Te kalosh kohën e lirë pas PC apo smartphone ju ben palumtur
Sipas një grupi studiuesish të udhëhequr nga psikologu Jean Twenge, adoleshentët dhe të rriturit që kalojnë më shumë orë ngjitur në një smartphone ose PC kanë një rrezik të dyfishtë për të qenë të pakënaqur dhe te pa lumtur.
Një punë që na kënaq. Një familje që nuk na shkakton probleme. Disa miq që nuk na bëjnë kurrë të ndihemi të vetëm. Elementet që përcaktojnë nivelin tonë të lumturisë janë të ndryshme. Dhe shpesh është thjesht një çështje se sa jemi të gatshëm të pranojmë me filozofi disa shqetësime që jeta mund të na paraqesë. Megjithatë, ka një hollësi të mëtejshme për t’u marrë në konsideratë: si e shfrytëzojmë kohën e lirë – edhe pse edhe koha eshte bere nje gje e rrallë kohët e fundit – që kemi në ditët tona?
Pakënaqësia pas ekranit
Duket se nga përgjigjja e kesaj pyetje mund të kuptojmë shumë pse ndonjëherë nuk jemi të kënaqur. Psikologu i Universitetit të San Diegut Jean Twenge se bashku me koleget e tij zhvilloi një studim mbi zakonet e një milion adoleshentëve amerikanë, me qëllim që të përcaktohej ekzistenca e një lidhjeje mes përdorimit të tepruar të smartfonëve dhe PC-ve në kohën e tyre të lirë dhe pakënaqësine e të rinjve dhe të rriturve. Mjeku gjithashtu paraqiti konkluzionet e saj në një artikull të botuar nga Fast Company.
Një kohë e lirë e përdorur keq
Të dhënat janë marrë nga një sondazh i kryer që nga viti 1991 mbi rininë amerikane dhe i quajtur “Monitoring the future“. Përfundimi i arritur nga grupi studimor Twenge është se të rinjtë që deklarojnë një përdorim më të madh ne smartphne dhe për këtë arsye kalojnë shumicën e kohës së lirë të angazhuar në aktivitete që përfshijnë përdorimin e një ekrani, kanë një rrezik të dyfishtë për të qenë te pakënaqur më vonë. Arsyetimi i shenjave të kundërta për ata që takojnë njerëz, bëjnë sport, lexojne apo edhe bëjnë detyrat. Për të demonstruar këtë prirje ka edhe eksperimente në të cilat njerëzit u kërkohet të largohen nga Facebook për një javë. Rezultati ishte një reduktim i ndjeshëm i ndjenjës së depresionit apo vetmisë që krijohej në përdoruesit e kompulsiv të rrjetit social.
Lexo: SEOZOOM, nje studim i sakte i faktoreve ranking 2017 per t’ju ndihmuar ne pozicionimin ne 2018
Adoleshentët dhe të rriturit, i njejti fat
Korrelacioni i krijuar nga ky studim është padyshim shqetësues pasi ky brez i adoleshentëve është sigurisht ai që shpenzon më shumë kohë para smartphone pasi që kur ka lindur ka lindur me celular. Fenomeni, megjithatë, përfshin edhe të rriturit: kush sot eshte me shue se 30 vjec në përgjithësi janë më pak te lumtur se 15 vjet më parë (këtu kemi folur tashmë për fenomenin për grupmoshat më të avancuara). Edhe për të moshuarit, koha e ekspozimit ndaj ekraneve është rritur ndjeshëm. Kjo gjithashtu ndikon në aktivitetin seksual që është reduktuar në vitet e fundit me pasoja në lumturinë e individëve. Rënia filloi në vitin 2000 për të rriturit dhe në vitin 2012 për adoleshentët.