Si të fitosh auto-sabotazhin e brendshëm që ndonjëherë na dëmton
Ajnshtajni shkroi një shorehje shumë të bukur mbi talentin: “Gjithkush është një gjeni. Por nëse ju gjykoni një peshk për aftësinë e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do të kalojë një jetë tërë duke besuar se është budalla”. Studimet që bëjmë, ambienti i punës që zgjedhim, puna që bëjmë duhet të jetë sa më afër që është e mundur me atë që bëjmë më së miri, me talentet tona natyrore. Të ballafaqohemi me realitetin, sigurisht, por pa hequr dorë nga ëndrrat tona që kemi, duke dëgjuar se kush jemi me të vërtetë. Është e sigurt se secili prej nesh ka një talent: pika themelore është ta njohësh se cili është, ta përmirësosh dhe ta përdorësh në kontekstin e duhur, përndryshe ky talent nëse nuk e nxjerrim ne nuk mund të dalë kurrë. Bagazhi i duhur shkollor dhe profesional, me aftësitë e duhura, të vështira dhe të buta (hard and soft), në vendin e duhur: ky është kushti i domosdoshëm për suksesin profesional. Megjithatë, siç e dimë ende nuk është e mjaftueshme,. Është e vërtetë: të besosh në burimet e tua dhe mos dëgjimi i vetë-autobojkotuesit tonë të brendshme, janë gjithashtu themelore.
Cfarë është vetë-bojkotuesi i brendshëm? Secili prej nesh ka brenda tij një zë, ndonjëherë shumë vetë-shkatërruese, e cila vjen tek ne nga larg, dhe se, kur ne jemi aty për të bërë dicka më komplekse, më të vështirë se ajo që ne jemi mësuar, na thotë: “Po ti, me kë mendon se je duke u tallur, nuk do ja dalësh kurrë! “, dhe kshu vazhdojmë me negativitete të ndryshme, të cilat na pengojnë që të kuptojmë plotësisht mundësitë e reja që na ofron jeta. Ky është një zë i brendshëm që ndikon të gjithë ne: më ka ndodhur për shembull të dëgjojë një speaker të madh, që tregonte gjëra interesante, me tonin e duhur, duke bindur audiencën. Ai speaker, një manaxher, sapo kishte filluar një coaching me mua: ishte një komunikator i përsosur, por auto-bojkotuesi i tij i brendshëm i thoshte atij: “Mos ja fut kot, mos bëj shaka, ti nuk di të të flasësh në publik, ti e di shumë mirë, si e ke cuar në mendje të besoni se je një i tillë? ” Ideja e menaxherit, i cili e kishte ndarë me mua, ishte ajo për të përmirësuar skill e tij të komunikimit: në fakt, teknikisht ishin perfekte, ajo çfarë ishte e gabuar – që mund dhe duhet të përmirësohej – ishte identifikimi i auto-bojkotuesit të tij të brendshëm, që nuk i lejonte atij të njihte talentin dhe aftësitë që ai padyshim e kishte dhe t’i njihte kur hynte në aksion.
Duke mos e luftuar atë, duke i bërë qejfin: është e rëndësishme t’a njohim dhe t’a transformojmë auto-bojkotuesin e brendshme në një aleat, me të cilin bashkëjetohet në mënyrë paqësore, sepse ne kemi mësuar të jetojmë përkrah tij. Është shumë e rëndësishme të punosh mbi veten dhe të identifikojmë auto-bojkotuesin tonë: sepse me kalimin e viteve ne mësohemi me të dhe ne nuk e vërejnë më nëse është. Mbi të gjitha, gjëja më e tmerrshme është se auto-bojkotuesi miraton ngadalë të gjitha kushtet për shkak se autoprofetcia e dështimit të plotësohet: na pengon që të kemi suksesin që meritojmë, dhe nganjëherë na bënë të kemi disa sjellje të pashmangshme, për të na penguar të përballemi me një dështim të mundshëm, që ne do t’a përjetojmë si një katastrofë, sesa si një ngjarje normale e jetës.
Viktima dell’auto-bojkotuesit është, për shembull, ata që jetojnë nën hijen e Hirushes së përjetshme (ose Hirushit J), që rri gjithmonë duke fshirë me fshesë, sepse dikush tjetër do të shkojë gjithmonë në ballo në vendin e saj: Ajo ballo që mendon gjithmonë se nuk e meriton të të marrë pjesë. Në përrallë vjen një princ, në realitet vjen një vetëdije e re për vetëveten, nganjëherë përmes insight të një coach, që më në fund na bën të shohim gjëra ndryshe.
Lexo edhe: Si të lëmë përshtypje të mirë që në 7 sekondat e para