San Valentino “LuleTePrishura” për ata që na bëjnë të vuajmë: hakmarrje me ironi
Lulet e zemrës për ditën e Shën Valentinit? E meriton? Më mirë një bouquet të bukur lulesh të thara dhe dekadente. Për të gjithë ata që janë ndarë, kanë tradhtuar apo janë zemëruar me partnerin sepse kanë harruar përvjetorin kaq shumë-dëshiruar, ose ditëlindjen, vjen shërbimi i parë i shitjeve të luleve online që ju lejon të shfryni me ironi pse jo dhe me pak buzëqeshje të gjithë inatin tuaj, pikërisht duke dhuruar lule thara.
Ideja është e Giontella Giulia, avokate romane tridhjetëvjecare, e cila vite më parë ka vendosur të braktisë profesionin e saj për t’u bërë një vajzë lulesh duke hapur biznesin e saj ” Flority Fair“, e cila merret me shitje lulesh kilometër zero dhe thotë: “Ideja lindi duke folur me një mikun tim i cili më tha se vajza që i pëlqen atij e trajton atë keq dhe më tha që ajo me të vërtetë meriton t’i dhurosh jo lule të bukura por jë tufe me lule të kalbura. Dhe nga kjo shaka kam menduar të kthej energjitë negative në një farë ironie të shëndetshme dhe hakmarrje të padëmshme, në dërgimin e luleve dekadente, të dashurve tuaj antipatikë. E gjithë kjo është e garantuar me anonimitet të plotë dhe e rrethuar nga mesazhi që klienti preferon apo që kujton ligjin Karma sipas të cilit çdo shkak korrespondon me një efekt dhe çdo veprim gjeneron një rezultat. Imagjinoni shprehjen në fytyrën e tyre kur ata janë të kënaqur se kanë marrë një dhuratë nga një dhuratë nga një admirues të panjohur, duke e hapur zbulojnë se flitet për një bouquet lulesh me erë të keqe dhe të thata, tamam ashtu sic kanë gabuar me atë që ju kanë bërë ju.
“Nisma ime është në kundërshtim me fenomenin e haters-ve në rrjetet sociale dhe në internet, në vend që të bësh një koment negativ mbi një foto apo të harxhosh kohë me fjalë të rënda, ju mund të bëni një gjest pothuajse terapeutik, duke dërguar një lule të tharë ndoshta me ironi dhe me një buzëqeshje . E mirëprita në këtë mënyrë ftesën e qëllimeve të mira të 2018 të Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, për të luftuar the haters. Të kanalizojmë negativitetin që në mënyrë të pashmangshme absorbojmë çdo ditë nga shoqëria, në një veprim katartiak që është i lehtë dhe çlirues “, shpjegon Giulia.
Dhe në mënyrë ju mund të zgjidhni nga shumë lloje lulesh: tufë lulesh me kokë të prerë, luledielli me kokë poshtë, tufa lulesh psyco, një tufe me lule me erë te keqe apo nje tufe me trëndalifa të thara dhe më keq akoma një “trung peme të thatë“, që simbolizon thatësinë e personit që e merr atë . Përveç këtyre, për ata që realisht e meritojnë nuk ekzistojnë vetëm lulet e dënimit, por edhe ato të faljes dhe atëherë këtu është shansi për të zgjedhur një buqetë të bukur me tulipanë dhe lule të freskëta sezonale, të cilat janë gjithmonë një mënyrë e mirë për të kërkuar falje.
Lexo edhe: Zara hap dyqanin pa dhoma veshje dhe lek; shikoni, prekni dhe blini online