Sa herë duhet të pastrohet tastiera e kompjuterit?
Shumë më shpesh sesa mendoni: mos u cudisni, por është më mirë të hiqni dorë nga ngrënia e ushqimeve përpara ekranit.
Tastiera e kompjuterit tuaj është ndoshta më e ndotur sesa kapaku i tualetit. Një studim australian ka treguar se një tavolinë e zakonshme zyre përmban rreth 400 herë më shumë mikrobe sesa gjenden mesatarisht në një kapak tualeti (ku ka rreth pesëdhjetë për çdo 6 cm katror).
Ndoshta nuk është çudi. Sa herë ndodh që duke shkruar në PC, ndalojmë të teshtijmë dhe pastaj e vazhdojmë të shkruajmë në tastierë përsëri? A nuk e keni gjendur ndonjëherë veten të drekoni përpara ekranit ndërsa jeni duke shkruar?
ZONA MIKS. Je me fat nëse posedon një pc tuajin personal. Nëse do t’ju duhet ta ndanit atë me dikë tjetër atëherë gjërat do të shkonin edhe më keq. Një spital holandez ka analizuar në një repart sipërfaqen e njëqind tastierave, ku në 95 prej tyre kanë zbuluar gjurmë të streptokok-ut, stafilokok-ut dhe patogjenëve të tjera: në praktikë, ishin sipërfaqet më të pista të të gjithë njësive intensive. Një spital tjetër, këtë herë në Çikago, zbuluan në një kompjuter një sasi të stafilokokve rezistent ndaj antibiotikut.
Atëherë, sa herë duhet ta pastrojmë tastierën? Nëse ju keni një kompjuter personal të paktën një herë në javë (me PC të fikur, kabllo të shkëputur nga energjia elektike dhe pastrojeni me një leckë mikrofibër të lagur me ujë dhe alkol). Një pjesë e madhe e mikrobeve është trasmetuar në duart tuaja, prandaj ju nuk duhet të harroni t’i lani duart tuaja disa herë në ditë.
Jeni që jeni, pastroni edhe telefonin tuaj celular: Streptokoku mund të grumbullohet lehtësisht në smartphones. Në fund të fundit celularët i prekim mesatarisht 2,600 herë në ditë dhe mikrobet i marrim kudo …
Lexo edhe: Neuromarketing, 5 teknika që çdo marketer duhet të dijë