Si të integroni Messenger në faqen tuaj ose eCommerce
Le të zbulojmë se si ta vendosim Messenger në Strategjinë tonë ChatBot, nëpërmjet disa hapave të thjeshtë dhe pa përdorur aplikacione të palëve të treta
Kur flasim për ChatBot, e kemi thënë disa herë, është gjithmonë e nevojshme të kemi një skenar të plotë se si do të integrohet brenda një strategjie marketingu. Pikërisht për këtë arsye ne nuk duhet të flasim vetëm dhe thjeshtë për ChatBot, por për ChatBot Strategy.
Messenger dhe Customer Chat Plugin
Ashtu si shumica e të punësuarve në këtë sektor e di, se Messenger lejon integrimin në brendësi të tij app të palës së tretë për të pasur një Bot që mund t’i përgjigjet pyetjeve të përdoruesit në një mënyrë pak a shumë “inteligjente”. Qasja e parë gjithmonë bëhet nga Messenger ose Facebook në një mënyrë organike ose me pagesë, për shembull nga një përmbajtje e sponsorizuar.
Në nëntor të vitit 2017 Facebook prezanton kodin Customer Chat Plugin, kodi i gjeneruar në kohë reale ju lejon të integroni në faqet e internetit ose në ecommerce një objekt interaktive me chat e Messenger, duke zmadhuar kështu përdorimin e tij.
Prej disa javësh, Customer Chat Plugin është aktiv në të gjithë botën për të gjitha Faqet Facebook, para se të ishte aktiv vetëm në A / B Test mode dhe jo në të gjitha shtetet.
Deri më tani ekzistonin mjete të palës së tretë që lejonin dërgimin e mesazheve nga faqet e internetit në account Messenger, por në fakt dialogu spostohej menjëherë në aplikacionin e mesazheve të menjëherëshme. Tani me Chat Pugin të Facebook-ut, ju mund të bëni që një person të ndërveprojë vetvetiu nga një faqe interneti, duke shkruar drejtpërdrejt në një box që dublikon funksionalitetin Messenger pa dalë kurrë nga faqja e internetit.
Nëse një ChatBot Strategy është aktive, ky integrim do të lejojë që të përfshijë më tepër njerëzit që janë në faqen tuaj të internetit, blogut ose edhe më mirë akoma në një eCommerce. Pasi ta keni kërkuar kodin tuaj, mund të personalizoni një badge të vogël me logon e Messenger në të cilën do të vendosni mesazhin e parë të mirëseardhjes për t’i treguar vizitorëve tuaj.
Kjo bisedë do të përfitojë shikimin organik dhe algoritmi do të rrisë peshën duke shfaqur përmbajtjet e faqes njerëzve që kanë bashkëvepruar me ne privatisht përmes mesazheve. Përveç kësaj, të gjithë njerëzit e përfshirë në një moment të dytë mund të konsultohen dhe të profilizohen përmes ChatBot.
Konfigurimi i Customer Chat Plugin
Deri më tani mbi 1.3 miliard njerëz përdorin Messenger çdo muaj.
Nga ky link zyrtar Facebook tani ofron mundësinë për të gjeneruar kodin për të integruar një chat Messenger në faqen tuaj të internetit ose eCommerce, të pajtueshme në versionin desktop dhe celular. Konfigurimi i Plugin është gjithashtu i arritshëm nga Parametrat -> Platforma e Messenger -> Customer Chat Plug-in
Krijimi i kodit mund të konfigurohet disa herë, qëllimi i kësaj procedure është të lehtësojë gjenerimin e kodit që duhet të integrohet në faqen e internetit ose eCommerce.
Në hapin e parë të konfigurimit ju kërkohet të zgjidhni gjuhën e plugin, zgjidhni gjuhën e dëshiruar dhe shkoni përpara. Mund të personalizoni menjëherë Mesazhi e mirëseardhjes, shkruani një përshëndetje ose një thirrje veprimi tërheqëse me qëllim që të mundësoni aktivizimin e bisedës.
Hapi i dytë na lejon të vendosim treguesin e kohën mesatare të përgjigjes midis atyre që janë në dispozicion. Nëse ne kemi një ChatBot aktiv ne mund të vendosim fjalët që shihni në imazhin më poshtë.
Ne gjithashtu kemi mundësinë të ndryshojmë ngjyrën e badge me logon e Messenger, nga e bardha në një tjetër preferencë.
Së fundi Facebook do të na propozojë kodin që duhet të integrohet në faqen tonë të internetit ose eCommerce menjëherë pas tag <body> në mënyrë që menjëherë të aktivizoni që në aksesin eparë chat messenger.
Nëse kemi më shumë link-e, futini ato në box e duhur, përndryshe plogin nuk do të funksionojë.
Ky Plugin i thjeshtë ofron mundësi të mëdha për të integruar Messenger në hapësirën tonë digjitale duke dalë jasht nga një aplikacion i dedikuar ose Facebook. Këshilla është që të integrohet Plugin për të përforcuar përdorimin e Chat Messenger bashkangjitur me ChatBots Strategy.
NDIQ KURSIN DHE BEHU: SOCIAL MEDIA MARKETING NE DOKADIGITAL ACADEMY