Si do të jenë shtëpitë në të ardhmen? Do të na përkëdhelin pafund dhe do të pastrohet vetë
Teknologjia vazhdon të bëjë rrugën e saj: si do të jenë shtëpitë në një të ardhme? Këtu janë disa nga risitë që ne mund të shohim në vitet e ardhshme
A keni menduar ndonjëherë se si mund të jetë shtëpia juaj në një të ardhme? Teknologjia vazhdon të bëjë hapa të mëdha: gjëra që deri para pak kohësh mund të na dukeshin sikur ekzistonin vetëm në filmat fantashkencë por që në të vërtetë mbas disa vitesh do të hynë në jetën tonë të përditshme.
Mendoni, për shembull, kur televizioni hyri për herë të parë në jetën tonë: për ato vite ishte një revolucion i pashembullt, por sot pak mund të mendojnë një jetë pa një televizor: të bënin pa të. Jo vetëm TV: gjithashtu mendon për frigoriferin, i cili ka ndryshuar mënyrën e ruajtjes së ushqimit dhe lavatrices.
Progresi teknologjik do të vazhdojë të ndikojë në jetën tonë të përditshme dhe të na japë ide të reja për një shtëpi “inteligjente”: le të shohim se cilat mund të jenë shpikjet që shumë shpejt mund ti përdorim brenda mureve të shtëpisë.
Kuzhinë Hi-tech
Kuzhina është një nga mjediset e brendshme që do të jetojë më së shumti inkursioni i teknologjive të reja. Qëllimi kryesor i teknologjisë në kuzhinë është që të na bëjë kuzhinier më të mirë: tiganët inteligjentë do të jenë në gjendje të kontrollojnë temperaturat e gatimit të ushqimit falë një aplikacioni të thjeshtë.
Frigorifer inteligjentë do të na tregojë jo vetëm ushqimet që duhen të konsumohen sa më shpejt që të jetë e mundur, por gjithashtu do të jenë në gjendje të dërgoj input në furrën tonë të gatimit hi-tech, me sensorë të temperaturës për gatimin e ushqimit.
Pajisjet e kuzhinës tonë do të lidhen dhe kontrollohen me lehtësi përmes një sistemi të centralizuar, të menaxhuar nga një pajisje e thjeshtë.
Salloni
Salloni është protagonisti i vërtetë i shtëpive të së ardhmes. Në sallonin e së nesërmes artopolantët inteligjentë do të jenë një tipar kryesor dhe do të kenë lidhje me çdo element të shtëpisë, nga llambat tek termostate.
Smart home shohin elementët e sallonit (dhe shtëpisë) të lidhur fuqishëm: “Rrjeti shtëpiak” do të na lejojë të zbulojmë temperaturën dhe lagështinë, si dhe nivelet e konsumit. Falë sistemit të centralizuar të kontrollit, ne mund të kontrollojmë ndezjen dhe fikjen e dritave, hapjen dhe mbylljen e taparelave dhe funksionimin e elektroshtëpiakëve nga larg.
Të shohim televisor do të jetë një eksperiencë totalisht e re në krahasim me atë që jemi mësuar deri tani: ekrani gjigand i pranishëm në shumë nga dhomat tona mund të zëvendësohet nga një TV roll-up, lehtësisht i menaxhueshëm dhe i transportueshëm. Përveç televizorit, projektuesit me rezolucion shumë të lartë do të përdoren gjerësisht për të transformuar çdo mur të bardhë në një kinema homemade.
Dhoma e gjumit
Edhe dhoma e gjumi do të jetojë integrimin me teknologjitë e reja, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shlodhjen tonë.
Nëse është e vërtetë se dita e mirë shihet në mëngjes, një gjumë i mirë është ajo që duhet për të filluar ditën me këmbë të mbarë. Disa aplikacione inteligjentë për smartphone do të lidhen me dyshekët me disa sensorë, të përdorur për të matur sasinë (dhe cilësinë) e gjumit. Orë alarmi Hi-Tech do të na ndihmojë të fillojmë ditën me informacione dhe lajme të dobishme.
Dollapi do të jetë i mbushur jo vetëm me rroba që veshim, por do të ndërveprojnë me ne, duke mbajtur parasysh treguesit e shëndetit dhe zakonet. Një shembull? Dorezat inteligjente të zhvilluara nga MadeWithGlove, të cilat premtojnë për të tregojnë temperaturën e lëkurës dhe të na ofrojnë ngrohje sipas nevojave të trupit tonë.
Për të provuar rrobat e reja, nuk do të keni më nevojë të dilni nga shtëpia dhe të hyni në dhomat e veshjes: pasqyrat e së ardhmes do t’ju lejojnë të provoni rrobat virtualisht direkt nga dhoma juaj.
Banjo
Banjo e së ardhmes do të jetë gjithnjë dhe më e ngjashme me një SPA të vogël. Vaskat high-tech do të na ndihmojnë për t’u çlodhur nëpërmjet lirimin të valëve të trurit dhe disa sensorë të veçantë do t’ju lejojnë të programoni një sesion aromë-terapi të kontrollueshëm në sajë të një pajisjeje.
Sistemet e vetë-pastrimit do të reduktojnë ndikimin mjedisor të detergjenteve dhe produkteve antikalkar që ne i përdorim sot dhe sistemet e depurimit të ujit do të veprojnë në sajë të sensorëve në gjëndje për të eliminuar bakteret.
Me pak fjalë: dizenjimi, automatizimi në shtëpi dhe internet of things do të dominojnë në shtëpitë e së ardhmes. Nëse e gjithë kjo ju duket e pamundur, mendoni se deri para 10 vjetësh ne kurrë nuk do të kishim imagjinuar se smartfone do të dominonin jetën tonë dhe se ne mund të bëjmë blerjet tona duke mbushur një karrocë virtuale nëpvrmjet një PC të thjeshtë.
Lexo edhe: Alyx roboti i cili meson te rriturit me autizem, te punojne me mire!