Shkenca thotë se njerëzit më të lumtur kanë këto 9 gjëra të përbashkëta
Gjithkush dëshiron të jetë i lumtur. Kjo është arsyeja pse shkenca e lumturisë është bërë më e rëndësishme në vitet e fundit: prandaj studiuesit kanë filluar të japin raporte për lumturinë në mbarë botën dhe për psikologjinë pozitive. Ajo përqendrohet në atë çka i bën njerëzit dhe komunitetet të lulëzojnë. Në këtë pikë, ne fakt dimë shumë se si disa sjellje, qëndrime dhe zgjedhje të caktuara janë të lidhura fort me lumturinë, edhe pse shumica e hulumtimeve për këtë temë mund të gjejnë korrelacione. Studiuesit mendojnë se rreth 40% e lumturisë tonë është nën kontrollin tonë; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm. Kjo do të thotë që ne mund të punojmë shumë për të kontrolluar lumturinë tonë. Këtu janë nëntë sjellje që nxisin lumturinë sipas shkencës.
- Marrëdhëniet janë thelbësore.
Një studim i zgjeruar ka ndjekur qindra njerëz për më shumë se 70 vjet dhe ka gjetur se të lumtur (dhe të shëndetshme) janë ata që kanë kultivuar marrëdhënie të forta me njerëzit ku ata besonin dhe që gjenin mbështetje.
- Koha mund paratë.
Disa studime kanë treguar se njerëzit më të lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetën e tyre dhe jo më shumë para. Edhe përpjekja për të jetuar jetën me këtë mentalitet duket se i bën njerëzit më të kënaqur.
- Por të ndihmon që të kesh para mjaftueshëm për të paguar faturat.
Mirëqenia e njerëzve, sipas studimeve, rritet së bashku me nivelet e të ardhurave deri në një pagë vjetore prej rreth 75,000 dollarësh (Ky numër ndoshta ndryshon në varësi të kostos së stilit tuaj të jetesës).
- Vlen të ndalesh dhe të marrësh erë trëndafilave.
Njerëzit që ngadalësojnë për të ndaluar dhe reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se janë më të kënaqur.
- Veprat e mirësisë rrisin humirn e mirë.
Shoqëroni miqtë tuaj në aeroport kur nuk kanë mundësi të shkojnë vetë ose kaloni një pasdite duke u ofruar si vullnetar në aktivitete të ndryshme. Disa kërkime kanë treguar se njerëzit që kryejnë akte të tilla raportojnë se janë më të lumtur.
- Të djersisësh nuk është vetëm për të djegur kalori.
Studimet tregojnë se rritja e nivelit të aktivitetit fizik lidhet me nivele më të larta të lumturisë. Ushtrimet gjithashtu tentojnë të ndihmojë zbutjen e simptomave të sëmundjeve të caktuara mendore.
- Të zbavitesh është më e çmuar se sa objektet materiale.
Njerëzit kanë tendencë të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë paratë e tyre në përvoja sesa në gjëra. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se blerja e gjërave që u lejon atyre të bëjnë përvoja – si blerja e këpucë për ngjitjeje në shkëmb ose një libër të ri për t’u lexuar – mund të rrisin gjithashtu lumturinë.
- Ndihmoni të jetoni të tashmen.
Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që praktikojnë meditimin e vëtëdijes përjetojnë një mirëqenie më të madhe.
- Koha e kaluar me miqtë është kohë e shpenzuar mirë.
Ndërveprimet me miqtë e rastësishëm dhe miqtë e ngushtë mund t’i bëjnë njerëzit më të lumtur – sidomos nëse këta miq janë të lumtur – gjithashtu mund të kenë një efekt të fuqishëm në lumturinë e dikujt.
(1) Comment
[…] LEXO EDHE: Shkenca thotë se njerëzit më të lumtur kanë këto 9 gjëra të përbashkëta […]