Si të menaxhojmë më mirë Social Reputation (5 hapa të thjeshtë)
Social reputation i juaj përcakton se si të tjerët e perceptojnë biznesin ose aktivitetin tuaj kur e kërkojnë atë në internet dhe në mediat sociale
Do t’ju pëlqente shumë të dinit se çfarë mendojnë njerëzit për ju ose kompaninë tuaj? Kjo është e thjeshtë, mjafton të pyesni. Por po në internet si t’a dimë? Kjo ndodh pak a shumë e njësojë.
Nëse ju pëlqen apo jo, edhe nëse vendosni të mos jeni të pranishëm në botën virtuale të mediave sociale, njerëzit do të vazhdojnë të flasin (ose do të bëjnë thashetheme) për atë që jeni dhe çfarë ju bëni. Nuk është e mundur të mos lëmë gjurmë në internet, prandaj është më mirë të jesh i pranishëm në mënyrën më të mirë dhe të bëni gjithçka deri sa të sigurohemi që “best of me” të jetë ashtu sic ne e dëshirojmë realisht.
Lexo edhe: Hapat për të krijuar një Social Media Plan në mënyrë profesionale
Rrjeti dhe social media, në fakt, mund të na ndihmojnë të paraqesim veten në mënyrë më të mirë dhe të nxjerrim në pah karakteristikat tona profesionale dhe personale. Reputacioni digjital përcakton se si të tjerët e perceptojnë kompaninë ose biznesin tonë kur bëjnë kërkime në internet.
85% e konsumatorëve besojnë vetëm në opinionet online dhe 49% e konsumatorëve kanë nevojë për një vlerësim prej të paktën katër yjeve përpara se të zgjedhin të besojnë një markë, produkt apo kompani.
Si të hulumtojmë, menaxhojmë dhe përmirësojmë reputacionin dixhital në 5 hapa të thjeshtë
Identifikimi i reputacionit tonë në rrjetet sociale, monitorimi dhe përmirësimi i tij është një operacion i arritshëm duke ndjekur disa hapa.
Rrjetet sociale në fakt krijojnë mënyra të reja për të bashkëvepruar me të tjerët dhe është shumë e rëndësishme t’i kushtohet atyre vëmendje e duhur. Rregulli numër një është mos të përdorim të gjitha kanalet sociale: të mos kesh një profil në një kanal social të caktuar është më mirë të mos e kesh një se sa ta kesh dhe t’a mbash joaktiv. Por le të shkojmë mbas radhës dhe të shohim së bashku se nga ku të fillojmë.
Lexo edhe: YouTube ndryshon: kanalet video bëhen me pagesë
Verifikoni social reputation tuaj
Është një nga gjërat e para që duhet të bëni për të kuptuar se çfarë thuhet rreth jush. Duke futur emrin tuaj ose atë të brand-it në Google, do të shihni link-et e lidhura me profilet në Facebook ose Instagram. Ju gjithashtu mund të kërkoni nëpër faqet e Facebook, të lexoni komentet dhe të shikoni gjeolokalizimin. Çdo gjë mund të jetë e dobishme për të kuptuar se si të riparoni gabimet dhe nga ku të filloni të konsolidoni një reputacion të mirë. Nga këtu shkojmë drejt pikës dy.
Vendosni se cili doni të jeni online
Duket gjëja më e parëndësishme, por është shumë e rëndësishme: vendosni se çfarë doni të tjerët të mendojnë për ju ose kompaninë tuaj.
Dëshiron të perceptohesh si një nga ekspertët në fushën tënde? Zgjidhni kanalet më të mira për audiencën tuaj duke publikuar përmbajtje interesante, të jeni gjithmonë të përpiktë dhe gjithëpërfshirës në përgjigje të komenteve, duke propozuar hulumtime dhe case study.
Lexo edhe: Katër leksione për të rekrutuar personat më të mirë për biznesin tuaj
Rëndësia e Social Media Policy
Monitorimi i vazhdueshmëm i aktiviteteve i të gjitha subjekteve që flasin për markën tonë (ose atë që po ndjekim) në mediat sociale është thelbësore. Sigurohuni që i gjithë ekipi të jetë në përputhje me identitetin dhe vlerat e kompanisë, ky është një hap i domosdoshëm për çdo aktivitet. Mënyra më e mirë për të bërë vetë punonjësit të vetëdijshëm është krijimi i një Social Media Policy të brendshëm, i cili shpjegon në mënyrë të detajuar punonjësve cilin qëndrim të mbajnë në profilet e tyre private, veçanërisht kur kanë të bëjnë me markën, me produktet apo me profilet institucionale.
Qëllimi i Social Media Policy është shumë e rëndësishme, pasi ajo tenton për të minimizuar dëmet e imazhit që kompania / organizata mund të kalojë si pasojë e përdorimit jo adekuat dhe jo të duhur të mediave sociale.
Harto një strategji ad hoc Social Media
Për të ruajtur besimin e përdoruesve të një shërbimi ose platforme online ndaj nesh dhe kompanisë sonë, ne duhet të planifikojmë aksione dhe përmbajtje ad hoc.
Në këtë rast, një strategji efektive duhet të sigurojë zgjedhjen e kanaleve të duhura sociale për të qenë të pranishëm, përmbajtje dhe tema mbi të cilat kompania ose marka dëshiron të fokusohet dhe përdorimi i fjalëve kyçe menjëherë të dallueshme. Krijimi i një reputacioni të drejtë social do të thotë të qepësh një kostum me porosi që na rri në mënyrë të përsosur. Asgjë nuk duhet t’ lihet rastit.
Ndihmoni veten me blog
Një shtytje e vogël nuk dëmton. Në qoftë se doni që marka juaj të shkojë lart duke shkallëzuar një nga një pozicionet në faqen e parë të Google, nuk ju mbetet vetëm se të fuqizoni dhe përmirësoni përmbajtjen e blog-ut. Krijo përmbajtje të vlefshme, duke respektuar diktatet e SEO dhe mbështetu me nxitjen e duhur dhe të domosdoshme të rrjeteve sociale.
(6) Comments
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 55560 more Info to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 56518 additional Information to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 28904 additional Info to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 49473 additional Information to that Topic: dokadigital.com/si-te-menaxhojme-me-mire-social-reputation-5-hapa-te-thjeshte/ […]