“Protect your back” reklama e Niveas në fund të detit
Emiratet e Bashkuara Arabe, një destinacion i shumë këkuar për ata që praktikojnë snorkeling.
Ndërsa të gjithë nuk harrojnë të marrin lopatat, maskën dhe syzet e ujit, rreth 70% e njerëzve harrojnë të vënë kremin kundër diellit në pjesën e mbrapme të trupit, kurrizi qëështë edhe pjesa më e ekspozuar ndaj diellit.
Si t’ua kujtojmë?
NIVEA ka krijuar një poster reklamues të vendosur nën ujë që përmban fjalën “Protect your back” si edhe imazhin e kremit mbrojtës diellor të vetë markës.
Tabela, e projektuar duke përdorur vetëm materiale nga shtrati i detit si gurë dhe guacka, është vendosur në fund të ujit të Snoopy Island (një nga destinacionet më të njohura në Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe do të qëndrojë atje si një barrierë artificiale koralore.