Simboli indian që bllokon iPhone dhe iPad, si të mbroheni (dhe si të zgjidhni problemin)
Një karakter në gjuhën telugu është i aftë të bllokojë pajisjet mobile të Apple. Dhe disa “trolls” po e përhapin atë nëpërmjet mesazhit apo Twitter, thjeshtë për të krijuar telasheve. Por ka disa hile për t’i shmangur ato
Vetëm një simbol
Në teori është vetëm një simbol indian, por ka aftësinë për të bllokuar iPhone dhe iPad. Pak ditë më parë ishte zbuluar një bug i ri që godet të gjitha iOS, sistemi operativ i iPhone dhe iPad, por që mund të ketë pasoja në të gjithë konstelacionin Apple, nga Mac ne Watch duke kaluar nëpërmjet Tv. Ai është një karakter në Telugu , një gjuhë e Indisë Jugore, dhe është shumë e lehtë për t’a përhapur: thjesht dërgojeni në ndonjë mesazh dhe dëmi u bë. Ky aspekt e bën atë të duket veçanërisht i dëmshëm: nuk është një bug i pakontrolluar, nuk është një nga ato viruseve që lëviz poshtë ferrave si shumë të tjerë, por një shaka me shije të keqe i bërë me vendimin për të krijuar vështirësi përdorimi tek të tjerët. Shumë tigër të tastierës kanë menduar të futin simbolin e mosmarrëveshjes kudo dhe infeksioni po përhapet si zjarri. Disa njerëz e dërgojnë si sms ,kush në chat Whatsapp apo edhe në grupe, dhe ka edhe më keq, ata që e fshehin brenda emrit të tyre në Twitter ose në Uber. Bug në fakt është në përmasa globale, por godet vetëm sistemet e Apple: kush ka Android, apo punon nga një PC mund t’a përhapi pa problem dhe që askush nuk mund t’ja bëjë t’a paguajë me të njëjtën monedhë. Efekti i simbolit është i menjëhershëm. Mjafton të merrni një mesazh që përmban këtë karakter fyes dhe t’ju bllokojë aplikacionin që përpiqet ta tregojë atë ose akoma më keq të bllokojë tërë sistemin. Në rastin e kompjuterave, vetëm aplikacioni do të shkojë në crash dhe do të përpiqet vazhdimisht për t’u rihapur. Për iOS, është më keq. I gjithë sistemi operativ mund të bllokohet derisa të ndërhyjmë në mëryrë të forcuar. Natyrisht, edhe pse shumë e kanë marrë atë për një shaka, në realitet nuk ka asgjë për të qeshur. Marrësi i virusit rrezikon që të rikthejë telefonin në gjëndje fillestare dhe nëse nuk ka një backup humb të gjitha të dhënat. Për t’i bërë gjërat edhe më keq është fakti se Apple nuk ka nxjerrë ende një azhornim për të zgjidhur problemin: vetëm versioni i ardhshëm iOS, 11.3, është i imunizuar, por ai do të lëshohet në pranverën e ardhshme. Duke pritur për një azhurnim më të shpejtë , këtu kemi një material se si të mbroheni nga një shaka që nuk e bën askënd të qeshë.
Si të mbroni veten
Është e bezdisshme, por për të mbrojtur vetveten, duhet të çaktivizojmë njoftimet, ato menutë që shfaqen në pajisjet mobile rrezikojnë bllokimin e gjithë sistemit. Pastaj shkoni te Settings (ikona me rrotën), zgjidhni Njoftimet dhe pastaj See First. Këtu zgjedhim “Kurrë ”. Nga tani e tutje për të kontrolluar mesazhet që do të duhet të shkosh direkt në aplikacionin. Është e bezdisur, siç e thamë, por gjithmonë më mirë se të na bllokojnë gjithçka. Nëse mendojmë se dikush mund të na dërgojë simbolin indian përmes një aplikacioni të veçantë, mund të zgjedhim të bllokojmë jo të gjitha njoftimet, por vetëm atë të aplikacionit të caktuar. Ne gjithmonë shkojmë te settings, zgjedhim njoftimet dhe pastaj zgjedhim aplikacionin që mund të përhapë bug-un. Nga këtu, anulojmë njoftimet.
Nëse merrni virusin
Në rast se karakteri i inkriminuar është pranuar dhe kjo ka përfunduar në njoftimet, iPad dhe iPhone do jenë dëmtuar. Eshtë e domosdoshme të shmanget restart i sistemit dhe të presësh. Nëse jeni me fat, pajisjet do të bëjnë gjithçka vetë në pak minuta. Nëse ka ardhur nëpërmjet aplikacionit të Mesazhit, është mirë të fshini bisedën fyese. Pastaj hapni settings (ikona me rrotën), pastaj zgjidhni General dhe më pas Conversations dhe në fund Edit që shfaqet djathtas lart në ngjyrë blu. Dhe më pas e fshijmë.
Si ta rindizni iPhone dhe iPad
Në rast se iPad dhe iPhone nuk riaktivizohen dhe mbeten të bllokuara në logon e Apple, e vetmja gjë që duhet të bëni është të kaloni në modalitetin DFU (Device Firmware Update) dhe të ktheni telefonin në gjëndjen fillestare. Nuk është e komplikuar, por do të kemi nevojë për një kompjuter me iTunes. Hapat e ndryshëm janë publikuar në faqen e internetit të Apple. Mjafton të ndiqni të gjitha hapat dhe telefoni rikthhet në gjëndjen normale. Nëse dëshironi, mund të shkoni edhe në beta të versionit të ri të sistemit operativ që do të dalë vetëm në pranverë, por nuk ju rekomandojmë t’a bëni. Duke qenë një version i paqëndrueshëm, rrezikoni të shmangni simbolin indian, dhe të krijoni probleme të tjera.
Fshini bisedën
Për të fshirë plotësisht bisedën fyese nga aplikacioni si WhatsApp, Instagram, Snapchat ose Twitter, duhet të përdorim një kompjuter ose një pajisje Android. Këto janë me të vërtetë të imunizuar. Pastaj e çinstaloni aplikacionin nga pajisja dhe pastaj hyni në llogarinë nga aplikacioni ose browser dhe fshini mesazhin. Dhe ja u bë.
Lexo edhe: Blockchain është risi më e rëndësishme e 30 viteve të fundit