Shume shpejt pagesat dhe trasfertat e parave nepermjet Whatsapp
WhatsApp edhe pak edhe mund te trasferoni para duke perdorur aplikacionin
Raportimet vijne nga India lidhur me mundësinë e dërgimit të parave përmes WhatsApp. Në momentin që funksioni po testohet
Pasi thashethemet tashmë qarkullojnë prej vitit 2017, WhatsApp më në fund fillon të testojë funksionalitetin e dërgimit të parave mes përdoruesve të tij përmes chat-it dhe e bën këtë duke filluar nga India. Kjo ka kuptim të plotë duke pasur parasysh se në kontinentin indian shërbimi i mesazheve të WhatsApp i blere nga Facebook në 2014 ka si per shembull 200 milionë përdorues aktivë mujorë.
Transaksionet P2P nuk janë asgjë e re, por me Apple që ka pagesat e saj nëpërmjet iMessage dhe Facebook aktivizua me Messenger, panorama e transaksioneve person-to-person po lëviz dhe tani i takon WhatsApp.
Kompania ka punuar prej disa kohësh dhe i mbështetur nga raportet e mëparshme, ajo do te filloje nga India, ku WhatsApp do të mbështetet në sistemin UPI (Unified Payments Interface) për transaksione dhe mbështet një numër të institucioneve bankare vendase, përfshirë Bankën Shtetërore të India, ICICI Bank, HDFC Bank dhe Axis Bank.
Sipas TechCrunch, feature është ende në beta dhe kompania nuk ka folur ende për këtë sepse nuk është gjerësisht e disponueshme. Megjitheate, duke gjykuar nga shumë raporte, lista e bankave në dispozicion është mjaft e gjatë dhe pas pranimit të kushteve dhe verifikimit te numrit te telefonit me një SMS ju mund të filloni të dërgoni para me funksionin e duhur në chat.
Lexo edhe: Getat antiplumb, nuk grisen kurre