SHBA, paralajmëron: “Amerikanë, mos blini smartphone kinezë”
CIA, FBI dhe NSA në Senat: «Rreziku për sigurinë kombëtare do të lejonte qeveritë e huaja të bënin spiunazh pa u zbuluar»
Agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmërojnë amerikanët: mos blini smartphones të prodhuara nga kinezët Huawei ose Zte. Alarmin e ka dhënë, gjatë një seance para komisionit të Inteligjencës të Senatit Amerikan, CIA, FBI dhe NSA, duke treguar se si këto smartphones kinezë përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare. Kreu i FBI, Chris Wray, nënvizoi se sa e rrezikshme është të lejohen kompanitë “të kontrolluara nga qeveritë e huaja” që të hyjnë në infrastrukturën tlc amerikane. Qeveria e Uashingtonit tashmë e kishte penguar Huawei shitjen e teknologjive në agjencitë federale. “Kjo do t’u lejonte atyre të ndryshojnë ose të vjedhin informacionin,” paralajmëroi Wray, “dhe u lejon atyre të bëjnë spiunazh pa u zbuluar”. Përgjigjja e kompanisë vjen: “Ne jemi të vetëdijshëm për shumë aktivitete të qeverisë amerikane për të penguar biznesin e Huawei në tregun e tyre. Por ne kemi fituar besim nga qeveritë dhe konsumatorët në 170 vende të botës. Ne nuk mbartim rreziqe të sigurisë cybersicurity , jo më shumë se çdo shitës ( IT )dhe zgjidhjeve informatike të komunikimit “.
Lexo edhe: Sot vjen Ad Blocker intelligence nga Google Chrome: ja si do të funksionojë