SWOT, analiza që ç’do biznes duhet ta bëjë
Analiza SWOT është një tjetër analizë e përdorur për të identifikuar përparësitë dhe dobësitë e një biznesi. Gjithashtu mund të identifikoni mundësitë e hapura për ju dhe kërcënimet me të cilat përballeni në treg.
Duke e përdorur në kontekstin e një biznesi, ju ndihmon për të patur një vënd të qëndrueshëm në tregun që ju jeni pjesë. Duke e përdorur në kontekst personal, ju ndihmon të zhvilloni karrierën tuaj duke identifikuar talentet, aftësitë dhe mundësitë tuaja.
Ajo që e bën SWOT-in vecanërisht të fuqishme është se më një analizë të saktë mund t’iu ndihmojë të zbuloni mundësitë që ju keni në dispozicion për t’i shfrytëzuar , duke kuptuar dobësitë e biznesit tuaj ju mund të menaxhoni dhe t’iu paraprini kërcënimeve. Përmes analizës SWOT ju do të jeni në gjëndje të dalloni veten nga konkurentët tuaj, në mënyrë që të konkuroni me sukses në tregun tuaj.
Si të bëni një analizë SWOT?
E krijuar nga Albert S. Humphrey në vitet 1960, kjo analizë vazhdon të jetë po aq e dobishme sa atëherë.
Përparësitë dhe dobësitë shpësh janë faktorë të brendshëm të organizatës, ndërsa mundësitë dhe kërcënimet zakonisht lidhen me faktorët e jashtëm. Për këtë arsye, SWOT nganjëherë quhet Analiza e Brendshme-Jashtme dhe Matrica SWOT nganjëherë quhet IE Matrix.
Strength (Pikat e forta): Përparësitë tregojnë se cfarë e dallon organizatën nga konkurenca: një markë e fortë, një bazë klientësh besnikë, një bilanc i fortë, teknologji unike e kështu me radhë. Merrini parasysh pikat tuaja të forta si nga perspektiva e brëndshme, ashtu edhe nga pikëpamja e klientëve tuaj apo agjentëve që ju keni në treg. Nëse keni vështirësi në identifikimin e këtyre pikave provo të shkruash një listë të karakteristikave të organizatës tënde. Disa prej tyre duhet të jënë pika të forta. Duhet të bëni dallimin mes pikave të forta dhe pikave të domosdoshme. Për shembull, nëse të gjithë konkurentët tuaj ofrojnë produkte më cilësi të lartë, atëherë një proces i prodhimit me cilësi të lartë nuk është një forcë në tregun e organizatës tuaj, është një domosdoshmëri.
Weaknesses (Pikat e dobëta): Dobësitë e ndalojnë një organizatë që të performojë në nivelin e saj më optimal. Ato janë fusha ku biznesi duhet të përmirësohet për të qënë konkurues. Këto fusha mund të jenë: kthimi i investimit, nivele të larta borxhi, një zinxhir furnizimi joadekuat ose mungesë kapitali. Është më mirë të jesh realist tani dhe të përballeni me të gjitha të vërtetat e pakëndshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Opportunities (Mundësitë): Mundësitë i referohen faktorëve të jashtëm të favorshëm , të cilët një organizatë mund t’i përdorë për t’i dhënë asaj një avantazh konkurrues. Mundësitë e dobishme mund të vijnë nga gjëra të tilla si: ndryshimet në teknologji dhe në tregje si në një shkallë të gjerë dhe të ngushtë.Ndryshime në politikën e qeverisë në lidhje me fushën tuaj.Ndryshimet në modelet sociale, profilet e popullsisë, ndryshimet e jetesës,ngjarjet lokale…etj.
Një qasje e dobishme kur shikoni mundësitë është të shikoni pikat tuaja të forta dhe të pyesni veten nëse këto hapin ndonjë mundësi apo jo. Nga ana tjetër, shikoni dobësitë tuaja dhe pyesni veten nëse mund të krijoni mundësi duke i eliminuar ato.
Threats (Kërcënimet): Kërcënimet i referohen faktorëve që kanë potencial të dëmtojnë një organizatë. Këto kërcënime mund të vijnë nga konkurenca, nga ndryshimet politike, nga ndryshimet klimaterike…etj.
Qëllimi i një analize SWOT është të paraqesë rrugët e reja për një kompani dhe t’i paraprijë kërcënimeve . Përmesa kësaj analize mund të krijohen strategji potenciale duke kombinuar faktorë të ndryshëm.
Analiza SWOT: shembull praktik
Mënyra më e mirë për të kuptuar se si funksionon analiza SWOT është të lëvizësh nga teoria në praktikë. Në internet mund të gjeni shumë shabllone që mund të shkarkoni falas, siç janë ato që gjeni këtu. Zgjidhni modelin grafik që duket më funksional (gridat klasike të ndara në katër pjesë të barabarta janë gjithmonë të mira) dhe përdorini për të punuar me ekipin tuaj.
Më poshtë është një analizë SWOT hipotetike e dizajnuar për Mc Donald’s. Në përputhje me atë që thamë më sipër, në katër divizorët shohim skemën e kompletuar, pikave të forta, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve.