Si mund të trajnoni forcën tuaj të brendshme në vetëm 5 minuta në ditë
Të jesh i qëndrueshëm nuk është e lehtë. Përpara se të fajësoni mungesën e vullnetit për një performancë zhgënjyese, konsideroni se duhen vetëm disa minuta për të trajnuar mendjen tuaj për të arritur qëllimet. Në fakt, trajnimi mendor është i ngjashëm me stërvitjen fizike. Të bësh 50 push-up në ditë merr vetëm disa minuta nga koha juaj, dhe duke e bërë atë vazhdimisht do t’ju ndihmojë të konsolidoni aftësinë tuaj. Në të njëjtën mënyrë mund të stërvitni trurin tuaj për të menduar ndryshe, për të menaxhuar emocionet dhe për të qënë më produktiv. Këtu janë tre ushtrime që do t’ju ndihmojnë të trajnoni “muskujt” e mendjes:
1. Identifikoni gjërat që ju kënaqin
Numëroni ata qe ju janë mirënjohës – ndryshe nga ana ekonomike – kënaqësia ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj psikologjik. Studimet tregojnë se mirënjohja rrit lumturinë dhe redukton depresionin. Mendoni për tri gjëra për të cilat ju u jeni mirënjohës jetën tuaj: për ujin e pastër që del nga rubineti, për shembull, ose për flladin e freskët në një ditë të nxehtë. Studimet tregojnë se ju mund të ndryshoni fizikisht trurin tuaj duke u qënë mirënjohës zakoneve tuaja. Shkruani ato në një ditar, listoni gjërat që ju u jeni mirënjohës, në darkë ose para se të shkoni në shtrat. Me kalimin e kohës, falënderimi do të bëhet një refleks i pakushtëzuar dhe do të përjetoni përfitime të ndryshme, duke filluar nga përmirësimi i gjumit në atë të gjendjes më të mirë fizike.
2. Praktiko vetëdijen
Është e pamundur të qëndrosh si i ngrirë pa bërë asgjë kur mendoni për diçka që ju ka ndodhur javën e kaluar ose kur parashikoni se dicka nuk do të shkojë mirë. Ndërgjegjësimi ka të bëjë me qëndrimin vigjilent të atij momenti. Momenti i vetëm që mund të ndryshoni sjelljen tuaj, është pikërisht tani, është e rëndësishme të jeni në gjendje të përqëndroheni tek kjo pjesë”këtu dhe tani”. Shkenca tregon se ndërgjegjësimi ka një mori përfitimesh fizike dhe psikologjike, si reduktimi i stresit dhe një dialog të brendshëm më shumë të mëshirshëm. Pra, merrni një minutë për t’u përqëndruar në atë cfarë po ndodh rreth jush; dëgjoni për të ndjerë tingujt; shikoni përreth. Kushto vëmendje mënyrës se si ndiheni. Me një stërvitje të rregullt, ju do të rrisni aftësinë tuaj për t’u përqëndruar: një praktikë e vështirë për t’a bërë në këtë botë gjithmonë dhe më shumë frenetike. Gjithashtu mund të gëzoni çdo moment, sepse do të jeni më pak të hutuar nga problemet e ditës së djeshme dhe shqetësimet e së nesërmes.
3. Veproni “sikur të”
Mund të jetë joshëse të prisni derisa të ndiheni “të gatshëm” për një ndryshim. Por, duke pritur që që të ndiheni mirë me veten tuaj pastaj të bëni diçka, ose duke pritur që ju të ndiheni të lumtur përpara se të ftohni miqtë tuaj për një darkë, mund të jetë kundërproduktive. Studimet tregojnë se duhet të sillesh si personi që dëshiron të bëhesh. Kur filloni të ndryshoni sjelljen tuaj, do të ndiqni edhe mendimet dhe emocionet tuaja. Kur jeni të trishtuar, ju përkulni shpatullat dhe shikoni poshtë në dysheme, përpiquni të zgjeroni shpatullat dhe të buzëqeshni: do të ndjeni një impuls të menjëhershëm në humorin tuaj. Dhe mos prisni sepse ndjenjat e besimit nuk lindin nga asgjëja. Pyete veten, se si mund të veproni në mënyrë që të jeni më të sigurt, edhe atëherë kur je plot dyshime. Duke vepruar si një person i sigurt ju ndihmon të ndiheni më të sigurt për veten tuaj. Dhe shumë hulumtime tregojnë se të reagosh me besim rrit gjithashtu besimin që të tjerët krijojnë për ju. Mundohuni të pyesni veten: çfarë bën një person i fortë mendërisht? Pra, vepro si të ndihesh i fortë. Dhe me të vërtetë do të bëhesh pak më i fortë.
4. Bëni push up tuaj mendore
Çdo ditë mund të jetë dita e duhur për të trajnuar mendjen tuaj. Ushtrime të vogla dhe të thjeshta të kryera vazhdimisht gjatë kohës do t’ju ndihmojnë të zhvilloni forcën tuaj mendore. Gjithashtu, kushtojini vëmendje zakoneve të këqija. Të ndjehesh keq, të heqësh dorë pas dështimit të parë dhe të lëshosh të gjitha forcat tuaja janë vetëm disa nga zakonet e këqija që mund të shkatërrojnë rutinën tuaj të “peshës mendore”. Të heqësh dorë nga zakonet e këqija do t’ju ndihmojë të punoni më mirë.
(1) Comment
[…] Lexo edhe: Si mund të trajnoni forcën tuaj të brendshme në vetëm 5 minuta në ditë […]