Keni nje restorant? Si te terheqim klient ne rrjetet sociale…
Te komunikosh ne rrjetet sociale per aktivitetin e nje restoranti, nuk eshte e thjeshte; ketu do te gjeni disa keshilla te cilat mund t’ju ndihmojne ne menyren me te mire.
Rregullat e marketingut persa i perket restoranteve sot kane ndryshuar. Harroni venien e nje tabele te thjeshte me rreklame apo me lajmerime neper flete apo radiot lokale, rrjetet sociale jane bere tashme nje prioritet per zhvillimin e biznesit te shume restornateve duke u bere kshu nje nga mjetetet kryesore per marketingun.
Klienti perpara se te zgjedhi nje restorant lexon me kujdes, kerkon neper rrjetet sociale, shpeshhere influencohet nga te tjeret, here te tjera ndikohen nga reklamat dhe ofertat qe lexojne ne rrjet; restornatet duhet te propozojne nje eksperience te vertete dhe jo nje produkt apo sherbim te thjeshte. Nuk flitet vetem per te vene nje foto te pjatave qe te terheqin dhe te bejne te rrjedhi leng nga goja, por t’i drejtohesh nje publiku specifik dhe te krijosh nje lidhje, nje raport me te.
Ja disa keshilla per te zbatuar strategjite e marketingut te mediave sociale, kjo bote magjike, dhe per ta bere sa me te “uritur” komunikimin.
Mos shit. Trego, sic tregohet nje histori
Faqet sociale te nje restoranti nuk jane thjesht nje vetrine ku ti kerkon te shesesh produkte. Nje restorant ka nevoje te tregohet, sic tregohet nje histori, shpjegohet, dhe jo vetem thjesht te reklamohet. Cfare i intereson klientit me shume? Ajo qe i serviret ne tavoline. Te jesh unik ne tregim mund te beje vertete dallimin.
Eshte e vertete, kur postojne ne rrjetet sociale, pjatat ta bejne me sy, por ndonjehere fjalet ndihmojne ne stimulimin dhe perkujdesjen e oreksit.
Tregoni cfare ka ne pjate, si pergatitet, dhe cdo ndjekes i juaji do t’i pelqente te vinte ta provonte.
Fokusohuni ne karakteristikat e pjates tuaj
Pjatat jane me kalori te pakta, per vegetarian, vegan? Per femije per te rritur, gatim shqiptar gatim i huaj, duhet thene, duhet treguar per t’i dhene me shume dukshmeri. Per kete eshte e rendesishsme te theksojme disa nga karakteristikat e pjatave dhe te nenvizojme se cilat jane cilesite/karakteristikat e cdo recete tuajen.
Veni ne dukje oferten e menuse tuaj, qe respekton ate qe vuan nga alergjia, ose theksojme ata qe jane vegjetariane, te vegjelit, ose theksojme ushqimet bio qe ne Shqiperi kohet e fundit shkone shume ne mode. Ushqimet e sezonit, freskine e produkteve, te gjitha keto jane pike te forta qe ndihmojne shuje per te bere te tjeret te flasin per ju per aktivitetin tuaj.
Beni te thjeshte porosine dhe rezervimin e tavolinave. Gjithashtu i rendesishem eshte te shfaqni qarte numrin e telefonit, adresen tuaj, email apo link qe mundesojne shperndarjet porosite taxi, duke i thjeshtuar keshtu cdo kujt mundesine per te porositur nje pjate apo qofte edhe vetem informacione.
Ofro eksperienca te reja, prezantoji
Te komunikosh te prezantosh vete biznesin tend do te thote shume. Mundesia per te eksperimentuar dicka te re, apo te provosh te japesh nje sherbim unik mund te fitosh dhe bindesh klientin.
Publiko dhe shpernda oferta speciale (bej kujdes ne menyren se si i propozon)
Okazion special, weekend apo menu disponueshem vetem per nje periudhe te limituar, keto te fundit jane nje okazion dhe teknike e mire per te terhequr klient te rinj. Rendesi ka te citoni te gjitha informacionet duke mos lene asgje te rastit. Citoni qe jane te lutur pe rte bere rezervimin sepse per te shijuar keto pjata te cilat jane vetem per disa dite eshte nevoja e ne rezervimi, me mire thuajeni perpara.
Inkurajoni klientet te shperndajne publikimmin tuaj.
Beni nje sconto atyre qe shoendajne publikimet tuaja, trended food porn, eshte nje rruge mjeshtre per restorantet; bejini klientet brand ambassador eshte hapi I pare per te bere nje “fjale mbas fjale”. Shperndarja e informacionmit fjale mbas fjale eshte gjithmone marketing me I mire qe mund te behet.
Nxisni klientet qe sapo kane ngrene, te publikojne duke vene hashtag, ju mund ti ofroni ndonje pije nje kafe apo skonto ne kembim. Cdo kanal shperndarje eshte nje fitim per ju.
Tregojuni cfare ndodh mbrapa kuintave
Te gjithe jane kureshtar te shohin cfare behet ne kuzhine, si pergatiet nje pjate dhe kush fshihet ne kuzhine. Per kete arsye krijoni imazhe te shefit apo video qe tregojne se si realizon pjatat e tij, apo tregoni furnizuesit ku ju merrni produktet per restorantin, eshte nje arme e forte per sherbimin e komunikimit per nje restorant. Sa here kemi degjuar “kushedi me cafre mishi e ben….kushedi se ca i fut brenda…apo jo?
Ne kete menyre ju do te jepni informacione interesante klienteve tuaj, por mbi te gjitha do t’i jepni mundesine per te qene me transparent.
Pamja eshte arma me e mire
Duket nje banalitet, por foto dhe video jane pika e forte per te forcuar nje imazh. Ja nje shembull me nje video reale.
Nuk eshte as e thjeshte as e veshtire per te vene ne praktike te gjitha keto, mjafton nje doze e mire kreative dhe nje doze e vogel perkujdesje, rezultati eshte i garantuar.
Miq ponar te restoranteve apo menaxher, jeni gati? Punon ne rrjetet sociale dhe na tregoni me art punen tuaj!