Shleep, aplikacioni i studiuar nga mjeket hollandez per te fjetur mire!
Shleepy, apliklacioni i cili funksionon mjaft mire per t’ju vene ne gjume;
Permes 10 leksioneve, rruga e krijuar nga nje grup mjekesh hollandez na ndihmon te fleme gjume ne oren e duhur dhe te fleme mire.
Telefonat jane armiku me i keq i gjumit, por nese dime ta perdorim mire mund te behet edhe aleati yne. Ne dyqanet dixhitale per iOS dhe Android sapo ka arritur Shleep. Nje aplikacion qe na ndihmon per te fjetur me mire. Ju themi menjehere; se funksionon! Ta shohim me mire kete hyrje te re, telefonat dhe tablet jane shkaqet kryesore te pagjumesise. Drita qe krijon ekrani pengon prodhimin e melatonines dhe shqeteson metabolizmin. Nuk eshte thjesht rastesi qe sistemet e fundit operative na lejojne te ndryshojme ndricmin e ekranit duke e i dhene tonalitete te verdhe-portokalli. Le te rikthehemi tek aplikacioni Shleep. Lindur ne Hollande nga nje skuader mjekesh. Aplikacioni na lejon te fleme me shume dhe me mire dhe kete e ben duke u bazuar ne nje supozim te thjeshte; te kuptosh se sjellje te caktuara na cojne ne crregullime te gjumit na lejon t’i ndryshojme ato me lehte dhe ne kete menyre te arrijme qellimin e deshiruar.
Lexo: Apple shton aplikacionin e ri, kartelen mjekesore!
Roli i krevatit
Aplikacioni për tani është vetëm në gjuhën angleze dhe mund të përdoret më së miri vetëm nga ata që kanë një njohuri të mirë të gjuhës. Sapo të shkarkohet, ne fillojme perjetimin e nje historie, në të cilën maskota e aplikacionit eshte një dele (Shleep i referohet Sheep, dele, dhe Sleep, gjumë). Kjo dele na ben disa pyetje rreth zakoneve tona, si psh sa kohe fleme, temperatura e dhomës ku fleme dhe ndriçimi, niveli i zhurmës së ambientit dhe nëse e përdorim telefonin celular në shtrat. Pas këtij shqyrtimi të parë fillon punen. Një sistem modular, i ngjashëm me atë për mësimin e gjuhës, premton të na bëjë të arrijmë qëllimin e “te na vere ne gjume dhe te fleme“, që është pak si mantra e aplikacionit, në vetëm dhjetë ditë. Hapi i parë është ndjekja e videove të kryera nga Els Van Der Helm, CEO i kompanisë, studiuese në fushën e gjumit dhe konsulente për kete temën për kompani të ndryshme. Pastaj, pas çdo video ne duhet të bëjmë disa ushtrime që do të na mësojnë të lidhim shtratin me gjumë, në mënyrë që të shohim vetëm në talamus vendin e dedikuar për gjumin e dëshiruar.
Tre lloje të abonimit
Pra, me pak fjalë, në dhjetë leksione, një në ditë, shqyrtojmë rëndësinë se duhet te heqim dore nga gjerat qe na terheqin vemendjen kur jemi ne dhomen e gjumit(madje te heqim edhe edhe TV), duhet te hame më mirë dhe te bejme sport, të qëndrojme zgjuar gjatë ditës dhe të jemi te sinkronizuar me vetë bioritmin. Te gjitha keto mund te duken gjera qe njohim dhe te parendesishme, por të kesh dike që të ndjek hap pas hapi dhe të bësh ushtrime të përditshme të shtyn t’i besh me shume. Dhjetë mësimet e para se si t’ju zere gjumi dhe të vazhdoni te flini, jane falas, por ka më shumë se njëqind leksione që të mësojnë të relaksoheni, të zgjoheni energjik, të njihni lidhjen midis teknologjisë dhe gjumit. Këto paguhen përmes tre llojeve të abonimit: vjetor (5.85 euro në muaj), mujore (9.99 euro në muaj) ose pergjithmone (329 euro).
Funksionon
Ne kemi ndjekur dhjetë mësimet e para dhe duhet të themi qe kishte një përmirësim. Fle pak më shumë dhe më mirë, nuk i perseritem ushtrimet për të parë nëse ajo është vetëm një efekt placebo apo po mesojme vertete te njohim trupin tone. Duhet të themi se gjumi është një element shumë personal dhe gjithashtu partneri mund te kete vleren e tij, ndikon ne gjumin tone. (Dr. van der Helm shpesh thekson rëndësinë e seksit): Shleep nuk punon për të gjithë në të njëjtën mënyrë, por ia vlen t’i japim nje shance. Dhjetë mësimet e para janë falas. Për të shkarkuar aplikacionin shkoni në iTunes Store ose, nëse keni një pajisje Android, në Google Play. Është e qartë se mësimet duhet të ndiqen larg nga krevati, sepse smartphone, sepse në atë dhomë, nuk do të hyjë më. Te pakten ndezur nuk do te hyje.