Si të shkruash artikuj të suksesshëm: Këshilla që i’u vijnë në ndihmë.
Ky artikull ka ardhur si pasojë e një pyetje të shpeshtë që më vjen ndërmend:
“A ka një skemë e cila krijon artikuj që i mbajnë lexuesit të angazhur dhe të jep mundësinë të marrësh vëmëndjen e duhur?”
Edhe pse nuk ka një formulë magjike janë disa elementë të zakonshëm dhe në mënyrë të përsëritur në artikujt që janë të suksesshëm .
Një artikull i suksesshëm gjithmonë ndikohet nga faktorët të pozicionimit dhe fuqia e autoritetit të perceptuar nga kreu ose nga nënshkrimi i autorit. Më pas, nga aftësia për të patur stakeholder të aftë për të promovuar propagandimin e tyre. Më poshtë janë identifikuar disa pika që duhen vlerësuar me kujdes gjatë shkrimit të artikullit që dëshironi të tregoni.
Asgjë e re. Përkundër asaj që mendoni, artikujt e sukseshëm shtojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që njerëzit tashmë e dinë. Përmbajtja më e suksesshme bie dakord me atë që njerëzit besojnë, duke i bërë ata të ndjehen më të sigurt dhe inteligjent. Njerëzit, edhe pse nuk e pranojnë qe e pëlqejnë lajmin si të tillë, ata e duan lajmin që konfirmojnë besimet e tyre.
Lexuesi nuk është budalla, është duke kërkuar për argëtim ose artikuj të shkurtër. Ndër ata që krijojnë përmbajtje është edhe miti i lexuesit të pamatur që beson në cdo gjë të mirëthënë dhe në një titull të mirë për të kapur klikimet. Këta lexues sigurisht ekzistojnë, megjithatë ata nuk janë të shumtë ose të dobishëm për të përhapur artikullin ose për të krijuar besueshmëri dhe pozicionim. Janë të shumtë ata që lexojnë por është e vështirë për ti aktivizuar.
Nëse nuk është e besueshme nuk do të funksionojë: është thelbësore popullariteti i atij që shkruan artikuj. Duhet të jetë një person i besueshëm, pasi besimi është një nga elementët kryesorë në tërheqjen e sa më shumë lexuesve.
Artikujt e sukseshëm nuk të thonë se cfarë të mendosh: tregimi narrativ më i fuqishëm të con në arsyetim që të mund të arrish vetë në konkluzion. Nëse ju e mbyllni artikullin me mendimin tuaj ose të atij që ju ka treguar historinë, besueshmëria do të bjerë. Tregimtarët e sukseshëm e dinë se si dhe çfarë të bëjnë që lexuesit të mendojnë në fund të tregimit pa e deklaruar atë.
Artikulli nuk i’u drejtohet të gjithëve. Njerëzit përkrahin një pikëpamje botërore dhe një stil të ngjashëm. Ju duhet të merrni pozicion që një audiencë e caktuar t’iu ndjekë dhe t’iu përkrahë. Mos shkruaj apo të posto video për t’i kënaqur të gjithë. Qëllimi juaj është të merrni feedback nga personat që kanë preference të ngjashme me ju. Duhet të qëndroni koherentë edhe përballë atyre që nuk e pëlqejnë si lajm, sepse gjithësecili e zgjedh vetë nëse do të bëhet ndjekësi jot në artikujt e tu apo jo.
Toni i zërit. Përmbajtja e suksesshme është e paketuar me mjeshtëri, çdo fjalë peshohet, çdo element shfaqet në kohën e duhur. Stili është vetë i përmbajtur. Duhet të kalibrohet në bazë të njerëzve që dëshironi të arrini dhe vendin se ku e publikoni. Kush është profesionist e di se asgjë nuk është e sigurt kur është fjala për vëmendjen e publikut, ka shumë elemente teknike, emocionale dhe stilistike të përfshira në dhënien e suksesit për një përmbajtje. Një stabilitet i caktuar në performancë garanton vetëm këto elemente: sasinë e publikut, besimin dhe autoritetin e perceptuar tek ata që krijuan artikullin. Pjesa tjetër është një përzierje e alkimisë dhe kënaqshmërisë së nevojave të lexuesit.
LEXO EDHE:Digital Marketing: Si mund t’iu ndihmojë të rritni shitjet