Shtatë mënyra që të keni më shumë follower në Instagram
Bëhuni një pikë referimi për community tuaj
Me mbi 800 milion përdorues dhe 2 milionë reklamues, një rritje e shikimeve video me 80% nga viti në vit, dhe me një numër të videove të prodhuara në platformën që është katërfishuar gjatë vitit të kaluar, Instagram është një nga rrjetet sociale më të dashur nga përdoruesit. Është mbretëria e stories, fotove dhe videove, të hashtags, të filtra dhe të follower. Ju sa keni? Dëshironi të jeni një pikë referimi për community tuaj, të keni më shumë follower dhe të përmendeni në mesin e account-eve Ig më të mirë të 2018 ? Filloni të punoni duke nisur nga sot. Këtu janë shtatë mënyra se si të fitoni më shumë follower në Instagram.
Gjeni stilin tuaj
Fotot tuaja janë të bukura, por follower e vetëm që shihni të rriten janë ato të konkurrentëve tuaj? Është koha të dallohesh nga të tjerët! Gjithçka ka të bëjë me të qenit në gjendje të tregosh historinë tënde, historinë e markës tënde, duke diferencuar përmbajtjen tënde nga miliona foto të tjera. Shikoni përreth jush, gjeni një stil që mund t’ju diferencojë nga turma dhe që të jetë lehtësisht e dallueshme. A keni vënë re se fotot e profileve më të ndjekura përdorin të njëjtin tonalitet, ose zhvillojnë një temë, kanë një linjë editoriale? Ata e bëjnë këtë sepse përsëritshmëria është gjithashtu aftësia për t’u bërë i njohur.
Frymëzohuni nga ambjenti juaj i punës ose nga pasionet tuaja, bëni një përzgjedhje të asaj që do të publikoni dhe çfarë jo, mos ndrysho subjektet shumë, jepni vëmendje asaj që publikoni, asaj që keni publikuar më parë dhe çfarë do të publikosh më vonë, dhe gjej stilin tuaj.
Ja kështu si shëmbulli më poshtë.
Publikoni rregullisht
Për të marrë sa më shumë frollower në Instagram, është e rëndësishme jo vetëm që të publikohen përmbajtje tërheqëse, por ta bëni rregullisht. Sigurisht, në qoftë se ne mendojmë për markat e mëdha të tilla si Starbucks ju mund të kuptoni lehtë se si ata arrijnë të publikojnë përmbajtje të reja çdo ditë, ose madje edhe disa herë në ditë, edhe bizneset e vogla mund të marrin buzz pa patur një buxhet të madh apo pajisje profesionale fotografike. Jini origjinale, krijues dhe filloni duke bërë fotografi me smartphonin tuaj. Nëse po pyesni veten se kur është orari që duhet të publikoni, orët më të mira mund të jenë orët jasht orarit të punës, për disa marka është më mirë në mesjavë, për të tjerë në fundjavë. Disa account kanë engagement më të madh në mes javës ose të mërkurave dhe të enjteve, të tjerët oraret më të këqinj I hasin gjatë ditëve të javës midis orës 15:00 dhe 16:00, por kjo nuk vlen për të gjithë. Eksperimentoni, postoni rregullisht, dhe gjeni kohën tuaj më të mirë për të publikuar. Mbani gjurmët e sukseseve dhe dështimeve tuaja dhe nëse strategjia nuk funksionon, ndërrojeni atë.
Përdorni mirë hashtags
Përdorni Hashtag me përgjegjësi
Hashtags mund të përdoren për të lançuar contest, të tregoni një ngjarje, ose për t’i dhënë jetë vetë community, duke krijuar një dialog me follower, të ndjekin tema të caktuara, dhe natyrisht, të marrin më shumë like, më shumë follower, dhe nganjëherë edhe për të rritur shitjet.
Ka shumë mjete për të zbuluar se cilat janë hashtag-ët më të mirë, por mos abuzoni.
S’është e nevojshme të thuhen, hashtag si #sapërtaditur #njëdarkëmemiqtëemi, #sapërtëthënë, janë të ndaluara. Hashtags nuk janë vargje fjalësh sa për t’i thënë, të rastit që ndjekin njëri-tjetrin pa logjikë ose strategji. Hashtags tuaj duhet të jenë relevante, përshkruani atë që postoni. Luani me fjalë të ndryshme, alternoni ato me volum të lartë dhe të ulët, dhe këtu vlen rregulli i “eksperimentoni”.
Përbërja është e rëndësishme
Kamerat e pajisjeve mobile janë përmirësuar shumë në vitet e fundit, prandaj mos gjeni asnjë justifikim. Nëse profili yt Instagram nuk rritet, nuk është faji i cilësisë së fotografisë.
Home i Instagram është plotë me fotografi sugjestive, të mahnitshme, krijuese, dhe në qoftë se në muajt e ardhshëm nuk do t’i kushtoni kohë studimit të kompozimit, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të dilni jashtë këtij deti të madh. Nëse Instagram ju apasionon, ne jemi të sigurt që ju kaloni kohën më të madhe tuaj të lirë aty, dhe ju do të keni vënë re se sa përpjekje kryejnë markat e mëdha dhe të vogla me kaq shumë folower (reale) për të kompozuar një set fotografik.
Ne nuk jemi duke të kërkuar që të bëheni një fotograf profesionist, por për të arritur të realizoni një kompozicion fotografik efektive, ju duhet të punoni me elementë grafikë, inkuadrim, perspektivë, dritë, lëvizje, pozicioni i subjektit, organizimi i elementeve në një drejtkëndësh ose një katror, në një mënyrë racionale apo irracionale, por ende shprehëse. Shkurtimisht, mësoni nga më të mirët, mos leni asgjë rastit, dhe shfrytëzoni mirë hapësirën dhe objektet.
Përdorni një editor të mirë për foto
Cilësia vlen dhe filtrat e Instagram janë mjaft të kufizuara. Përdorimi i aplikacioneve për redaktimin e fotografive si Vsco, Snapseed ose Lightroom mund t’ju ndihmojë të krijoni foto me efekte të mahnitshme.
VSCO Cam, për Android dhe iOS, pasi Instagram nuk është vetëm një aplikacion për redaktimin e fotove, por edhe një lloj rrjeti social. Ajo ka një atmosferë minimaliste dhe ofron modifikim për ndriçimin, kontrastin, pamjen e turbullt, ndriçim, hijet, temperatura, dhe tonet e lëkurës, si dhe mundësitë për t’i dhënë ngjyra të ndryshme fotove ose t’i shtoni efekte të ndryshme.
Aplikacioni i Google, Snapseed, për Android dhe iOS, është një nga aplikacionet më të mira të redaktimit të fotove që aktualisht ekzistojnë. E njehni atë? Ajo ka nëntë mjete redaktimi, duke përfshirë një furçë që ju lejon të rregulloni ekspozimin duke e seleksionuar, temperaturën e ngjyrave; gjithashtu ka një mjet që ju lejon të hiqni njollat ose të fshini objekte të tëra nga fotot. Provojeni!
Nëse dëshironi të redaktoni foto si një profesionist i vërtetë, ju duhet të mësoni se si të përdorni Lightroom ose Photoshop.
Mendoni jashtë kufijve
Nëse stream i fotografive të tua përmban vetëm imazhe të prodhimeve të tua, ose selfie tuaj në det, me miqtë, në male, ju patjetër mund të bëni më shumë. Ai ndryshon dhe gjeneron interes për imazhe të njohura dhe të efektshme. Ri-mendoni përdorimin e një produkti, rrokullisni dhe lëvizni elementët grafik, kujtoni emocionet në shkrepjet tuaja, luani me bashkangjitjen e më shumë fotografive, përfitoni nga reflektimet, kërkoni bukurinë në papërsosmërinë, shkrepni nëpërmjet objekteve, ndryshoni perspektivën dhe mos harroni të publikoni përmbajtje në përputhje me interesat e audiencës suaj.
Instagram ju lejon të dini saktësisht se çfarë frymëzon njerëzit dhe se si ata luajnë me kreativitet në jetën e tyre të përditshme. Ne përdorim Instagram për të kapur atë që na bën të buzëqeshim, çfarë na jep gëzim dhe çfarë na ngacmon; ne jemi të sigurt se account i Kitchen Suspension do të dijë si t’ju frymëzojë.
Bashkëveproni
Ndërveproni me të tjerët, siç bën Apple, është një nga mënyrat më të mira për të pasur më shumë follower në Instagram, dhe jo vetëm.
Provojini të gjitha: gjeni temat që pëlqen audienca juaj, lançoni call to action, pyetni se çfarë i pëlqen target tuaj, komentoni dhe përgjigjuni komenteve, krijoni reputacion në community tuaj, tag-oni profile të tjera Instagram në fotot tuaja, bëni pyetje follower-ve tuaj, përdorni geotag dhe falënderoni përdoruesit për feedback që ata lënë në profilin tuaj.
Ju mund të eksperimentoni çdo gjë që ju vjen në mendje, përveçse të bëni follow vetëm që t’ju ndjekin juve dhe më pas për ta hequr atë pas disa orësh ose ditësh. Jo. Kjo nuk duhet të bëhet!