S’keni memorie? Do të thotë që jeni me të vërtetë të zgjuar dhe smart
Kujtesa jonë e paqëndrueshme është edhe ajo që na bënë të jemi më të zgjuar: që sot mos të mbash mënd gjërat është bukur
Sa herë keni menduar: “Si është e mundur të jem kaq e pakujdesshme!”. Dije se nga sot mund të kesh vetëm krenare për kujtesën tënde që bën kaprico.. Dhe jo sepse po e themi ne, por sepse është shkenca ajo që po bërtet me zë të lartë.
Si ishte e mundur kjo në një botë ku ato që fitojnë janë aktorja si Sharon Stone apo modelja Karlie Kloss? Gratë me një IQ mbi mesataren të cilat na bëjnë ‘me djersë’ çdo herë që i dëgjojmë zërin, për të mos përmendur edhe bukurinë e tyre të jashtëzakonshme!
Por ne njerëzit e zakonshëm tani mund të vëmë shpirtin rehat, sepse kemi një inteligjencë më të lartë. Sigurisht, zonjat e kalibrit të lartë me një inteligjencë superiore nuk kanë harruar kurrë çelësat e shtëpisë në bravë, nuk kanë harruar kurrë furrën ndezur kur kanë dal nga shtëpia, të ujisin lulet para se të nisen pvr pushime, apo të harrojnë të hedhin ilacin e rrobave ndërsa kanë ndezur lavatricen. Por ne po, ne i kemi bërë dhe vazhdojmë t’i bëjmë! Ndryhse nga ata, të paktën mund të themi se i kemi provuar të gjitha.
Shkurtimisht, mjaft me këto probleme, sepse harresa e gjërave është simptomë e inteligjencës. Sipas rezultateve të një studimi nga Universiteti Kanadez i Torontos, njerëzit që harrojnë lehtë detajet ose datat e rëndësishme kanë më shumë gjasa të mësojnë më shumë. Pra, kur dikush ju akuzon se jeni të hutuar ose nuk i kushtoni vëmendje kësaj apo asaj dickaje në veçanti, ju duhet të ndaloni veten tuaj të zënë nga faji, sepse harresa është një shenjë e madhe dhe fleksibël e inteligjencës.
Në qoftë se një ekip i neurologëve ekspert beson se të harroni gjërat është një funksion i duhur i trurit tonë i nevojshëm jo vetëm për të lejuar marrjen e informacioneve të reja, por edhe për të bërë lidhje midis koncepteve të ndryshme. Për të justifikuar veten ju mund të kujtoni shkencën dhe të theksoni se tani është e sigurt dhe e vendosur që të pakujdesshmit kanë performancë problem-solving dhe multitasking më të lartë, si dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të përshtatur sjelljen e tyre në bazë të rrethanave.
Kodin e kartës së bankomatit nuk e fiksoni dot? Kjoë shtë për shkak se truri është shumë i zënë duke menduar për gjëra të tjera që janë shumë më të rëndësishme. “Memoria e paqëndrueshme“, domethënë ajo që harron më shpejt, është gjithashtu ajo që garanton një efekt booster (mburrjeje) dhe përshpejton të mësuarit.
Ja se si funksionon. Në praktikë, pjesa e të mësuarit e trurit është një enë e vërtetë që nëse e mbushni deri në grykë derdhet, kështu që informacioni nuk mund të gjejë më shumë hapësirë për t’u ruajtur. Por kjo lloj “hapësire ruajtëse” është kaq e mençur saqë është në gjendje të zbatojë vetë procesin e zbrasjes për të mundësuar marrjen e informacioneve të reja.
Nuk është vetëm kaq, sepse hulumtimi konfirmon gjithashtu se, përveç kapacitetit së kujtesës, eliminimi i informacionit gjithashtu lejon edhe përmirësimin e performancës analitike: do të thotë se të gjithë ata që gjithmonë harrojnë çdo gjë, janë edhe ata që dinë si të reagojnë më shpejt ndaj ndryshimeve që jeta i ballafaqonë me të mira dhe të këqijat e saj. Nuk është edhe kaq keq, si mendoni?
Shkurtimisht, harresa është një proces tërësisht e natyrshme dhe siguron rritjen dhe shpejtësinë e aftësisë për të mësuar.
Le të bashkohemi të gjithë harraqët e botës: mjaft duke menduar se miku ynë është i trendy vetëm sepse nuk harron kurrë një ditëlindje, sepse në të vërtetë ti je më i zgjuari dhe më smart!