Për të rimarrë millennial Heineken vë bast për një ‘birrë’ me bazë marihuanën në vend të alkoolit
- Pije e re Heineken, e prodhuar nga brad-i i saj kalifroniane Lagunitas, është prodhuar me marihuanë në vend të alkolit.
- Hi-Fi Hops është aktualisht disponibël në Kaliforni, ku kanabisi është i ligjshëm në dyqane të veçantë.
- Ky është një aspekt tjetër i trendecës nga ana e kompanive më të afirmuara që duan të hyjnë në industrinë e marihuanës.
Lagunitas, marka e birrës Heineken që po rritet me shpejtësi në tregun e Kalifornisë, ka etiketuar pijen e re siç është “uji i gazuar me gaz“.
Fakti është se kanaçet në fjalë nuk përmbajnë alkool. Nuk shkakton dehjen, kjo pije e ngjashme me birrën përmban Thc, përbërësin kryesor psikoaktive të marihuanës.
E quajtur Hi-Fi Hops, pija e re e me përmbatje marihuanën nga Lagunitas është shembulli më i fundit i një aksioni më të madh nga ana e kompanive më institucionale për të hyrë në industrinë e marihuanës. Përveç kësaj birre më të re nga Lagunitas me përmbajtjen Thc-në, ekziston edhe një version me Cbd, komponenti jo-psikoaktive i kanabisit që duket se është përgjegjës për shumë nga efektet e saj terapeutike.
LEXO EDHE:Dieta e vërtetë fillon nga mëndja
E lançuar më 30 korrik, pija është aktualisht disponueshëm në vetëm disa nga dispanteritë e marihuanës të Kalifornisë, ku kjo llojë droge është e ligjshme. Ne shkuam në punishten e barnave të Harborside në Oakland, që gjendet në gadishullin e East Bay midis Fruitvale dhe Downtown Oakland, për të provuar këtë pije të re prej 8.00 dollarë.
Është e premtja pasdite, dhe punishtja e kanabisit në Harborside në Okland është plot me njerëz. Pasi presim në rradhë për rreth gjysmë ore, ne arrijmë t’i hedhim një vështrim në një vitrine ku Hi-Fi është ekspozuar së bashku me produktet e tjera ushqimore me bazë marihuanën.
Me një çmim prej tetë dollarësh për kanaçe, kjo pije nuk është shumë ekonomike – por çmimi e vë atë përafërsisht në linjë me birrat e tjera me kanaçe. Ne blemë të fundit që kishin mbetur në dispozicion. Një shitës na tha se shesin aq shumë sikur të ishte bukë.
Ka vetëm një gabim të madh në krahasim me birrat e tjera normale: ju nuk mund t’i pini ato në lokal.
Pije është e paketuar në kanaçe të veçanta që ju duhet të ushtroni pak forcë për t’a thyer në mënyrë që të funksionojnë – duhet të ngreni lart gjuhëzën, dhe pastaj hapet duke rrëshqitur pjesën e mbuluar.
Lagunitas thotë se pija është bërë për t’u dukur pak si një birrë normale: ajo ka shije të lupos (Lupo është një bime barishtore 1-vjeçare nga e cila përftohet një lende e hidhur qe quhet lupuline si dhe vajrat etilik), është ngjyrë e çelët dhe e gazuar.
Megjithëse është e disponueshme vetëm në dispanser, kjo “birrë” është lehtësisht e transportueshme, gjë që nuk mund të thuhet për produktet e tjera me bazë marihuanën që janë aktualisht të disponueshëm.
Dhe nëse nuk e mbaroni të gjithë pijen,ju mund ta mbyllni sërish.
Pije Lagunitas është i disponueshëm në dy lloje. Njëra është vetëm me bazë THC, me 10 mg. Për kanaçe (e njëjta sasi që ju do të gjeni në produktet të këtij lloji, si karamelet); tjetra është një shumëllojshmëri hibride, me 5 mg. THC dhe 5 mg. CBD.
Versioni hibrid është i dizajnuar që të ketë efekte qetësuese dhe relaksuese.
Hyrja e Heineken në “birrë” e bërë me CBD dhe THC në vend të alkoolit është një fakt strategjik.
Për shkak të përhapjes së fushatave institucionale për legalizimin dhe rritjen e informacionit shkencor, kërkesa për produktet me bazë marihuanë po rritet me shpejtësi mes konsumatorëve.
Për një kohë të gjatë ka pasur ndërgjegjësim të përhapur mbi efektet e THC-së, përbërësit kryesorë psikoaktivë të marihuanës.
Në këtë kohë, interesi gjithashtu rritet në lidhje edhe me CBD, substancën që mendohet të jetë përgjegjës për shumë nga efektet terapeutike të kësaj droge – si lehtësimi i dhimbjes.
Përveç pijeve të ngjashme me birrën, produktet me bazë Cbd që rrjedhin nga kanabisi po përhapen gjithashtu kudo në vend.
Loza, balsami, pijet, cigaret elektronike, ushqimi për qentë janë vetëm disa nga produktet në skenën komerciale.
LEXO EDHE:10 “simptoma” të një inteligjence mbi mesatare
Vendosja e një derivati të kanabisit në një pije është një lëvizje e zgjuar për një tjetër arsye: kjo mund të ndihmojë krizën në industrinë e birrës dhe pijeve me gaz.
Me shitjet që pritet të jenë rreth 75 milionë dollarë deri në vitin 2030, kanabisi është gati të eklipsojë pijet joalkoolike të gazuara, sipas analistëve të Cowen & Co.
Në vitet e fundit, etiketat kryesore e birrës – duke përfshirë Heineken – janë rrënuar nga ato që analistët e kanë identifikuar si humbje interesi nga e Millennial.
Një pije e prodhuar me kanabis mund të japë energji të re dhe një tërheqje për një produkt që është në rënie. Për më tepër, pa dhënë pasoja vdekjeje.
LEXO EDHE:“Protect your back” reklama e Niveas në fund të detit