Si funksionon LinkedIn? Do ta shpjegoj në disa hapa
LinkedIn nuk është një “kurrikulum online”. Të plotësoni vetëm profilin tuaj dhe të qëndroni në pritje që kompanitë t’ju kontaktojnë kjo është pothuajse krejtësisht e padobishme. Në platformë duhet të keni një qasje proaktive. Duke pasur parasysh këtë, ne përpiqemi të kuptojmë mirë se si ta përdorim platformën në mënyrë efektive.
Përveç profilit
Ok. Profili juaj është mjaft i bukur gjithashtu edhe foto është një zgjedhje e bukur, është tërheqëse dhe krijon perceptime të aftësisë dhe stilit tuaj profesional. Fotografia është aq e rëndësishme, saqë nga një mijë persona që do të vizualizojnë profilin tuaj, një mijë do ta shohin atë, ndërsa pjesën tjetër të asaj çfarë keni shkruar do ta lexojnë në pak veta, vërtetë shumë pak!
Tani keni nevojë për dy gjëra të tjera, përmbajtje dhe marrëdhënie.
Përmbajtja është karburanti i dukshmërisë suaj në platformë, por nëse kjo të mungon motori do të bëj pak rrugë. Motori është marrëdhënia. Në fillim ato janë lidhje të thjeshta, pastaj ato bëhen like (këshillo), komentet publike, mesazhet private dhe takimet offline. Po, sepse bota digjitale nuk shërben për gjë tjetër vetëm për të transformuar marrëdhëniet virtuale në marrëdhënie të vërteta. Mos më thuani që nuk e keni kuptuar!
Kërkoni dhe jepni lidhje
LinkedIn thotë se ju do të duhet të kërkoni dhe pranoni lidhjen nga njerëzit që njihni personalisht ose që njeh email-in tuaj. Ai thotë qartë këtu: “Ju mund të filloni të ndërtoni rrjetin tuaj profesional duke u lidhur me kontakte profesionale të njohura dhe të besueshme”.
Dhe ju mos bëni kshu! Ju duhet të anashkaloni këtë kufizim, vetëm virtual, cilido qoftë çmimi (të tilla si email-et spam të pashmangshme, por ju do të dini ti menaxhoni mjaft mirë), duke pranuar të gjithë (ose pothuajse) ato që ju kërkojnë të lidhen me ju dhe anasjelltas vetë ju duke kërkuar të lidheni me sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Por kujdes që të mos kërkojmë kontakte që nuk do të na pranojnë kurrë, sepse pas një numër të caktuar “refuzimesh”, mund të nisin sanksione dhe kufizime nga ana e platformës.
Shkurtimisht, ne mund të themi, që sa më shumë njerëz të jenë të lidhur me ju aq më shumë account juaj funksionon, dhe mund të prodhojë rezultate në aspektin e dukshmërisë dhe mundësive. (natyrisht, nëse doni të më kërkoni mua për lidhjen ju jeni të mirëpritur: https://www.linkedin.com/elsadoka
Newsfeed funksionon në mënyrë të çuditshme
Tani që ju keni një bazë të lidhjeve keni nevojë për përmbajtje që të aktivizohet
Home page, ose më mirë lajmet që vijnë nga llogaritë që ju jeni të lidhur në LinkedIn, funksionojnë në mënyrë unike. Ju mund të postoni një mesazh të statusit, një link ose një foto, ashtu siç do të bënit në Facebook, por çfarë ndodh më pas? Le të shohim se si funksionon!
Pasi të keni postuar, një përdorues i lidhur me ju do të vërej përmbajtjen tuaj, e konsideron atë interesante dhe ju shpërblen duke ju vënë një like (rekomandon). Ky veprim i vogël dhe pothuajse i parëndësishëm, i cili në Facebook nuk ka pothuajse asnjë ndikim, në LinkedIn ka një efekt shumëfishues të dukshmërisë. Në LinkedIn “postimet që ju keni rekomanduar (ose komentoni) do të ndahen me rrjetin tuaj”, siç pranohet nga e njëjta platformë.
Kjo do të thotë që, për çdo pëlqim që bëni ose merrni në një përmbajtje, i tregohet kujtdo që ka lidhje me cilindo që ka ndërvepruar me të. Për ta bërë më të lehtë për të kuptuar, nëse e njihni Twitter-in, konsideroni se një like (gjithashtu funksionon me një koment ose një shpërndarje) në LinkedIn është ekuivalente me një retweet. Në praktikë, ndërveprimi ndahet me rrjetin e atyre që e kanë kryer
E keni kuptuar drejtë
Këto tre informacione të vogla duhet të shkaktojë, në kokën tuaj, idenë se “në qoftë se unë bëj një profil të bukur, unë do të angazhohem për të shtuar të gjitha lidhjet e mundshme dhe që do të publikojë përmbajtje të afta për të krijuar engagement (duke stimuluar audiencën për të bashkëvepruar) duke përfituar më shumë shikueshmëri në një ditë të vetme se sa duke mos bërë asgjë për një vit të tërë “.
LinkedIn është një mjet kompleks dhe i ndërlikuar. Qëllimi i vetëm i këtij neni është që t’ju shpjegojë llogjikën e funksionimit të platformës dhe filozofisë e cila qëndron në bazën e këtij mjeti të marrëdhënieve profesionale që aktualisht është më e përdorura në mbarë botën.