Nuk doni t’u përgjigjeni mesazheve në çat? Mendon Google në vendin tuaj
Sistemi Smart Replay do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhë midis disa përgjigjeve të krijuara automatikisht në bazë të përmbajtjes së aplikacionit dhe informacionit mbi pozicionet dhe angazhimet e shënuara në kalendar
Të mbash në kontakt dhjetëra miq që na shkruajnë çdo ditë në aplikikacione të ndryshme mesazhesh shpejt mund të kthehet në një operacion shumë më të shpejtë dhe që kërkon vetëm një prekje të ekranit. E gjithë kjo falë sistemit të Përgjigjes Automatike Replay në të cilën po punon Area 120, inkubatori i brendshëm në Google që merret me zhvillimin e projektit. Por kjo nuk është një risi absolute: opsioni Smart Replay u prezantua dy vjet më parë në Gmail, për Mesazhin Android të përdoruesve që marrin pjesë në Projektin Fi (ideja me të cilën Google është përpjekur të konkurrojë me kompanitë e telekomunikacioneve) dhe në Allo, aplikacioni i mesazheve inteligjente lancuar nga gjiganti Mountain View në vitin 2016.
Në të gjitha çatet
Përmes algoritmeve të bazuara në inteligjencën artificiale, Replay sugjeron tre ose katër përgjigje të shkurtra bazuar në përmbajtjen e emaileve në hyrje ose pyetjeve në një çat . Një mënyrë për të replikuar shumë shpejt, pa pasur nevojë të shkruash një shkronjë të vetme. Megjithatë, gjëja e re dhe perfekte e Google-it do të ishte t’a sillte këtë shërbim të “përgjigjeve inteligjente” në të gjitha aplikacionet e mesazheve: Hangouts, WhatsApp, Facebook Messenger, Skype, mesazhe të drejtpërdrejta në Twitter dhe Slack. Pavarësisht njoftimit të projektit Reply, nuk është folur ende kur do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e aplikacionit.
Nuk përgjigjet nëse po ngasim makinën dhe konsulton me agjendën
Replay duhet të ofrojë përgjigje të para-përgatitura bazuar në informacionin që mbledh mbi pozicionin aktual. Në një nga shembujt e dërguar tek testuesit me e-mail, ju mund të shihni se si pyetja “kur do të vish në shtëpi?” Replay ofron një përgjigje të bazuar në mjetet e transportit dhe rruga që duhet përshkruar për të arritur në destinacion. Një risi interesante është atëherë funksioni “Mos shqetëso” që aktivizohet kur jeni duke i ngarë makinës dhe paralajmëron ata që na kontaktojnë që ju nuk mund t’i përgjigjeni mesazheve. Por Replay do të jetë në gjendje të bëjë të bjerë zilja e telefonit edhe në modalitetin pa zile kur do të kuptojë një mesazh që është me karakter urgjent. Për më tepër, duke monitoruar angazhimet e shënuara në kalendar mund t’i komunikojë të njohurve tanë paaftësinë tonë për t’u përgjigjur. Në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të largojmë pa shumë përpjekje edhe ata që përpiqen të na kontaktojnë gjatë javës së pushimeve.
Lexo edhe: Baby Tech; Sensorët, robotët futen në djepët e foshnjave