Pagesat online; Sistemi i ri Xpay e Nexi-it
Flitet shume për pagesat në internet, sidomos vitet e fundit me përdorimin masiv të e_commerce. Kjo është arsyeja pse teknologjia po studion zgjidhje më të dobishme për të bërë transaksionet tona më të lehta dhe më të sigurta. Ndër kompanitë që punojnë në këtë front është Nexi, që lind nga përvoja e ICBPI dhe CartaSi, për të bërë transaksione pa qene nevoja e parave te thata, elektronike, më të sigurta dhe më të shpejta, duke përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Nexi punon për t’u ofruar bankave partnere një sërë zgjidhjesh cilësore për pagesat dhe pranimet digjitale, të cilat janë të thjeshta dhe të sigurta për bankat, individët, kompanitë dhe administratat publike.
Pra, në përgjithësi, qëllimi kryesor i Nexit është të bëhet Pay-Tech së bashku me bankat partnere, për të rritur tregun e pagesave digjitale.
NGA NEXI LIND XPAY
Nexi ka zhvilluar një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për të aktivizuar shërbimin e pranimit të pagesave online: po flasim për XPay. Kjo është tërësisht i personalizuar dhe mund të integrohet me çdo vend të e-commerce që kryen transaksione ekonomike, duke pranuar pagesa nga e gjithë bota, përfshirë PayPal. Përveç kësaj, është e lehtë t’a konfigurosh në sajë të plugin dhe suportit te dedikuar: mund të aktivizohet në vetëm 48 orë.
PSE ZGJEDHNI XPAY?
- Shërbimi XPay ofron një seri avantazhesh, të cilat mund të përmblidhen si më poshtë:
- Mund të aktivizohet në internet vetëm për 48 orë;
- Është i përshtatshëm për të gjitha platformat _commerce;Garanton sigurine maksimale te tranzaksioneve
- Pranon pagesa nga qarqet kryesore ndërkombëtare, nga wallet dhe mund të integrohet me shërbimin Paypal;
- Së fundmi pranoni pagesat në të gjitha monedhat (nëse keni një e-commerce ndërkombëtare të pranishme në vendet jo-evropiane);
Përmes XPay ofrohet një sistem pagese e thjeshtë, e sigurt dhe e plote pagesave.
Pse është i sigurt ky shërbim?
Ky shërbim ofron një eksperiencë të sigurt blerjesh që përputhet me të gjitha protokollet. Në fakt, të gjitha zgjidhjet Nexi përdor protokollet kriptografike SSL-TLS, procedurën 3D Secure dhe kodet CVV2. Gjithashtu, ajo përputhet me standardin PCI-DSS dhe parandalon mashtrimet, pasi i vë operatorëve një sistem të avancuar për parandalimin e sulmeve infomatike në kohë reale.
Për kompanitë që dëshirojnë të përdorin shërbimin, Nexi ofron tre paketa të dallueshme, të cilat mund të përshtaten perfektesisht llojit te biznesit që shërbejmë:
XPay Easy: dedikuar tregtarëve të vegjël;
XPay PRO: dedikuar kompanive më të strukturuara, të cilat marrin porosi të shpeshta dhe duan të zgjerojnë biznesin e tyre ndërkombëtar;
XPay Full: kjo zgjidhje është më e plotë dhe e përshtatshme për big player që menaxhojnë faturime të larta dhe duan të kenë zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre.
Për të përmbushur nevojat e ndryshme të tregut të pagesave në internet dhe për të bërë përvojën e përdoruesit më të kënaqshme, XPay përfshin shërbimin oneclickpay, i cili lejon ruajtjen e të dhënave të klientit, në mënyrë që transaksioni të bëhet më i shpejtë. (sot është shumë e rëndësishme për të përmirësuar procesin që çon konsumatorin për të blerë në internet) dhe shërbimin e recurring.
Gjithashtu të përfshira në paketën XPay Full është integrimi I server-to-server, shërbimi MO.TO. (mail order-telephone order) dhe mundësia e gjetjes së zgjidhjeve plotësisht të personalizuara.