Pilula anti-dehjes
Pilula anti-dehjes aktualisht është provuar tek minjtë dhe duket se fuksionon.
Kapsulat e vogla të mbushura me enzima ndihmojnë që mëlçia të metabolizojë alkolin, të zvogëlojë efektet toksike të pijes dhe të ndihmojë të zgjoheni më mirë mëngjesin tjetër.
Sado fantaziose të jenë”idetë e gjyshes”, metoda e vetme e sigurt për të kapërcyer një situatë e mbas dehjes është të presim që enzimat e trupit tonë të bëjnë punën e tyre, duke metabolizuar atë që kemi marrë me tepricë.
Duke parë reagimin në mënyrë natyrale të trupit të njeriut kur ai pi alkol, shkencëtarët në Keck School of Medicine në Universitetin e Kalifornisë Jugore kanë zhvilluar një antidot që duket se redukton efektet më toksike të alkoolit dhe është testuar me sukses tek minjë.
Minjtë e shkretë!
Cheng Ji, një ekspert për sëmundjet e mëlçisë, është fokusuar në veçanti në tri lloje enzimash, të aftë të konvertojnë alkoolin në molekula të padëmshme, të cilat eliminohen më pas nga organizmi. Këto veti të tyre ishin të njohura, por ishte e nevojshme të studiohej mënyra se si t’i dërgonin në mënyrë të sigurtë në mëlçi: për të mbrojtur dhe të mbështjellë enzimat, Ji ka krijuar kapsulat e vogla në materiale të miratuara tashmë nga Food and drug Administration amerikane, i cili më pas i ka injektuar tek minjtë e “dehur”.
Kapsulat dorëzuan ngarkesën e çmuar në mëlçinë e minjve të dehur, duke ulur nivelin e alkoolit në gjak me 45% në vetëm 4 orë. Ndërkohë, përqendrimi i acetaldehyde – një nënprodukt toksike dhe kancerogjene i alkoolit, përgjegjëse për dhimbjen e kokës, të përzierjes dhe skuqje së fytyrës – kanë qënë në sasi të vogla. Minjtë e trajtuar u zgjuan nga gjumi i pas dehjes shumë më shpejt se shokët e tyre të cilëve nuk i ishte injektuar ilaçi – një efekt që shumë njerëz human do ta vlerësonin.
Lexo edhe: Hangover Kit, kutia e vogël që ju ndihmon t’ju dali pija mbas dasmës
Njerëzit dhe minjtë
Studimet e ardhshme do të verifikojnë se kapsulat janë të sigurta dhe pa efekte anësore. Nëse gjithçka shkon mirë, testet e para klinike mbi njerëzit do të fillojnë mbas një viti. Më shumë se sa zbutja e efektetit të dhimbjes së kokës (do të ishte mirë moderimi i konsumit të alkolit që në fillim) kapsula do të përdoret për të reduktuar toksicitet e alkoolit në pacientët të cilët mbërrijnë të dehur rëndë në dhomat e urgjencës.