-video AVV jo të klikueshme, që zgjasin nga 5 deri në 15 sekonda, të cilat nëse duan, mund t’a lënë mënjanë (spostojnë).
YouTube lancon zyrtarisht “YouTube Music” shërbimin e ri të transmetimit të muzikës
Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re, Meksika dhe Koreja e Jugut u zgjodhën si vendet e para për të lancuar “YouTube Music“, platformën e re të YouTube streaming në dispozicion në aplikacionin desktop dhe celular të dizajnuar posaçërisht për përvojën muzikore të dëgjimit.
Ky shërbim i ri streaming ofron dy versione, një falas që përmban reklama TrueView dhe një premium pa reklama që përfshin dëgjimin në background dhe download-ed e këngëve.
Lexo edhe:Samsung do të kompensojë Apple për kopjimin e produkteve të tij
Në fazën e testimit videotelefonatat në grup në WhatsApp
Ky funksion i ri tashmë ishte shpallur në fillim të muajit në konferencën Facebook F8 dhe pak ditë më parë WhatsApp filloi testimin e thirrjeve në grup nga aplikacioni, aktualisht për një maksimum prej 4 pjesëmarrësish.
Ky update aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur dhe do të zhbllokohet, por është e mundur të regjistroheni në programin “Become a Tester“, i hapur për ata që përdorin sistemin operativ Android për të propozuar veten si testues për përditësimet e WhatsApp.