Nuk ka nevojë më për pasaportë apo biletë: për t’u ngjitur në avion mjafton një buzëqeshje
Risi e futur nga British Airways
Për të hyrë në aeroplan, nuk ka nevojë për një pasaportë apo biletë: një buzëqeshje dhe koha për të bërë një foto janë të mjaftueshme. Për ta bërë këtë të mundur, është linja ajrore britanike Airways, e cila po eksperimenton me një sistem të njohjes biometrike të fytyrës në gate-et e disa aeroporteve.
Teknologjia e skanimit të fytyrës zhvillohet nga kompania Sita (kompania ndërkombëtare e telekomunikacionit aeronautikë), dhe përbëhet nga gate të automatizuar me teknologji biometrike. Integrimi i sistemeve të policisë kufitare dhe doganore të SHBA me ato të linjës ajrore bën të mundur kontrollimin më të shpejtë të identitetit të udhëtarëve.
Risia tani po testohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlando në fluturimet direkte për në Londër. Nëntorin e kaluar, nisi të eksperimentohej në Los Angeles, shpjegon British Airways, “lejuan imbarkimin në 22 minuta të 400 pasagjerëve, më pak se gjysma e kohës që normalisht nevojitet.”
“imbarkimi “me një buzëqeshje “nga aeroporti i Orlandos është vetëm një nga aplikacionet e teknologjisë biometrike të zhvilluara nga Sita..
Lexo edhe: iPhone dhe fëmijët: gabon kodin disa herë dhe bllokon telefonin për 47 vjet