Publiciteti i H&M indinjon boten
H & M REKLAMA: BRAND KERKON FALJE PER C’KA NDODHI
H & M ka hequr dhe kërkoi falje për një reklamë online që përshkruante një fëmijë të zi që mbante një xhup që lexon “majmunin me cool i xhungël”. Imazhi, i vene në dyqanin e H&M në internet, ka ngjallur polemika gjatë fundjavës së fundit, kur përdoruesit e mediave sociale e vunë re dhe menjëherë ndanë indinjatën e tyre. Të hënën në mëngjes, marka e hoqi imazhin.
“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh”, tha kompania në një deklaratë. “e kemi hequr nga të gjitha kanalet online dhe produkti nuk do të shitet në Shtetet e Bashkuara. Ne besojmë në diversitetin dhe përfshirjen në gjithçka që bëjmë”
Kur u pyeten se si kjo markë dëshiron të parandalojë probleme të tilla në të ardhmen, një zëdhënës thotë se H & M do të “rishikojë protokollet e saj të brendshme“.
Në të vërtetë, duke filluar nga fundi i mëngjesit të së hënës, xhupi i gjelbër nuk ishte më e pranishme në faqen amerikane të H & M.
Në faqen e internetit të U.K është ende në shitje, por në imazh nuk ka fëmijë, por vetëm xhup duke e bere kshu te dallueshem në lidhje me veshjet të tjera H & M, të cilat zakonisht janë të veshur me modelet e fëmijëve.
Customer Social Care, kujdesi ndaj klientit në kohën e mediave sociale
Shfajësimet kishin pak ndikim në yllin pop The Weeknd, i cili tha se nuk do të punonte me markën suedeze më. Këngëtari tashme kishte bashkëpunuar me H & M për disa koleksione veshjesh, më të fundit prej të cilave debutuan vjeshtën e kaluar.
Imazhi është kritikuar fort për referimin e tij tek majmuni, një kafshë që është përdorur gjithmonë për komentet raciste dhe fyerjet.
Charles Blow, gazwetar i New York Times, shkruajti ne Twitter : “H&M mos je dehur gje?”
Profesori, etnografi dhe shkrimtari Yaba Blay komentoi kete histori tweet-uar: “Unë u ofroj publikisht shërbimet e mia, kompanive që kanë kuptuar se ata duhet të diversifikojnë imazhet e tyre dhe të përfshijnë njerëz me ngjyrë, por që nuk dinë mjaft rreth historisë së racizmit dhe te përfaqësimit për ta bërë atë mire dhe siç duhet – si edhe marka Dove dhe Urban Outfitters – “. Në fakt, këto dy lloje janë akuzuar për përjetësimin e stereotipave racistë në reklamat e tyre.
Por gabime si ky në botën e “advertising” reklamimit ndodhin shumë shpesh:
Tetorin e kaluar DOVE publikoje një reklamë që përshkruante një grua të zezë që hiqte një bluzë ngjyrë kafe për t’u kthyer ne një grua te bardhë e veshur me një bluzë ngjyre të bardhë. Marka qe eshte në pronësi të Unilever menjëherë tërhoqi reklamën dhe kërkoi falje.
Vitin e kaluar, Gap u kritikua për një njoftim në Mbretërinë e Bashkuar që përshkroi një fëmijë si një “student brilant” dhe vajzat si “social butterfly“, domethënë si një person tepër i shoqërueshëm dhe akomodues. Shumë e kanë përcaktuar këtë si një njoftim seksist.
Muajt e fundit nuk kanë qenë shumë të lehta për H & M: në tremujorin më të fundit që përfundoi më 30 nëntor, marka me qender në Stokholm shënoi një rënie prej 4% në shitjet e 50.4 miliardë koronave.