Pesë ide që nuk duhen humbur për të nisur atmosferën e festave në rrjetet sociale
Asnjëherë nuk është herët për atmosferën e festave e sidomos per festat e fundvitit. Edhe ti që ke një biznes duhet të fillosh të mendosh që tani për të bërë lead generation apo për të krijuar një angazhim me komunitetin tënd duke krijuar një garë të përsosur të festave të fundvitit.
A e dinit që kjo periudhë është koha më e mirë për të rritur shitjet si edhe për të rritur brand awareness-in e markës tuaj.
Krishtlindja është koha për të ndarë dashurinë. E nëse e shikon nga këndvështrimi i biznesit, është gjithashtu një kohë kulmore për ju që të shtoni postimet, të rrisni ndërgjegjësimin e markës.
Pra, pse të mos bëni diçka ndryshe? Për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e miqve të klientëve tuaj dhe klientëve: provoni disa ide për të filluar konkurset e festave të fundvitit.
Një raport nga eMarketer ka vlerësuar se, vetëm në Shtetet e Bashkuara për vitin 2018, shitjet gjatë periudhes festive do të tejkalojnë trilionë dollarë. Do të ketë gjithashtu një rritje të madhe të shitjeve që rrjedhin nga dyqanet e e-commerce, me një rritje + 17% krahasuar me 2017, për një vlerë totale prej 123.73 miliardë dollarë.
Këto të dhëna na bëjnë të kuptojmë rëndësinë e nisjes së një konkursi të Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri, gjithashtu sepse kujtojmë se një konkurs i projektuar mirë dhe i strukturuar mund të çojë në arritjen e objektivave të ndryshme të marketingut, duke përfshirë sigurisht rritjen e shitjeve të disa produkteve ose shërbimeve të caktuara edhe për stinën në të cilën ndodhemi.
Nëse doni të jepni një shtytje shtesë në strategjinë tuaj të marketingut digjital gjatë pushimeve, atëherë nuk mund të injoroni organizimin e një konkursi me shpërblime.Përvec këtyre fakteve kjo është një festë globale, gjë e cila ju ndihmon në rritjen e brand awareness.
Krijo një kuiz për festat e fundvitit
Përdorni rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe dhe lejoni përdoruesit tuaj të marrin pjesë në një kuiz të Krishtlindjeve. Argëtim dhe interaktivitet, ky lloj i konkursit ju lejon të zbuloni shumë informata të dobishme për përdoruesit e rrjeteve sociale dhe për klientët potencialë.
Ju mund të organizoni kuize me zgjedhje të shumëfishta, në mënyrë që të lejoni një identifikim më të madh të personave që marrin pjesë dhe temat mund të jenë nga më të ndryshmet, si psh: “A jeni më Santa Claus apo Grinch?”, “Çfarë lloj dhurate ju personifikon?”, dhe gjithçka tjetër që i’u vjen në mendje. Nuk ka kufizime për imagjinatën dhe kuiz-i është më tërheqës sipas shijeve të objektivit tuaj.
Sa më interesante të jenë pyetjet aq më i madh është viraliteti që mund të merrni. Të gjithë pjesëmarrësit në quiz mund të zgjidhen me short për të fituar një produkt ose shërbim, i cili duhet të jetë në përputhje me vlerat e kompanisë suaj, kjo për të punuar në ndërgjegjësimin e markës, pastaj në lidhjen midis markës dhe produktit të shitur.
Fotokontest dhe videokontest
Festat e fundvitit vënë në dukje tema të tilla si bashkëjetesa, familja, dritat, dekorimet, dhuratat, dëbora, besimi, shpresa, gjeli i detit, bakllava etj.
Ju mund të përdorni një nga elementët që vënë në dukje festat për të nisur një fotocontest ose videocontest themed.
Për të inkurajuar shpërndarjen e fotove ose videove për pjesëmarrje në konkursin tuaj të festave të fundvitit, është e nevojshme të mendoni për shpërblime që kanë vlerë të lartë të perceptuar. Për të krijuar një fotokontest dhe për të rritur praninë tuaj në Instagram gjithashtu mund të nisni një konkurs. Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të ngarkojë foton direkt në rrjetin social duke e postuar në faqen e konkursit. Një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të arritur më shumë njerëz.
Ose një mënyrë tjetër është që iu t’i ftoni ndjekësit tuaj që t’iu dërgojnë fotot apo videot me atmosferën e festave në sfond në inbox dhe ju i postoni në faqen tuaj. Fotoja apo video me më shumë like sigurisht që fiton një cmim që ka lidhje më biznesin tuaj.
Nxitini tifozët tuaj të ndajnë fotot më të bukura të festave të fundvitit me qirinjtë, shtëpitë e zbukuruara me drita, pemët e Krishtlindjeve e kështu me radhë.
Kuponat
Për të inkurajuar shitjet e një produkti ose shërbimi gjatë pushimeve, mund të krijoni kupona të menjëhershëm për shpenzim përmes së cilës klientët të përfitojnë skontot ose kuponat që do të përdoren gjatë pushimeve. Procedura është shumë e thjeshtë: të gjithë pjesëmarrësit plotësojnë një formular duke futur emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe çdo të dhënë që mund të jetë e dobishme me qëllim për të përfituar sa më shumë të dhëna për lead generation.
Kuponat janë konkurse të shumta në të cilat pjesëmarrësit nuk duhet të kenë ndonjë aftësi të vecantë, fituesi zgjidhet në mënyrë të rastësishme dhe bëhet pikërisht me anë të një softueri të veçantë. Bëhet pikërisht kjo lloj zgjedhje për të qënë sa më transparent konkursi dhe të mos ketë aludime të ndryshme nga ana e pjesëmarrsve për fituesin.
Avantazhi në organizimin e këtij lloji të konkurseve gjatë pushimeve është se fitimet janë menjëherë të verifikueshme, dmth përdoruesi e di në kohë reale nëse ai ka fituar kuponin apo zbritjen. Koha për shpenzimin e kuponave duhet të jenë pikërisht ditët e festave, kështu fituesi mund ta shfrytëzojë edhe për dhurata për të dashurit. Kjo me siguri do të lejonte pjesëmarrje më të madhe dhe viralitet midis përdoruesve.
Sondazhet
Cili është vendi ku dëshironi të kaloni pushimet e Krishtlindjeve (p.sh. mali apo deti)? Si iu pëlqen t’i kaloni festat: me familjen apo me miqtë? Jeni preferues të panetoneve apo pandoro? Këto janë vetëm tre nga pyetjet e shumta që mund t’iu kërkoni përdoruesve tuaj.
Përndryshe, mund të përdorësh anketime për të krijuar një kalendar 30-ditor. Çdo ditë një pyetje e re për të cilën ndjekësit tuaj mund t’i përgjigjen, me mundësinë për të fituar një çmim ditor ose për të marrë pjesë në konkurs. Sondazhet janë një mënyrë shumë e thjeshtë për t’u njohur me audiencën, shijet e tyre dhe gjithashtu për të bërë lead generation, në mënyrë që të fitoni kontakte të reja për t’i përdorur për fushata të ndryshme marketingu.
Fëmijët në qëndër të vëmendjes.
E kush më shumë sesa fëmijët, e pëlqëjnë atmosferën e festave të fundvitit. Ju duhet të mendoni edhe për ta edhe pse mund të mos jenë klientët tuaj potencilaë. Por prindërit e tyre janë. Psh, ju mund të organizoni një konkurs posacërisht për ata. Ose mund t’i ftoni t’iu shkruajnë një listë me dëshira duke ndjekur disa rregulla të caktuara. Dhe ditën e krishlindjeve mund të zgjidhet fituesi në mënyrë rastësore dhe fëmijës që ka fituar mund t’i plotësohet lista e dëshirave.
Sa më shumë like dhe komentë në postimet tuaja aq më i lartë do të jetë edhe “engagement”. Ndjekësit do fillojnë të flasin për ju në rrjetet sociale dhe për produktet apo shërbimet tuaja.