Për të zgjedhur logon e re Mozilla kërkon ndihmën e communtiy
Nuk janë parashikuar votime dhe logot janë ende për t’u definuar, por Mozilla kërkoi feedback-et nga community
Mozilla zyrtarisht po zgjedh logon e re, në sajë të ndihmës së të gjithëve, këtë e ka njoftuar në një blog post.
Megjithatë, këtë herë, plani nuk është vetëm për të krijuar një ikonë të browser-it të ri, por për të dizajnuar një seri të tërë grafike për t’u përshtatur produkteve të ndryshme, nga browser mobile në ato të mjeteve të shpërndarjes. Mozilla ka ngarkuar tashmë në internet disa propozime të mundshme dhe ka kërkuar nga njerëzit që të komentojnë për të shprehur mendimin e tyre dhe për të marrë feedback të vlefshme për mënyrën se si duhet të jenë ikonat për t’u pëlqyer më shumë.
Dhelpra e Firefox nuk mjafton më
“Ikona e famshme me dhelprën e zjarrtë nuk mund të përfaqësojë gamën e plotë të produkteve”, shkruajnë projektuesit në një postim në blogun e Mozilla-s.
Kompania ka lëshuar dy set ikonash në të cilat i ka kërkuar përdoruesve dhe jo Mozilla Firefox për të shprehur mendimin e tyre. Të dy kanë një ikonë të “master brand”, një kokë dhelpre të stilizuar, e cila është pjes a kryesore e set-it e ikonave të produktit. “Çdo ikonë do t’i nënshtrohet një ndryshimi ose disa cikle përpunimi, prej tani deri në lançimin e produkteve përkatëse,” tha kompania.
Tashmë në dhjetor, platforma kishte lançuar një ikonë më të fuqishme, më të ndritshme dhe më të thjeshtë për Firefox Quantum dhe i gjithë procesi kujton operacionet e rebranding që ndodhën dy vjet më parë.
Pra, Mozilla nuk u kërkon njerëzve të paraqesin idetë e tyre dhe nuk është parashikuar një sistem votimi për një apo një tjetër nga set-et e ikonave të paraqitura: dizajnerët e sbrowser-it po kërkojnë feedback mbi idetë e dizajnit, duke e bërë të qartë se ikonat janë ende plotësisht të përkohshme.