Si të lëmë përshtypje të mirë që në 7 sekondat e para
Çdo sipërmarrës e di se përshtypja e parë është e rëndësishme, por ju nuk mund ta dini se sa kohë keni në dizpozicion për të lënë një përshtypje. Brenda 7 sekondave të para të takimit, njerëzit krijojnë një ide të qartë se kush jeni madje disa studime sugjerojnë se mjafton një e dhjeta e sekondës për të filluar përcaktimin e karakteristikave siç është besueshmëria.
Një kohë që nuk është e mjaftueshme për të folur për historinë tuaj, për të joshur kontaktin tuaj të ri ose për të riparuar gabimet fillestare. Ndërsa sipërmarrësve të cilët përpiqen të bindin investitorë të mundshëm apo klientë nuk u jepet shanci për një takim të dytë në mënyrë që të mund të sqarojnë ndonjë keqkuptim. Pra, çfarë mund të bëni për t’u siguruar që të jepni një pamje të mirë për veten tuaj?
Shfrytëzoni sa më mirë një takim personalisht
Na jepen disa raste për të lënë shenjë, le të fillojmë me më tradicionalen: takoni dikë personalisht, qofshin këto takime me klientë apo evente të networking.
Vishuni dhe kurohuni për veten tuaj në mënyrë të përshtatshme. Kjo duhet të jetë e qartë, njerëzit do t’ju gjykojnë për pamjen tuaj shumë më parë se ata të fillojnë të flasin për veprimet apo bisedat tuaja. Pas të gjithave, duhet vetëm një fraksion sekonde për të filluar formimin e gjykimeve therëse, doktoresha Marcia Sirota thotë se ne gjithmonë e bëjmë këtë gjë: “. Nuk është problem për ne për të kuptuar pse një person është sjellë në një mënyrë të caktuar. Nuk e dimë; bëjmë një hipotezë të bazuar mbi imagjinatën tonë, mbi përvojat tona të kaluara ose mbi wishful thinking “.
Ju mund të filloni me këmbën e djathtë duke u veshur për eventin në mënyrë të përshtatshme. Edhe pse askush nuk dëshiron, në këto rrethana të jetë në qendër të vëmendjes, ato ekzistojnë dhe janë të pashmangshme; gjëra të vogla si psh flokët dhe trukimi mund të nxisin njerëzit të të shohin ty si një person më karizmatik.
Është treguar se buzëqeshja është një shenjë psikologjike e altruizmit (ndër korrigjimet e tjera pozitive). Kur u buzëqesh dikujt, ka me shumë gjasa që të frymëzoni besim, kjo ju bën të dukeni më i arritshëm. Buzëqeshja në ato shtatë sekondat e parë të takimit mund të jetë e mjaftueshme për të krijuar një përshtypje pozitive dhe një lidhje më të fortë.
Flisni ngadalë dhe qartë. Kur ju filloni të flisni me dikë për herë të parë, mos transmetoni sa më shumë informacione dhe sa më shpejt që të jetë e mundur: kjo mund të duket si një mënyrë që kërkoni për të bërë përshtypje sa më shpjet tek të tjerët, por në realitet kërcënon t’i trullosni ata. Në vend të kësaj, flisni ngadalë: do t’ju bëjë të dukeni më të mençur dhe do t’i jepni dëgjuesve tuaj më shumë kohë për të tretur se çfarë jeni duke thënë. Biseda në mënyrë të ngadaltë është gjithashtu një shenjë e besimit, e cila është thelbësore për të bërë një përshtypje të mirë që herën e parë.
Vështroni sjelljen tuaj: mbani një qëndrim të mirë, me supet e drejta dhe kokën lartë, do t’ju bëjë të dukeni më të sigurt dhe më të fuqishëm tek njerëzit e tjerë, duke përforcuar një imazh pozitiv. Gjithashtu mund të rrisë ndjenjat tuaja të besimit, duke ju dhënë më shumë fuqi në ndërveprimet tuaja.
Vendos në vitrinë atë që shet
Natyrisht, nëse keni një dyqan fizik ose një strukturë, do t’ju duhet gjithashtu një mënyrë për të bërë përshtypje klientëve të rinj dhe klientëve potencial të zonës tuaj. Para së gjithash, sigurohuni që keni investuar shumë në reklamën e biznesit tuaj; kjo është shpesh gjëja e parë që njerëzit do të kuptojnë nga dyqanin juaj. Do t’ju duhet të zgjedhni diçka kreative dhe origjinale në mënyrë që të dalloni veten nga konkurrenca, por edhe diçka që është në përputhje me markën tuaj.
Bëni që pastrimi të jetë një prioritet. Çdo shenjë e papastërtisë ose keqorganizim mund t’i largojë klientët nga dyqani juaj, edhe nëse e gjithë pjesa tjetër e ofertës suaj është e fortë. Sigurohuni që brenda, dyqani juaj të jetë aq i pastër sa të jetë e mundur dhe merrni kohë për të organizuar dhe për të pastruar pjesën e jashtme, lani dritaret, pastroni trotuarin, mbani parking-un në rregull. Në dyqanet e mëdha apo të ndotura, njerëzit supozojnë se nëse pronari i kompanisë nuk kujdeset për të, përse ata duhet ta bëjnë?
Punoni për të tërhequr vëmendjen e njerëzve – nuk mund të bëni përshtypje që herën e parë nëse nuk tërhiqni vëmendjen e klientëve potencialë. Shpenzoni pak më shumë kohë për të bërë dyqanin tuaj më tërheqës, duke pozicionuar artikujt tuaj më të mirë në vitrinë ose duke përdorur strukturën dhe ngjyrat për të bërë dyqanin tuaj “pop” krahasuar me dyqanet e tjerë që ndodhen në rrugën tuaj. Vini re se çfarë të tërheq vëmendjen kur je duke ecur apo kur je duke ngasur makinën dhe përpiquni të kopjoni detajet që përputhen me markën tuaj.
Një mikja ime zotëron një Boutique që shet veshje për femra unike dhe terheqese, por zbulojë se ideja e një “Boutique”, frikësojë disa konsumatorë afër target-it të saj. Për të treguar pamjen tërheqëse dhe çmimin e mallrave të saj, ajo shtoi një Alcôve pranë hyrjes kryesore që lejote që njerëzit të shihnin disa nga rrobat pa hyrë në dyqan – por shumë të tjerë hynin pasi shikonin disa nga rrobat që ishin jashtë.
Prezantoni një faqe interneti
Nëse kompania juaj ekziston kryesisht në mjedisin digjital, faqja juaj e internetit do të jetë mjeti kryesor për të lënë përshtypje. Vizitorët e faqes së internetit nuk përpiqen të lexojnë përmbajtjet në brendësi të faqes para se të bëjnë një vlerësim të shpejtë që i udhëheq ata të qëndrojnë apo jo, kështu që përpiquni të jeni konciz. Ju lejohen vetëm disa sekonda: vizitorët, në fakt, mund të marrin një ide nga faqja jote në vetëm 50 milisekonda. Një sllogan ose një titull konciz në krye të faqes kryesore duhet të lejojë konsumatorët të dinë saktësisht se çfarë mund të presin nga pjesa tjetër.
Përfshini foto dhe video që ndjellin një ndjenjë. Këto 50 milisekonda mund të mos jenë të mjaftueshme për të siguruar që një sllogan të lexohet; në të kundërtën, përpiquni të përcjellni emocionet dhe fuqinë e markës suaj përmes fotografive dhe videove. Një sipërmarrës që unë njoh ka treguar përkushtimin e kompanisë së tij ndaj mjedisit duke treguar fotot e ekipit të tij të vullnetarëve në një park kombëtar, së bashku me fotografitë e produkteve ekologjike të markës së tij. Kjo e humanizoi produktin dhe theksoi angazhimin e tij për një shkak.
Bëni faqen tuaj të përdoret në mënyrë intuitive. Vizitorët e rinj duhet të jenë në gjendje të mësojnë instinktivisht se ku mund të gjejnë produktet tuaja dhe të jenë në gjendje të lundrojnë lehtë, pa asnjë hezitimi. Nëse ata hutohen që në sekondat e para, ata do të largohen. Investimi në disa teste të përdorshmërisë mund të bëjë një ndryshim të madh në funksionalitetin e faqes tuaj dhe në mënyrën se si klientët potencialë ju shohin.
Pavarësisht, nga ana tjetër është e rëndësishme të punohet për të shmangur përballjen e pasojave të një përshtypje negative që herën e parë. Sa më shumë që praktikoni, aq më shumë do të jeni të sigurt për veten tuaj; dhe sa më shumë që të përgatiteni për ndërveprimet tuaja të ardhshme, aq më shumë do të keni në shënjestër qasjen tuaj.
Lexo edhe: Dy sekretet e suksesit të Warren Buffett dhe Steven Spielberg