Një udhëzues i përditësuar për të optimizuar performancën e reklamave tuaja në Facebook
Si të përdorim më së miri mjetet e Facebook-ut, Instagram, Audience Network, Instant Articles Artikujt dhe Messenger për të arritur qëllimet e vendosura
Çdo ditë Facebook bënë me dhimbje koke të gjithë ata që janë të angazhuar në promovimin e përmbajtjeve të tyre në platformë.
Përditësimet e fundit nuk u lejojnë faqeve të njëjtën dukshmëri që gëzojnë profilet personale, kështu që shumë herë ju jeni të detyruar të investoni për të marrë rezultate më të mira.
Megjithatë, Facebook mund të jetë një aleat i shkëlqyer nëse përdoret më së miri: shumë reklamues kanë një njohuri të mirë të target-it të tyre në Facebook, por shumica e tyre nuk janë ende të sigurt se cili lloj pozicionimi i reklamave është më i përshtatshmi për ata. Dhe pikërsisht këtu hyn në punë infografika e Spiralytics.
Udhëzuesi i përditësuar nxjerr në pah se cilat pozicione janë më të përshtatshme në bazë të qëllimeve tuaja, jep informacione se si mund t’i përdorni më së miri mjetet e Facebook-ut, Instagram, Audience Network, Instant Articles dhe Messenger për të arritur objektivat e vendosura.
LEXO EDHE: Të rejat e Instagram, Facebook, WhatsApp dhe YouTube në funksion këtë javë
Pra, për të qënë të sigurt se reklamat tona në Facebook janë pozicionuar në mënyrë efektive, duhet të kontrollojmë infografikët.
Desktop apo mobile?
Një mënyrë efektive për të mos qënë invaziv është shfrytëzimi i feed-eve të lajmeve: pozicionimi i reklamave këtu zvogëlon bezdisjes pasi shfaqen sëbashku me postet e miqve në Facebook njëkohësisht me faqet që keni zgjedhur të ndiqni. Kjo ndihmon për të përballuar rënien e vazhdueshme të mbulimit organik dhe ndryshimin më të fundit në algoritmin e Facebook-ut që gjithmonë do t’i japë përparësi posteve të miqve.
Ky pozicionim është ideal sidomos nëse faqja jonë nuk është akoma optimizuar për pajisjet mobile ose nëse qëllimi i caktuar kërkon hapa ose veprime të shumëfishta (p.sh. plotësimi i formularëve për të shkarkuar dhe instaluar programe të ndryshme ose regjistrime).
Shpalljet e shfaqura në feed-et e lajmeve në desktop përgjithësisht kanë një kosto për klikim 2-4 herë më të lartë se feed e lajmeve mobile dhe dhjetë herë më të larta se rrjeti publik për shkak të mbulimit të tyre.
Nëse, nga ana tjetër, objektivi ynë është përdoruesi mobile, ju mund të përdorni feed-in e lajmeve mobile të Facebook-ut.
Kjo do të tregojë reklamat në mbi 1.23 miliardë përdorues që hyjnë në Facebook përmes aplikacionit ose browser-it mobile. Reklama e shfaqur në këtë pozicionim maksimizon ekranin e çdo pajisjeje mobile, sepse nuk ka bare anësore që i bëjnë ato më të dukshme.
LEXO EDHE: Të rejat që duhet të dini për përdorimin e Facebook
Kolona e djathtë e Facebook
Për reklamuesit, është e mundur edhe përdorimi i kolonës së djathtë i Facebook-ut, e cila është faqja kryesore e feed-it të lajmeve në desktop.
Versioni i reduktuar i reklamave e bën më pak të bezdisshëm nga të gjitha pozicionimet edhe pse është shfaqur në mënyrë gjysmë të përhershme. Ky pozicionim është ideal për fushatat e retargeting dhe për feed-et e lajmeve në desktop.
LEXO EDHE: Si të krijoni një strategji komunikimi për biznesin tuaj në rrjetet sociale
Audience Network
Është një rrjet aplikacionesh dhe faqesh web të lidhur me platformën që mund të arrihet nëpërmjet telefonit celular. Pozicionimi i reklamave në rrjet zgjeron shtrirjen e reklamuesve në 16% persona më shumë (1 miliardë) sesa reklamimi në Facebook.
Ndër network ekzistojnë disa nga botuesit më të mëdhenj si Washington Post, Univision, Daily Mirror dhe mbi 40% të 500 aplikacioneve më të mira.
Instant Articles
Reklamat në Instant Articles shfaqen në artikujt që ngarkohen lehtësisht në rrjetin social. Reklama zakonisht futet në mes të paragrafëve të artikullit dhe është ideale nëse i adresoheni një audience që lexon shpesh përmbajtje të gjata që nuk janë të disponueshëm në feed-in e lajmeve.
Tani, duke pasur parasysh suksesin e Instagram, reklamimi në këtë platformë është një domosdoshmëri. Ideal për kompanitë e reja: 60% e përdoruesve kanë gjetur produkte dhe shërbime të reja në platformë.
Është e rëndësishme të mbani mend se vetëm imazhet individuale, videot dhe karuselet mbështeten nga Instagram dhe se llojet e kompanive më të suksesshme në Instagram janë ato që bëjnë pjesë në kategoritë fitness, bukurisë, modës, udhëtimit dhe artit.
Messenger
Reklamuesit mund të zgjedhin tre mënyra për t’u lidhur me publikun nëpërmjet Messenger:
- krijoni reklama në feed-in e lajmeve që drejtojnë auditorin në një bisedë mesazhesh në Facebook
- njoftimi të shfaqet në ekranin kryesor të Messenger
- mesazhi të shfaqet në brendësi të një bisede vetëm në rast se pvrdoruesi ka dvrguar mesazh më parë në këtë faqe.
Duke pasur parasysh se është një përditësim mjaft i fundit, pritet të shohim shumë ndryshime në muajt e ardhshëm. Është ideale për kompanitë që duan të shpjegojnë ofertën e tyre, të komunikojnë direkt me audiencën e tyre, t’i bindin ata që të provojnë një produkt tjetër ose t’i përkujtojnë që të ri-vizitojnë dyqanin tuaj.