Smartphone do të zhduket, më shpejt se sa mendoni. Dhe bota nuk do të jetë më e njëjta
Një ditë, jo shumë shpejt – por më shpejt se sa mendoni – smartphoni do të zhduket krejtësisht, në të njëjtën mënyrë sic ndodhi me fax-et.
Rrini të qetë: ndoshta do të duhet të paktën një dekadë për një revolucion të smartphone-ve.
Megjithatë, pjesë-pjesë, themelet për zhdukjen e smartphone janë në ndërtim e sipër. Dhe “muratorët” janë Elon Musk, Microsoft, Facebook, Amazon, dhe një numër i pallogaritshëm i startups që ende kanë një rol për të luajtur.
Dhe fajtori do të jetë inteligjenca artificiale.
Dhe më lejoni t’ju them: kur dhe nëse smartphone vërtetë do të vdesë, atëherë bota nuk do të jetë si më parë. Jo vetëm në aspektin e produkteve individuale, por në kuptimin se si ne me të vërtetë jetojmë jetët tona të përditshme dhe ndoshta në kuptimin e vetë njerëzimit.
Këtu është një vështrim i shkurtër në rrugën e ngadalshme dhe të pandalshme të zhdukjes së smartphone-ëve dhe si do të shfaqet bota post-smartphone.
Afati i shkurtër
Njerëzit mendojnë për iPhone dhe smartphones të tjera frymëzuese si këto si pajisje revolucionare –mjaftuseshëm të vogla për t’i marrë me vete ato kudo, mjaft të fuqishëm për të menaxhuar një numër të madh të aktiviteteve të përditshme dhe mjaft të pasur me një mix kamerash dhe sensorë GPS për përdorimin e aplikacioneve si Snapchat dhe Uber.
Por konsideroni smartphone nga një tjetër perspektivë: PC dhe laptopë përbëhen nga një kombinim i mouse, tastierës dhe monitorit. Smartphone thjesht e mori atë si model, e reduktoi atë dhe bëri input virtual dhe të ndjeshëm ndaj prekjes.
Merrni, për shembull, Iphone X. Është i bukur me një ekran të habitshëm pa kënde dhe me një fuqi reale brend. Është mbresëlënës, por është më shumë një përmirësim sesa një revolucion.
Në mënyrë domethënëse, edhe pse, iPhone, ashtu si dhe Galaxy S8, kanë një asistent virtuale që Apple, Samsung & Co (edhe Amazon mbi të gjitha, edhe pse nuk prodhon smartphones) premtojnë se një ditë do t’ju lejojnë të kontrolloni çdo funksion të vetëm dhe app me vetëm zërin tuaj. Gjithashtu do të vënë në dispozicion një version të ri të kufjeve të realitetit virtual Gear VR, i zhvilluar në bashkëpunim me Facebook Oculus.
Dhe ndërsa pajisjet si Amazon Echo, Sony PlayStation VR dhe Apple Watch vazhdojnë të gëzojnë sukses të kufizuar por të konsiderueshëm, ne do të shohim më shumë kompani të mëdha dhe të vogla të teknologjisë të bëjnë më shumë eksperimente në valën tjetër të ndërfaqeve kompjuterike.
Afatmesëm
Në afat të mesëm, të gjitha këto teknologji të ndryshme eksperimentale dhe në fazën e parë do të fillojnë të marrin formën e diçkaje të njohur, por të çuditshme. Microsoft, Facebook, Google dhe Magic Leap, të mbështetur nga Google, po punojnë për të ndërtuar kufje autonome për realitetin e shtuar, të cilat projektojnë imazhe të detajuara 3D direkt në sy. Flitet se edhe Apple është duke punuar për këtë projekt.
Alex Kipman i Microsoft kohët e fundit ka thënë se realiteti i shtuar mund të zëvendësojë smartfone-ët, televizorët dhe çdo gjë tjetër që ka një ekran.
Në këtë pikë, nuk është më e nevojshme që të mbani një pajisje në xhepin tuaj, nëse të gjitha thirrjet, bisedat, filmat dhe lojrat projektohen drejt në sytë tuaj dhe mbivendosen në botën rreth jush.
Në të njëjtën kohë, gadgets si Amazon Eco ose AirPods i Apple bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në këtë botë.
Për shkak se sistemet e inteligjencës artificiale si Siri i Apple, Alexa i Amazon, Bixby i Samsung dhe Cortana i Microsoftit, do të bëhen më inteligjent dhe do të jetë një rritje jo vetëm e personave që flasin me kompjuterat, por të kompjuterave që na japin përgjigje.
Me fjalë të tjera, kompjuterët do të ndërhyjnë me shqisat tuaja, më shumë se ata tashmë bëjnë, me shikim dhe dëgjim të ndërmjetësuar nga teknologjia.
Është pak e frikshme.
Mendoni se çfarë mund të thotë një problem teknik i Facebook në një botë ku nuk kontrolloni vetëm atë që lexoni në telefon, por atë që shihni në botën rreth jush. Çfarë mund të bëjë një haker.
Premtimi, megjithatë, është një botë në të cilën jeta dhe teknologjia përzihen pa ndërprerje. Kompanitë kryesore të teknologjisë premtojnë se kjo e ardhme do të thotë një botë më pak e dekoncentruar nga teknologjia dhe më shumë ekuilibër, pasi bota fizike dhe digjitale bëhen e njëjta gjë. Varet nga ju që të vendosni se çfarë efekti ju bënë e gjithë kjo.
E ardhmja, e çmendur
Megjithatë, të gjitha investime e 2-3 viteve të ardhshme bazohen në gadget që duhet të vishen, madje edhe pse bëhet fjalë për vetëm një palë syze. Disa nga progreset më të çmendura, më të zhvilluara dhe më të paparashikueshme shkojnë edhe më tej – me kusht që të jeni të gatshëm të prisni edhe disa dekada.
Këtë javë kishim mundësinë të shihnim Neuralink, një kompani e re e sponsorizuar nga Musk me qëllim ndërtimimin e kompjuterave në trurin tonë nëpërmjet “vargut nervor”, një teknologji që është ende në fazën fillestare, e ndërtuar në kokën tonë për ta lidhur atë me një kompjuter.
Është hapi i ardhshëm, i cili shkon edhe më tej se bashkimi i botëve dixhitale dhe fizike, meqenëse njeriu dhe makina bëhen një gjë e vetme. Duke supozuar se teknologjia të funksionojë – dhe shumë njerëz të mençur besojnë se kjo do t’a bëjnë të funksionojë – kjo është pika finale më logjike e rrugës në të cilën na kanë vënë smartphone-ët. Nëse smartphone na kanë dhënë akses në informacionet dhe realiteti i shtuar vë informacionet para nesh kur na nevojiten, atëherë vendosja e vargjeve nervore në trurin tonë thjesht ndërton hendekun.
Musk tha se kjo ndodh për shkak se zhvillimi i inteligjencës artificiale – themeli i shumë teknologjive të tjera, duke përfshirë këtu asistetin vokal dhe realitetin virtual – kjo do të thotë se njerëzit duhet të “zhvillojnë” veten e tyre për të qënë në këtë mënyrë në një hap me makinat.
Nëse kjo ide ju intrigon, futuristi Ray Kurzweil është zëri kryesor I kësaj teme.
Ideja e bashkimit njeri / makinë është i frikshëm, me shkrimtarët science fiction, teknologë dhe filozofë të cilët kanë një arsye të mirë për të pyetur veten se çfarë është ajo që na bën të jemi qenie njerëzore. Në të njëjtën kohë, ideja është aq e re saqë askush nuk e di se si do të jetë në praktikë kjo botë.
Pra, kur smartphone të vdesë, do të jetë në të vërtetë fundi i një epoke nga më shumë se një pikëpamje.
Do të jetë fundi i pajisjeve që mbajmë gjithmonë me vete në mënyrë pasive dhe fillimi i diçkaje që lidh organet tona drejtpërdrejt me rrjedhën dhe fluksin e informacionit digjital. Do të jetë … e çuditshme.
Megjithatë, shumë teknologë tashmë thonë se smartphones na japin superfuqitë me qasje në dije, në urësi dhe në aftësi përtej gjithë asaj që natyra na ka dhënë. Në një farë mënyre, rritja dhe zhvillimi i mendjes njerëzore do të jetë superfuqia përfundimtare.
Ose ndoshta jam vetëm një optimist.