Sa para duhen për të qënë të lumtur? Një studim na thotë shifrën e saktë
A na bëjnë vërtetë paratë të lumtur? Cilado qoftë përgjigjja juaj ndaj proveriable misterioze, sot kemi lajmin që mund të na ndihmojë të bëjë dritë mbi këtë temë. Purdue University në Indiana, në Shtetet e Bashkuara, llogariti se është shuma e parash që bën njerëzit të lumtur, duke zbuluar se shuma ndryshon në varësi të pozicionit gjeografik dhe kulturës së referencës.
Autori i parë i hulumtimit, i publikuar në revistën shkencore Nature Human Behavior, është studenti Andrew T. Jebb, i cili komentoi: “Kjo mund të jetë e habitshme kur krahasohet me atë që ne shohim në TV dhe çfarë reklamat na tregojnë. Nuk ekziston një që të tregojë se sa para na duhen për të qënë të lumtur, por tani kuptuam se ekzistojnë “shifrat minimale”. Shumat e përmendura në paper e dijetarëve janë 95 mijë dollarë për life evaluation, dmth gjykimi i përgjithshëm për jetën dhe suksesin varion nga 60 mijë deri në 75 mijë dollarë për emotional well-being, mirëqenia emocionale, ajo e krijuar nga ndjenjat pozitive si gëzimi.
Në disa zona të botës ku të ardhurat mesatare janë më të larta, hulumtuesit kanë zbuluar, se shifra minimale e kënaqësisë është më e lartë, pasi ndikohet nga standardet me të cilat individët i qasen të tjerëve. Paper-i bazohet në të dhënat e Gallup World Poll, një studim që mbulon një mostër prej 1.7 milion njerëzish nga 164 vende të botës dhe vlerësimet mesatare bazohen në fuqinë blerëse dhe në pyetjet që lidhen me kënaqësinë personale dhe mirëqenien. .
Jebb dhe ekipi i tij vunë re se kur arrihet pragu i 95,000 dollarë, rritjet e të ardhurave përputhen me uljen e kënaqësisë personale dhe zvogëlimin e treguesve të mirëqenies. Hipoteza shkencore është se, një herë që arrijnë në një farë niveli të mirëqenies së caktuar, të pasurit ndjehen të detyruar të krahasohen me njerëzit që janë njësoj si ata ose pak më shumë në vështirësi, dhe ky kombinim përkthehet si një gjendje pakënaqësie.
Lexo edhe: 6 markat luksoze më të fuqishme në botë